Politikë

'T'i thuash derrit-dajë'/ Albin Kurti i përgjigjet Berishës: Sot, të bashkuar!

I pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha lidhur me takimin e Kurtit me Ramën, kreu i qeverisë së Kosovës preferoi që të mos komentonte.

k.m.
'T'i thuash derrit-dajë'/ Albin Kurti i përgjigjet
Albin Kurti

VLORË- Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka ardhur në Shqipëri për të festuar nga Vlora 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Por teksa vizitonte disa pika të qytetit, nuk u ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve. I pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha lidhur me takimin e Kurtit me Ramën, kreu i qeverisë së Kosovës preferoi që të mos komentonte. Berisha përdori një shprehjen "i thua derrit-dajë" për përshkruar takimin e Kurtit me Ramën, por kryeministri i Kosovës nuk e 'zgjati' shumë. Sipas tij, sot nuk është dita për të vendosur ndasitë para gjërave që na bashkojnë të gjithë si shqiptarë. 

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Albin Kurti: Nuk është sot dita që të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale, por sot ishim dhe jemi bashkë, shqiptarët e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën. E kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë.

Pyetje: I keni tejkaluar ndasitë?

Albin Kurti: Kemi ditë shumë ditë të tjera përgjatë vitit për tema të tilla.

Sot, lideri i opozitës Sali Berisha uroi nga Vlora 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, por nuk e la dot pa përmendur kryeministrin Edi Rama. Ndër të tjera përmendi edhe takimin e tij me Kurtin./ZËRI

Poll

MOS HUMB