Politikë

Festa e Pavarësisë bën bashkë Ramën dhe Kurtin në Vlorë, 'shkrihen akujt' mes tyre

Rama dhe Kurti kanë parakaluar së bashku në ceremoninë simbolike që u mbajt sot në Vlorë

E.K
Festa e Pavarësisë bën bashkë Ramën dhe Kurtin në
Rama dhe Kurti ne Vlore

TIRANË- Festa e Pavarësisë ka bërë bashkë dy kryeministrat shqiptar Edi Rama dhe Albin Kurti, të cilët kanë qenë të pranishëm në ceremoninë shtetërore në Vlorë.

Të pranishëm në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kuqezi në Vlorë kanë qenë gjithashtu edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, liderët e shtetit shqiptar, bashkë me Kryeministrin e Kosovës kanë vendosur kurora me lule në memorialin e Pavarësisë në Vlorë.

Festa e Pavarësisë bën bashkë Ramën dhe Kurtin në
Pamje nga ceremonia

Më pas Begaj, Rama, Kurti dhe Nikolla janë takuar me qytetarët që ishin të pranishëm në këtë ceremoni.


I pranishëm sot në qytetin e Vlorës ka qenë dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nuk ishte pjesë e ceremonisë zyrtare, megjithëse vendosi lule në varrin e Ismail Qemalit.

Berisha tha se shqiptarët kudo që ndodhen “do ta paketojnë Ramën dhe do ta dërgojnë në Beograd. Ky është një betim solemn përpara babait të Pavarësisë! Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e Pavarësisë”.

/Zëri

Poll

MOS HUMB