
TIRANË- Qeveria gjermane ka dalë këtë të hënë kundër vendimit të Greqisë për bllokimin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian për shkak të ccështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili mbahet në burg nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Berlini zyrtar shprehet se çështja Beleri nuk duhet të bilaterizohet dhe aq më shumë të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Këtë e bën me dije gazeta greke "Ta Nea", referuar burimeve zyrtare në Ministrinë e Jashme gjermane.
Selia diplomatike e Gjermanisë shprehet se kjo është një ccështje e drejtësisë, prandaj duhet pritur përfundmi i hetimeve. Po ashtu, Berlini zyrtar bën me dije se përcaktues për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ekskluzivisht plotësimi i kritereve të anëtarësimit, përfshirë edhe “acquis”-në e BE-së.
“Shqipëria është vendi që ka bërë më shumë hapa drejt anëtarësimit në BE dhe kjo rrugë nuk duhet të ndërpritet për shkak të një bilateralizimi për çështjen Beleri. Përcaktues për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ekskluzivisht plotësimi i kritereve të anëtarësimit, përfshirë edhe “acquis”-në e BE-së. Është e rëndësishme që kjo të jetë gjithashtu pikë referimi për të gjitha shtetet anëtare në vendimet e tyre për hapat individualë në procesin e anëtarësimit. “Bilateralizimi” i procesit të anëtarësimit nuk është i pranueshëm. Për rastin e kandidatit për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri, aktualisht po kryhen hetime nga autoritetet shqiptare. Duhet të presim procesin aktual në Shqipëri.
Lidhur me këtë “ngërç’ të krijuar mes Greqisë dhe Shqipërisë pas arrestimit të kryebashkikaut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri ka folur dhe vetë Kryeministri Edi Rama. Ky i fundit nuk e përjashtoi mundësinë që Greqia të bëhet pengsë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Çfarë tha Rama?
"Është në pamundësi të bërjes së betimit sepse ligji ynë është shumë i qartë se në ç’kushte bëhet betimit. Qeveria nuk ka këtu asnjë rol për të luajtur. Mbase në të shkuarën qeveria mund ta luante atë rolin që ishte mësuar, sidomos kur ia kërkonin të huajt që t’i thoshte sistemit drejtësisë se ç’duhet bënte. Kjo është e prerë. Ne nuk ndërhyjmë për asnjë arsye, në asnjë formë në punën e institucioneve të drejtësisë, e lërë pastaj të institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK e GJKKO. Janë produkte të një përpjekje që e kemi nisur, udhëhequr, realizuar ne, reformën e drejtësisë në letër. Ndërsa në realitet duhet ta zbatojnë ata dhe ne duhet ta mbështetim duke mos u përzier në punën e tyre. Po a mundet Greqia të na bllokojë, po edhe mundet? Po pastaj? Kur të ndodhi do të dëgjoni komentin tim. Do të ishte shumë joserioze që Shqipëria që njihet sot shumë më ndryshe nga sa ishte, të bllokohet për një çështje që nuk ka fare lidhje me integrimin europian, që është minore në raportet tona me Greqinë. Jetojmë në një bote ku secili ka të vetat."
Fredi Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se ato kanë një sfond politik. Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit deri tashmë. Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar se ishte sistemi gjyqësor ai që u mor me Belerin e jo maxhoranca./Zëri