
TIRANË- Bonusi i fundvitit për pensionistët do të shopërndahet brenda disa ditëve. Lajmin e bëri me dije Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me socialistët e Vlorës, në Asamblenë e Zgjeruar të PS. Sipas kreut të Qeverisë këtë herë bonosi për pensionistët do të shpërndaher më herët.
Ndërsa duke folur për ekonominë, kreu i ekzekutivit u ndal tek mbrojtja socialale. Po ashtu përmendi rritjen e buxhetin për Mbrojjen.
Edi Rama: 250 milion euro në buxhetin e vitit të ardhshëm për pensionistët. Natyrisht që do donim që kjo shumë të ishte dhe më e madhe por ne ndërkohë kemi më shumë se asnjëherë më parë. Asnjëherë nuk duhet harruar se numri i pensionistëve krahasuar me të gjithë të tjerët është shumë i lartë. E dyta gropa e krijuar nga mospagimi i sigurimeve shoqërore është e vetmja gropë e pambyllur në të gjitha gropat që trashëguam nga qeveria e mëparshme kur morëm detyrën dhe kjo e bën më të vështirë realizimin e ambicies dhe dëshirës tonë për të pasur një rritje më të ndjeshme të pensioneve. Mbrojtja sociale në të gjithë buxhetin 2024 33% e të gjithës shkon për kujdes social që nga pensionistët për të cilët përveç rritjes së pensioneve përmes riindeksimit të vazhdueshëm të tyre është përcaktuar edhe bonusi i pensionistit, bonus që do ta japim përsëri tani në prag të festave por ndryshe nga vitet e tjera pikërisht për shkak se kemi një situatë financiare më të mirë se çdo vit tjetër do të fillojmë ta japim menjëherë, brenda disa ditësh do fillojë shpërndarja e bonusit të pensionistëve për festat e vitit të ri siç u bë dhe vitin e kaluar e gjatë gjithë viteve, por jo në fund të vitit por më përpara. Për herë të parë në vitin e ardhshëm do kemi 2% të shpenzimeve të buxhetit për mbrojtjen./Zëri