Politikë

111-vjetori i Pavarësisë/ Albin Kurti viziton Vlorën! S'ka komente nëse do të takohet me Ramën

I pyetur nëse do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Albin Kurti nuk dha përgjigje.

E.K
111-vjetori i Pavarësisë/ Albin Kurti viziton Vlorën! S'ka
Edi Rama dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të jetë në Vlorë ditën e nesërme me rastin e Ditës së Pavarëisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Kurti gjatë një prononcimi për mediat në Kosovë. Ai tha se do të jetë në Tiranë që këtë të hënë, pasi do të marrë pjesë në një shfaqje të përbashkët mes dy teatrove kombëtarë. 

Albin KurtiSigurisht se do të kemi edhe mbledhje të qeverive në të ardhmen. Ndërkaq, unë sonte do të jem në Tiranë, për shkak se teatrot tona do të japin një shfaqje përmbyllëse me regji të Ilir Bokshit dhe njëkohësisht do të japin edhe çmimet përkatese. Ndërkaq, nesër do të jem në Vlorë, ku do të bëjmë homazhe, nderim për panumër dëshmorë e heronj të cilët sakrifikuan që të jemi të lirë e të bashkuar. Deri më tani kemi 184 marrëveshje dhe nuk ka asnjë qeveri në Kosovën e pavarur e cila ka bërë më shumë marrëveshje dhe zbatim të tyre sesa kjo e jona për rreth 2/3 e mandatit. 

I pyetur nëse do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Albin Kurti nuk dha përgjigje. 

Mbledhja e fundit e dy qeverive e parashikuar të mbahet më 14 qershor u anulua me vendim të kryeministrit Edi Rama pas tensioneve në Veri të Kosovës. Asokohe, Rama kërkoi takim "kokë më kokë" me Kurtin por ky i fundit e refuzoi. Mbledhja e parë mes dy qeverive u mbajt në Prizren më 11 janar të vitit 2014./Zëri

Poll

MOS HUMB