Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Rama: Pjesë të propozimit tim janë bërë pjesë e draftit të BE për Asociacionin

Po ashiu kreu i qeveisë bëri thirrje për dialog mes palëve, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendeve. 

E.K
Dialogu Kosovë-Serbi/ Rama: Pjesë të propozimit tim janë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri EdI Rama ka deklaruar këtë të hënë se një pjesë e asaj që ai kishte propozuar në draft-statutin e tij për Asociacionin është bërë pjesë e drafit të propozuar nga Bashkimi Europian për Kosovën dhe Serbinë. Deklaratën e bëri gjatë fjalës së tij në në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën Europiane. 

Po ashiu kreu i qeveisë bëri thirrje për dialog mes palëve, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendeve. 

Edi Rama:  Kur them që rajoni nuk ka qenë asnjëherë më mirë, nënkuptoj krahasuar me disa vite më parë. Sigurisht, kemi probleme për të zgjidhur, kemi një elefant të madh në dhomë që ende nuk na jep pjesëzën e fundit, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbsë. Kjo copëz politike, më e vështira në rajon, ka treguar se është vërtet domosdoshmëri, në të kundërt kanë ndodhur hapa pas. Nga ana tjetër, kjo situatë që është përmirësuar shumë, duke marrë në konsideratë 10 vjet më parë, duhet të trajtojë dhe të zgjidhë këtë çështje me një njohje të plotë të Kosovës dhe paqeje përfundimtare. Ajo që ndodhi pak muaj më parë, ishte një shenjë shumë e fortë dhe një këmbanë alarmi, e potencialit që ka një cështje e pazgjidhur për t’u vërë vendimtare në rrezikimin e paqes. Përgjegjësia, jo vetëm në rrethanat e përfshirjes së drejtpërdrejt, por edhe përgjegjësia e Beogradit që nuk e dënoi, por shpalli ditë zie kombëtare në nder të këtyre kriminelëve. Duhet të mos biem pre e përshkallëzimeve dhe konfrontimeve por duhet të trefishojmë përpjekjet për të ndërtuar paqe. Duhet të pranohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe qeveritë e dy vendeve kanë treguar vullnet për zgjidhje. Nuk e di saktësisht përmbajtjen e propozimit, por unë vetë  jam përpjekur të ja[ kontributin tim në këtë drejtim dhe jam i kënaqur të dëgjoj se shumë ajo që ishte në përmbajtjen e propozimit tim, është bërë pjesë e asaj të BE. Nuk mund të bëj komente sepse nuk jam i informuar mbi të gjitha detajet. Nëse autoritetet e Kosovës i përmbahen asaj që janë nisur, kjo do të jetë e jashtëzakonshme.

Draft-statuti i kryeministrit Edi Rama nuk është bërë publik. Nga ana e qeverisë së Kosovës ai nuk është pranuar./Zëri

Poll

MOS HUMB