Politikë

Beleri: Kushdo që i del kundër Ramës persekutohet

Sipas Belerit, Rama e përshkruan vendin e tij si modern dhe proeuropian, mirëpo 1 milionë shqiptar janë larguar nga vendi

E.K
Beleri: Kushdo që i del kundër Ramës persekutohet
Fredi Beleri dhe Edi Rama

TIRANË- Nga burgu i Durrësit, ku pret që të përfundojë përballja e tij me drejtësinë, Fredi Beleri është ankuar në mediat greke, se është penguar të betohet si kryebashkiak i Himarës, edhe pse sipas tij ligji nuk e pengon.

“Sundimi i ligjit në Shqipëri nuk funksionon. Më 4 dhjetor, pas 6 muajsh pengesë, do të ekzekutohet kërkesa ime në gjykatën speciale nëse do të betohem apo jo", tha kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

“Ligji është i qartë, kur dikush nuk është dënuar dhe vendimi nuk ka marrë formë të prerë, ai mund të betohet. Për të njëjtin krim që unë akuzohem dhe jam në paraburgim, dy kryetarë të tjerë bashkie janë në detyrë”, thotë Beleri për SKAI.  

“Opozita nuk mund të kryejë detyrat e saj në Parlament, ka gjueti shtrigash nga qeveria (shqiptare), kushdo që nuk pëlqehet nga Rama persekutohet në çdo kohë. Nuk ka barazi”, theksoi ai. 

Sipas Belerit, Rama e përshkruan vendin e tij si modern dhe proeuropian, mirëpo 1 milionë shqiptar janë larguar nga vendi.

“Shumë media shqiptare mbështesin qëndrimin e Greqisë. Ata që mbështesin zotin Rama janë shumë të paktë dhe janë në shënjestër. Jam mirë, jam i pafajshëm, i prekur nga dashuria e të gjithëve, jo vetëm e himariotëve”, përfundon Beleri rrëfimin e tij në mediat greke.

/Zëri 

Poll

MOS HUMB