Politikë

I vetëm në ceremoninë në Vlorë, Berishës i merren këmbët, ngatërron drejtimin

Berisha tha se ai ishte betuar pranë varrit të Ismail Qemalit se Rama do të ‘paketohej’ për në Serbi

E.K
I vetëm në ceremoninë në Vlorë, Berishës i merren
Sali berisha ne vlore

VLORË- Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot homazhe dhe nderime pranë varrit të Ismail Qemalit në Vlorë, ku u pa i vetëm dhe i pashoqëruar nga asnjë prej deputetëve të qarkut nga radhët e Partisë Demokratike. Në një moment teksa vendoste kurorën pranë varrit të Ismail Qemalit, Berisha shihet që humb disi drejtimin, pa ditur se ku duhet të pozicionohet. Më pas Berisha dha një deklaratë për mediat, ku u pyet nga gazetarët nëse kishte pasur një ftesë për të qenë i pranishëm në ceremoninë zyrtare që u mbajt në Vlorë.

Berisha tha se edhe nëse do të kishte marrë një ftesë të tillë do ta kishte refuzuar. “Sot mbarë shqiptarët kudo që janë përulen me mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, para veprës së pavdeshme të Ismail Bej Vlorës, ditës së Flamurit Kombëtar, dita e të gjitha ditëve të kombit shqiptar. Me aktin e tij të një kurajo dhe vizioni të jashtëzakonshëm, bëri të mundur ekzistencën e Shqipërisë.

Pa këtë akt shqiptarët i prisnin greminat e historisë. Unë erdha këtu për tu betuar para varrit të Ismail Qemalit, se Pashiqi shqiptar që sapo ka vendosur kurorën aty e ka të fundit, se shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë, kudo që ndodhen, do ta paketojnë atë për në Serbi, atje ku e ka vendin. Tradhëtar si ky vendi nuk ka pasur ndonjëherë, të shkojë në Beograd te padroni i tij”, tha mes të tjerave Berisha.

I pyetur nga gazetarët mbi praninë e Kurtit në krah të Ramës në ceremoni, Berisha u shpreh: Epo ndonjëherë duhet ti thuash derrit dajë!

Në fundin e komunikimit me gazetarët, Berisha shtrëngoi duart me të gjithë qytetarët e pranishëm, dhe mbështetës të tij në Vlorë. 

/Zëri

Poll

MOS HUMB