Dëbora u prish planet! Kush ishte nisur drejt Dibrës, kthehet mbrapsht në Tiranë

TIRANË- Dëbora u ka prishur planet! Kush ishte nisur të udhëtonte në drejtim të Dibrës, është kthyer mbrapsht në Tiranë. Kjo ka ndodhur pas një urdhër të dhënë nga Policia Rrugore. Vargu i mjeteve të pafundmë ishte nisur nga Tirana drejt Dibrës, duke përshkuar Rrugën e Arbrit, por reshjet e dëborës ua bënë të pamundur.
Mbi 50 mjete u bllokuan për më shumë se shtatë orë në Qafë Murrizë. Pas ndërhyrjes së efektivëve, pasagjerët janë evakuuar, ndërsa shoferët kanë pritur që të rihapej rruga për të vijuar qarkullimin.
Në Shqipëri ka mbërritur zyrtarisht dimri. Trashësia e borës në Dibër është mbi 20 centimetër. Në Kukës, 30 centimetër. Situata në Mirditë paraqitet më e qetë, pavarësisht motit të keq. Në Lezhë nuk ka problematika. Ndryshe paraqitet situata në Laç. Në lagjen nr.3 dhe nr.4, Kurbnesh dhe Fan nuk ka energji elektrike. Akset më problematike që këshillohet të kalohen me zinxhirë janë: Dushaj- Sheshi i Trageteve – Lekbibaj; Qafë Thore; Ura e Zapotit – Shishtavec; Vau i Dejës – Pukë – Kukës; Fushë Arrëz - Qafë Mali – Kukës; Bajram Curri – Valbonë; Ura Bujan.
VIDEO/ Evakuohen 50 pasagjerët e bllokuar në Qafë Murrizë

TIRANË- 50 pasagjerët që kanë mbetën të bllokuar për më shumë se shtatë orë në Qafë Murrizë, si pasojë e dëborës, janë evakuuar. Në njoftim, policia bën me dije se ata janë nxjerrë nga zona ku kishin mbetur të bllokuar dhe se efektivët po i transportojnë në destinacionet e tyre, në Klos, Bulqizë dhe në Peshkopi.
Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës, për të bërë të mundur që dhe automjetet të vijojnë lëvizjen. Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të qëndrojnë në makina pasi po punohet që për pak minuta të fillojë lëvizja e automjeteve.
Njoftimi:
Qafë Murrizë/Policia evakuoi të gjithë pasagjerët që ndodheshin në automjetet e bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, nëpërmjet automjeteve të kalueshmërisë së lartë, bënë të mundur evakuimin e 50 pasagjerëve që ndodheshin në automjete në bypass Qafë Murrizë, duke i nxjerrë nga zona ku kishin mbetur të bllokuar dhe po i transportojnë në destinacionet e tyre, në Klos, Bulqizë dhe në Peshkopi.
Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës, për të bërë të mundur që dhe automjetet të vijojnë lëvizjen. Drejtuesit e automjeteve të qëndrojnë në makina pasi po punohet intensivisht që për pak minuta të fillojë lëvizja e automjeteve.
Shërbimet e Policisë, pavarësisht kushteve të vështira të motit, ndodhen në krye të detyrës, për t'iu dhënë ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, dhe apelojnë edhe një herë për shmangie të qarkullimit në rrugën e Arbrit.
Gjithashtu, Policia Rrugore apelon që dejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën dhe në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Dëbora nis dhe në zonën juglindore e Dajt, ARRSH: Pajisuni me zinxhirë

TIRANË- Reshjet e dëborës kanë filluar në zonën juglindore dhe në akset e Dajtit. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se mjetet borëbastruese janë në terren dhe se në këto zona, qarkullimi vijon pa probleme. Në Përrenjas-Librazhd, në Xhyrë, si pasojë e reshjeve shoqëruar me erë të fortë ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës. Ndërsa në Bypass-in e Qafë Murrizit, ARRSH-ja shton se për shkak të reshjeve të shumta të dëborës shoqëruar me stuhi dhe përdoruesve të mjeteve që nuk janë pajisur me goma dimri apo zinxhir kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por edhe të borëpastruesve.
Njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore:
Reshjet e dëborës kanë filluar në zonën juglindore dhe në akset e Dajtit ku mjetet borëbastruese janë në terren dhe qarkullimi vijon pa probleme.
Në Përrenjas-Librazhd, në Xhyrë, si pasojë e reshjeve shoqëruar me erë të fortë ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, e cila është hequr menjëherë.
Në Rajonin Verior kanë vijuar reshjet e dëborës me intensitet, grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vijon pa ndërprerje.
Në Bypass-in e Qafë Murrizit për shkak të reshjeve të shumta të dëborës shoqëruar me stuhi dhe përdoruesve të mjeteve që nuk janë pajisur me goma dimri apo zinxhir kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por edhe të borëpastruesve.
Po punohet për spostimin e mjeteve nga trupi i rrugës për të lejuar borëpastrueset të vijojnë me pastrimin e rruges.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
10 cm trashësi dëbore në Mirditë, Laçi mbetet pa energji elektrike

MIRDITË- Situata në Mirditë paraqitet më e qetë, pavarësisht motit të keq. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se trashësia e dëborës në Mirditë ka arritur në 10 centimetra. Në Lezhë nuk ka problematika. Ndryshe paraqitet situate në Laç. Në lagjen nr.3 dhe nr.4, Kurbnesh dhe Fan nuk ka energji elektrike. Dëbora vazhdon të bjerë edhe në zonat malore të Kurbinit. Autoritetet bëjnë me dije se grupet e punës së OSHE janë në terren për riparimin e difekteve, gjithashtu dhe strukturat e MC të bashkisë janë në terren dhe po ndjekin nga afër situatën.
SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 25.11.2023, ORA 18:20
Teritori i Qarkut Lezhë është përfshirë nga intervale reshjesh shiu me intesitet deri mesatare, si dhe erë të forte . Ne lartësitë mbi 500 m mbi nivelin e detit kemi rreshje dëbore Trashesia e dëborës ka arritur 10 cm ne Njësinë Admnistrative Fan, Bashkia Mirditë .
Sasia e rreshjeve te rena deri me tani ka qene 40mm. Ne bashkine Kurbin ka pasur reshje shiu dhe erera te forta . Si pasoje e kesaj, vijon te mbetet pa energji elektrike Lagja nr3 dhe 4 e qytetit Laç.
Si rezultat i ererave te forta ka patur rrëzim të drurëve ne rruge dhe nje depozite uji nga nje tarace .
Ne zonën malore të Kurbinit kane filluar reshjet e debores . Rrugë të bllokuara nuk raportohet.
Grupet e punës së OSHE janë në terren për riparimin e difekteve, gjithashtu dhe strukturat e MC të bashkisë janë në terren dhe po ndjekin nga afër situatën.
Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë raportohet se nuk kemi probleme
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohet:
Në Nj. A Selite po bien rreshje debore,trashesia ka arritur 3-4 cm. S'ka rrugë të bllokuara. Është djegur një tranfomator dhe aktualisht është pa energji zona e fshatit Kurbnesh.
Në Nj. A Fan ka 10 cm debore. Rruge te bllokuara nuk ka. Mungon energjia elektrike.
Në Nj. A Orosh ka 6-7 cm deborë. Nuk ka rrugë të bllokuara dhe mungese energjie.
Në Nj. A Kaçinar, Kthelle, Rubik dhe Rreshen kanë rënë reshje shiu gjatë gjithë ditës po me një intensitet mesatar dhe nuk kanë shkaktuar probleme deri tani. Kuotat e lumenjeve nuk kane rritje shqetesuese.
Në fshatin Katund i Vjeter, të njësisë Administrative Rubik, ka mungesë të energjisë elektrike.
Strukturat e MC të bashkive të Qarkut, grupet e punës së OSHE janë në terren për ndjekjen e situatës dhe riparimin e difekteve.
Kuotat e lumenjëve kanë rritje të lehtë
Hidrovorët janë në gadishmëri
Akset rrugore deri tani janë të kalueshme dhe pa probleme.
E bllokuar prej 5 orësh, qytetarja: Jam me gjithë fëmijët në lokal

DIBËR- Një qytetare ka apeluar për ndihmë nga Qafë Murriza ku ndodhet e bllokuar prej pesë orësh, Në një lidhje telefonike për News24, ajo tregon se ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve, por nuk i kanë ardhur në ndihmë. Gruaja rrëfen se ndodhet bashkë me fëmijët në një lokal.
“Ndodhemi prej 5 orësh të bllokuar. Policia nuk është në vendngjarje, dhe furgoni që unë po udhëtoj bashkë me fëmijët është pa zinxhirë. Shteti nuk ka ndërhyrë fare. Duket sikur nuk ka asnjë interes. Nuk e di ku do e kalojmë natën, duhet të na informojë shteti. Po qëndrojmë të gjithë në një lokal,”- tregon ajo.
Në Shqipëri ka mbërritur zyrtarisht dimri. Trashësia e borës në Dibër është mbi 20 centimetër. Akset më problematike që këshillohet të kalohen me zinxhirë janë: Dushaj- Sheshi i Trageteve – Lekbibaj; Qafë Thore; Ura e Zapotit – Shishtavec; Vau i Dejës – Pukë – Kukës; Fushë Arrëz - Qafë Mali – Kukës; Bajram Curri – Valbonë; Ura Bujan.
Tre orë të bllokuar mes dëborës në Qafë Murrizë, policia shpëton familjen me dy fëmijë (VIDEO)

DIBËR- Një familje prej katër anëtarësh është shpëtuar nga Policia e Shtetit, pasi prej tre orësh ka qenë e bllokuar për shkak të dëborës në Qafë Murrizë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se po merren masa për të zhbllokuar evakuuar edhe famikjet e tjera që janë bllokuar në të njëjtin aks, për t'i transferuar drejt Bulqizës. Policia e Dibrës përgjatë ditës së sotme ka apeluar që drejtuesit e automjeteve të përdorin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, por siç duket aksi Qafë Murrizë nuk ka pasur pika kontrolli dhe qytetarët kanë udhëtuar drejt Rrugës së Arbrit.
NJOFTIMI:
Qafë Murrizë/Policia Rrugore e Dibrës iu jep ndihmë dy fëmijëve dhe prindërve të tyre, që ishin bllokuar në automjet, dhe i transporton me makinën e një punonjësi policie.
Shërbimet e Policisë Rrugore të pozicionuar në bypass në Qafë Murrizë, gjatë kontakteve me drejtuesit e automjeteve që janë në pritje të hapjes së këtij aksi rrugor, pasi vijon ende të jetë i bllokuar si pasojë e motit të keq me reshje të dendura të dëborës, kanë marrë informacion se në një automjet ndodheshin të bllokuar dy fëmijë.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë marrë masa që me automjete të kalueshmërisë së lartë, të bëjnë evakuimin e pasagjerëve që ndodhen në automjete ne bypass Qafë Murrizë, për t’i nxjerrë nga zona ku kanë mbetur të bllokuar dhe për t’i transportuar në destinacion, në Klos, Bulqizë.
Menjëherë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar te automjeti, ku kanë marrë fëmijët dhe prindërit e tyre. Më pas, me një automjet privat të një punonjësi të Policisë kanë bërë transportimin e tyre në destinacion.
Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass në Qafë Murrizë vijon të jetë i bllokuar, ndërkohë që borëpastrueset vijojnë punën pandërprerë, për të bërë të mundur hapjen e rrugës.
Policia e Dibrës përgjatë ditës së sotme ka apeluar që drejtuesit e automjeteve të përdorin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Shërbimet e Policisë, pavarësisht kushteve të vështira të motit, ndodhen në krye të detyrës, për t'iu dhënë ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, dhe apelojnë edhe një herë për shmangie të qarkullimit në rrugën e Arbrit, deri sa të ketë një njotim zyrtar për hapjen e plotë të këtij aksi rrugor.
Gjithashtu, nisur nga fakti se në të gjitha akset rrugore ka prezencë të madhe të lagështirës dhe kufizimi i shikueshmërisë për shkak të errësirës e rrit rrezikun për përfshirje në ngjarje rrugore, Policia Rrugore apelon që dejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën dhe në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
VIDEO/ Izolohet Kukësi, makinat mbeten të bllokuara në rrugë

KUKËS- Pamjet që po shikoni vijnë nga Kukësi që tregojnë izolimin e vendit nga reshjet e dendura të dëborës. Në aksin rrugor Kukës-Bicaj-Bushtricë, dëbora arrin deri në 25 centimatra trashësi, por në rrugë mungon borëpastruesja. Shumë automjete kanë mbetur të bllokuar, ndërsa fshatrat kanë mungesë të energjisë elektrike.
Në Shqipëri ka mbërritur zyrtarisht dimri. Trashësia e borës në Dibër është mbi 20 centimetër. Akset më problematike që këshillohet të kalohen me zinxhirë janë: Dushaj- Sheshi i Trageteve – Lekbibaj; Qafë Thore; Ura e Zapotit – Shishtavec; Vau i Dejës – Pukë – Kukës; Fushë Arrëz - Qafë Mali – Kukës; Bajram Curri – Valbonë; Ura Bujan.
Lumi i Ishmit rrezikon përmbytjen e Bubqit

FUSHË KRUJË- Lumi i Ishmit është shumë afër kuotave kritike dhe rrezikon të përmbytë fshatrat që ndodhen në komunën e Bubqit. Shirat e dendur kanë bërë niveli i ujit të lumit Gjole dhe ai i Zezës të rriten ndjeshëm duke ndikuar dhe në lumen e Ishmit.
Fshatrat si Murqina, Mallkuci, Derveni, Likmete janë në rrezik.
Në Shqipëri ka mbërritur zyrtarisht dimri. Trashësia e borës në Dibër është mbi 20 centimetër. Në qarkun e Kukësit, 30 cm. Disa njësi administrative kanë mbetur pa energji elektrike. Akset më problematike që këshillohet të kalohen me zinxhirë janë: Dushaj- Sheshi i Trageteve – Lekbibaj; Qafë Thore; Ura e Zapotit – Shishtavec; Vau i Dejës – Pukë – Kukës; Fushë Arrëz - Qafë Mali – Kukës; Bajram Curri – Valbonë; Ura Bujan.
Dëbora lë vendin në terr, e gjithë Dibra pa energji elektrike

DIBËR- Moti i keq ka sjellë dhe problematika të tjera në vendin tonë. Siç raportohet, e gjithë Dibra ka mbetur pa energji elektrike. Bëhet fjalë për territorin e Bashkisë Dibër dhe për fshatrat përreth. Nga ana tjetër, rreth 300 persona kanë mbetur të bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.
ARRSH-ja njoftoi se qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Trashësia e borës në Dibër është mbi 20 centimetër. Në qarkun e Kukësit, 30 cm. Disa njësi administrative kanë mbetur pa energji elektrike. Akset më problematike që këshillohet të kalohen me zinxhirë janë: Dushaj- Sheshi i Trageteve – Lekbibaj; Qafë Thore; Ura e Zapotit – Shishtavec; Vau i Dejës – Pukë – Kukës; Fushë Arrëz - Qafë Mali – Kukës; Bajram Curri – Valbonë; Ura Bujan.
Reshjet e dëborës bllokojnë 300 persona në Qafë Murrizë

DIBËR- Rreth 300 persona kanë mbetur të bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës. Mjetet janë bllokuar në të dyja akset, në Qafë Murrizë, një rrugë që në momentin që kanë nisur reshjet e dëborës, është bërë totalisht e pakalueshme. Qytetarët në Qafë Murrrizë, që aktualisht ndodhen të bllokuar në mjete bëjnë apel për ndihmë ndaj autoriteteve.
Në Shqipëri ka ardhur dimri zyrtarisht. ARRSH-ja njoftoi se qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Trashësia e borës në Dibër është mbi 20 centimetër. Në qarkun e Kukësit, 30 cm. Disa njësi administrative kanë mbetur pa energji elektrike. Akset më problematike që këshillohet të kalohen me zinxhirë janë: Dushaj- Sheshi i Trageteve – Lekbibaj; Qafë Thore; Ura e Zapotit – Shishtavec; Vau i Dejës – Pukë – Kukës; Fushë Arrëz - Qafë Mali – Kukës; Bajram Curri – Valbonë; Ura Bujan.
Bora në Pukë ndërpret sfidën Tërbuni-Besëlidhja

PUKË – Grupi A i Kategorisë së Dytë kishte parashikuar në kalendar, që të luante katër sfida gjatë ditës së sotme. Skuadrat zbritën në fushë për të luajtur, por një nga ndeshjet nuk u zhvillua.
Sfida mes Tërbunit dhe Besëlidhjes përfundoi 1:1 në 45 minutat e para, ndërsa pjesa e dytë nuk u luajt, për shkak të borës në fushë. Stadiumi “Ismail Xhamali” në Pukë ishte mbuluar me borë, gjë që bëri të pamundur vijimin e sfidës. Kjo ndeshje do të zhvillojë 45 minutat e dyta në një datë tjetër.
Në sfidat e tjera, Iliria fitoi 0:6 në fushën e Shënkollit. Sopoti në Librazhd u mund nga Veleçiku, ndërsa Adriatiku mundi 2:1 Murlanin. Pas këtyre ndeshjeve, Valbona kryeson Grupin A të Kategorisë së Dytë me 21 pikë në 7 ndeshje, ndjekur nga Besëlidhja dhe Iliria./Zëri.ai/
Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget në Durrës e Vlorë

DURRËS – Shqipëria është përfshirë sot nga një mot i keq, me reshje të shiut dhe dëbore. Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se ka ndryshime të orareve të nisjes së trageteve nga vendi ynë, për shkak të motit të paqëndrueshëm. Tragetet nga Durrësi pritet të nisen ditën e nesërme, 26 nëntor.
Autoritetet detare njoftojnë se për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të dendura, është bllokuar edhe lundrimi i trageteve e anijeve të peshkimit në Vlorë.
“Si rezultat i kushteve te veshtira meteorologjike Anijet pasagjere te linjes Durres-Bari -Durres, nuk do te nisen ne orarin e caktuar,por do te nisen nga te dy portet respektive ne daten 26.11.2023 ne mesdite. Trageti i linjes Ankona -Durres mberrin neser ne Durres ne mesdite.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete që operojnë në portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë sot e ka ndërprerë lundrimin për shkak të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara.
Linja Sarande -Korfuz-Sarande ka vazhduar normalisht pa probleme. Te interesuarit te kontaktojne agjensite respektive per informacione te mëtejshme” njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.
Moti i keq ka përfshirë gjithë territorin e vendit tonë. Reshje shiu kanë rënë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa në zonat malore ka rënë dëborë./Zëri.ai/
Reshjet e dendura të borës, policia: Cilat janë akset e pakalueshme

TIRANË- Policia me anë të një deklarate ka bërë me dije se disa akse rrugore në vendin tonë janë bllokuar, për shkak të reshjeve të shumta të dëborës. Kështu, të pakalueshme janë akset Rruga e Arbërit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë (Malësia e Krujës).
“Njoftojmë qytetarët se akset Rruga e Arbërit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë janë të pakalueshme. Shërbimet e DVP Tiranë janë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, në këto zona, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, tha policia.
Ndërsa, të bllokuara janë edhe disa akse në qarkun Dibër dhe rruga që lidh këtë zonë me Kukësin. Policia bën me dije se për shkak të reshjeve janë bllokuar akset Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Kukës.
“Reshjet e dendura të dëborës vijojnë të bien në zonat e qarkut Dibër dhe për këtë shkak disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme, dhe konkretisht : aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Kukës.
Firmat e mirmëmbajtjes së këtyre akseve po punojnë intensivisht për hapjen e tyre. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, janë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë duke shkaktuar trafik dhe bllokim rruge, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rruge”, thuhet në njoftimin e policisë.
Moti i keq ka përfshirë gjithë territorin e vendit tonë. Reshjet e shiut dhe të borës kanë bllokuar disa akse në veriun e vendit, ndërsa shumë rrugë të tjera janë të kalueshme vetëm me zinxhirë./Zëri.ai/
Rëndohet situata, bllokohet dhe malësia e Krujës nga dëbora
DVP Tiranë
Si pasojë e reshjeve të dëborës që vijojnë të bien në Rrugën e Arbërit dhe në malësinë e Krujës, janë bllokuar akset rrugore: Rruga e Arbërit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë.
Shërbimet e DVP Tiranë janë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, në këto zona, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.
#policianëshërbimintuaj
Reshjet e dendura të shiut, fryhet përroi i Zaranikës

ELBASAN – Moti i keq ka ‘mbërthyer’ Shqipërinë gjatë ditës së sotme. Për shkak të motit të keq, probleme të shumta ka pasur edhe në Elbasan. Nga reshjet e shumta të shiut, është fryrë përroi i Zaranikës.
Ky është një fenomen i shpeshtë që ndodh me këtë përrua, i cili fryhet, sa herë që ka reshje të mëdha shiu.

Moti i keq ka përfshirë gjithë territorin e vendit tonë. Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë bllokuar disa akse në veriun e vendit, ndërsa shumë rrugë të tjera janë të kalueshme vetëm me zinxhirë./Zëri.ai/
Shkëmbi 3 ton bie në rrugën Kardhiq-Sarandë, bllokohet qarkullimi

SARANDË – Moti i keq gjatë ditës së sotme, 25 nëntor, në vendin tonë, ka shkaktuar disa incidente.
Kështu, në aksin Sarandë-Kardhiq, një shkëmb 3 ton i rëndë ka rënë në rrugë. Fatmirësisht, shkëmbi nuk ka dëmtuar ndonjë person ose automjet.
Ndërsa, si pasojë e rënies së shkëmbit, është krijuar radhë e madhe e makinave. Automjetet kanë nisur të ecin normalisht, vetëm pasi është larguar shkëmbi nga ana e autoriteteve.
Moti i keq ka përfshirë gjithë territorin e vendit tonë. Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë bllokuar disa akse në veriun e vendit, ndërsa shumë rrugë të tjera janë të kalueshme vetëm me zinxhirë./Zëri.ai/
Bllokohet kalimi i makinave në Byppassin e Rrugës së Arbrit

DIBËR – Gjatë ditës së sotme, veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës. Reshjet e borës, si dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që të bllokohet Qafa e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit.
Rruga tashmë është bllokuar, ndërsa borëpastrueset po përpiqen të sjellin situatën në normalitet. ARRSH iu ka bërë thirrje shoferëve, që të përdorin goma dimri, sidomos në zonat veriore të vendit.
"Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës aktualisht dhe në vijim shoqëruar me temperatura të ulëta, kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet i rrezikshëm për përdoruesit e mjeteve të papajisuara minimalisht me goma dimërore. Për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë atyre përdoruesve të pa pajisur me goma dimërore apo zinxhirë që nuk do të lejohen të përshkojnë Bypasin e Murrizit deri ne pastrimin total nga dëbora”, njoftoi ARRSH.
Policia: Kalimi në akset rrugore Peshkopi-Bulqizë, Bulqizë-Klos dhe Peshkopi-Kukës, vetëm me zinxhirë
Policia, me anë të një njoftimi për mediat, shprehet se në disa akse, në veri-lindje të vendit, mund të udhëtohet vetëm me zinxhir. Sipas policisë, është bllokuar qarkullimi normal i mjeteve në Rrugën e Arbrit, ndërsa me zinxhir mund të ecet në akset Peshkopi-Bulqizë, Bulqizë-Klos dhe Peshkopi-Kukës.

‘Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë, aktualisht është bërë i pa kalueshëm. Firma e mirëmbajtjes po punon për pastrimin e plotë të borës nga rruga dhe deri në përfundim të punës së tyre, qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Akset rrugore Peshkopi-Bulqizë, Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë’, njofton policia.
Reshje të dendura të borës kanë rënë sot në qarkun e Kukësit dhe të Dibrës. Si pasojë, është bllokuar qarkullimi i mjeteve në aksin Peshkopi-Kukës, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje që aksi Peshkopi-Bulqizë të kalohet vetëm me zinxhirë./Zëri.ai/