LIVE UPDATES

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani: E kisha këshilluar djalin të hiqte dorë

➤Erzen Breçani, Bujar Gërmizi (Ajeti), Besmir Murtati dhe Dedan Gjoni kanë dalë sot përpara ambienteve të GJKKO, ku u njohën me masën e sigurisë arrest me burg. ➤ Para Gjykatës, Breçani është shprehur se ai nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin kriminal të të birit, dhe se e kishte këshilluar që të hiqte dorë.➤Në kërkim vijon të mbetet djali i Breçanit, Eralb Breçanit, Ervin Mata, Ismail Zeneli, Bajram Grabova, Artan Sulejmani, Albert Prenga. ➤Ata akuzohen se trafikonin sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe se kishin organizuar plane për eleminimin fizik të dy vëllezërve që jetonin në Britaninë e Madhe, Edmund dhe Albert Nela.➤ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë ku evidentohet dhe lidhja familjare e Breçanit me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij.➤Nga përgjimet del në skenë edhe emri i këngëtares Elvana Gjata, e cila siç duket shërbente si ‘transportuese’ e parave pasi kishte vënë në dispozicion të të fejuarit të saj, Ervin Mata dhe numrin e llogarisë. ➤Në një nga bisedat, Gërmizi tregon se nuk kishte shumë besim te Breçani, pasi e kishin përgjuar. ➤Në një tjetër episod, Breçani i tregon të birit se Ervin Mata i kishte ofruar 500 mijë euro borxh, për ndërtimin e HEC-it, por që ai nuk i kishte pranuar. Ish-kryepolici e këshillon vazhdimisht të birin që të mos punonte me Matën, duke nxjerrë kështu në pah faktin që dijeni dijeni për aktivitetin e jashtëligjshëm në të cilin ishte përfshirë. ➤ Pjesë e grupit, sipas bisedave, rezulton të ketë qenë dhe Ergys Dashi, i cili u vra në Ekuador, më 22 janar të vitit 2022.

13 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Artan Hoxha: Ervis Martinaj s'hynte në lokalet që mbronte Breçani! E dinte mirë që...

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga "nëntoka" e Tiranës. Në fjalën e tij, teksa ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Artan Hoxha tha se biznesmeni i lojrave të fatit, Ervis Martinaj nuk futej kurrë në lokalet e natës që mbronte "Breçani Security". Po ashtu, shtoi se pas ngjarjes, e ashtuquajtura masakra e ish-Bllokut në 2018, Martinaj nuk tentoi hakmarrjen pas Breçani kishte lidhur me krushqi me Ervin Matën.

"Vis Martinaj ka qenë një kohë në Tiranë që kalonin në terror ku hynte Martinaj. Të vetmet lokale ku nuk hynte ishin lokalet që mbroheshin nga Erzen Breçani. Pse nuk hynte? E dinte ai. Nuk pyeste për lokalet e tjera, se kush oligark e kishte se i merrte përpara. Në rastin konkret, në ngjarjen e Bllokut nuk ka marrë asnjë hap për t'u hakmarrë sepse në këtë kohë është bërë edhe krushqia. Përveç një eksplozivi nuk ka pasur asnjë shenjë hakmarrje. Edhe Vis Martinaj në kulmin e lulëzimit të vetë e dinte shumë mirë që me Erzen Breçanin...e dinte shumë mirë kush ishte dhe i qëndronte larg. Edhe pse kishte lidhje me PD dhe me familjen e zotit Berisha. Prandaj them ne shohim vetëm majën e ajsbergut,"-tha Artan Hoxha./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Zbulohet misteri! Artan Hoxha: "Toto Riina" është Nuredin Dumani

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë disa detaje nga komunikimet e SKY ECC, mes kriminelëve shqiptarë, të cilët kanë organizuar vepra penale nga më të rëndat, që nga trafiku i nrakotikëve deri te vrasjet. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Artan Hoxha zbuloi se personi që fshihej pas nofkës "Toto Riina" është Nuredin Dumani. Madje shtoi se këtë detaj nuk ia ka bërë me dije këtë llogari të dytë as Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Ndaj për dosjen e dytë, ku përmendet sërish, do të merret edhe njëherë në pyetje nga SPAK. 

"Bujar Gërmizi kishte kontakte në Shqipëri. Organizimin e atentatit ndaj dy vëllezërve që jetojnë në Londër, e ka marrë përsipër ky. Ka kërkuar informacion nëpërmjet Policisë së Shtetit. Ku implikohet policia? Mes tyre hyn shefi i krimeve i komisariatit 6, që ka dhënë informacion për lëvizjet e këtyre shtetasve, imazhin e tyre, ku ndodhen, etj. Në dosje nuk thuhet kush janë vrasësit. Më rezulton një personazh që komunikon me Bujar Gërmizin dhe përdor nofkën “Toto Rina”. Ai është komandanti i skuandrës së pushkatimit. Ai komunikon me Gërmizin, që e ka nofkën “Galan”, si kandidati për President që vranë në Kolumbi. Në bisedat mes tyre kuptohet që po organizohet atentati. Kanë bërë edhe atentat ndaj pronarit të ëilson, rezulton që e kanë mërrë këta përsipër, por është për llogari të një grupi në Dubai. Kush është Toto Rina? Më rezulton se është Nuredin Dumani. Nuredin Dumani ka përdorur dy aparate të SKY, nofkën Toto Rina. Ai nuk e ka thënë këtë gjë deri tani edhe pse është bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai ka treguar vrasje, por ka edhe gjëra që nuk ka thënë. Toto Rina, ka qenë nofka e Dumanit dhe atentatin do ta kryente skuadra e Nuredin Dumanit,"- tha Hoxha.

1 VITE ME PARE

2 dashuritë e Ergys Dashit! Martesa me italianen dhe lidhja me 'bombshell-in' e Love Island

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:
Xhoana Kurti dhe Ergys Dashi

TIRANË- Xhoana Kurti, ish-konkurrentja e “Love Island Albania” pushtoi mediat rozë me historinë e saj të jetës. Teksa ndodhej brenda Vilës së Dashurisë, ajo rrëfeu se edhe pse vetëm 21 vjeç, ishte nëna e një djali, të cilit i kishte vendosur emrin e partnerit të ndjerë. Me lot në sy ajo tregonte për partnerin që i kishte ndërruar jetë dhe e kishte lënë vetëm në muajin e 9 të shtatzanisë, e kishte ikur nga kjo botë pa e njohur të birin. Ndaj dhe të porsalindurit i kishte vendosur emrin e të atit, si shenjë dashurie ndaj tij. 

“Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin. Bebi do të rritet me mua, me prindërit e mi dhe me vjehrrën time,”-tregonte ajo. Por edhe pse e trishtë, historia e saj u pa me dyshim nga publiku, që siç kanë treguar gjithmonë dinë të bëjnë mirë rolin e hetuesit. Zbuluan se partneri i saj ishte shqiptari i vrarë në Amerikën Latine, Ergys Dashi. 

Pasi doli nga vila dhe pa komentet, kishte dhe vetë një për të bërë në mbrojtje të historisë së saj të dashurisë, ndërkohë që fotot e çiftit qarkullonin kudo në të gjitha mediat. Megjithatë ajo kërkonte që të mos hidhnin më baltë në historinë e saj të dashurisë dhe mbi partnerin e saj të ndjerë.

Ky është postimi i saj:

"Pike se pari dua t'ju falënderoj te gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë gjatë qëndrimit tim ne vile. Se dyte ulje-ngritjet te cilat i kam pasur me Arlindin kane ardhur shkak pasoje e lëkundjeve qe ka pasur ai karshi lidhjes tonë gjë që më bëri të kuptoja vazhdimisht qe ai nuk është një njeri i qëndrueshëm dhe nuk e di akoma se çfarë është duke kërkuar. Se treti frika e te mos qëndruarit vetëm dhe siguria qe kishte tek unë për të qëndruar ende aty e shfaqi mbrëmë gjatë "folesë së dashurisë" me Uedën kur unë u largova ku dëshpërimisht është duke shfrytëzuar 72-orarshin. Fatkeqësisht me lejoni te them qe vërtetova 100% dyshimet qe unë kisha ne lidhje me te. SE FUNDMI PËR TA MBYLLUR,UNË JAM SHUMË E LUMTUR JASHTË PRANË TIM BIRI dhe me vjen shumë keq që u hodh balt mbi figurën time me shpifje (gjë që nuk duhej lejuar të ndodhte) dhe aq me pak për ish bashkëshortin tim te ndjere, ku u vu ne dyshim historia e jetës time!"

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:

Por mesazhin nuk e mori dhe as nuk e përfilli gruaja e Dashit. Në një prononcim që bëri për JOQ, e reja me nënshtetësi italiane sqaroi se ka qenë e martuar me 34-vjeçarin prej 11 vitesh dhe se bashkë kanë një vajzë. Ndërsa për Xhoanën tha se  është thjesht një vajzë që e donte të ndjerin vetëm për paratë që ai kishte. Veçse nuk u tregua aq e butë me termat. 

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:

"Përshendetje, unë jam gruaja e Ergys Dashit prej 11 vitesh, kjo është thjesht një p*tanë që shkon për paratë e tij, si gjithë shqiptarët, që nuk kanë për të ngrënë. E kuptuat?!,"-shkruante ajo për JOQ. 

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:

Ergys Dashi, u ekzekutua mbrëmjen e 22 janarit në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit, qyteti me portin e njohur për transportimin e sasive të mëdha të kokainës. Ngjarja ndodhi rreth 19:00, kur Dashi ishte ulur të darkonte në një restorant me emrin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’. Njëri prej autorëve, i cili mbante një buqetë me lule në duar u fut në restorant, duke lënë të vrarë shqiptarin dhe plagosur një vajzë e cila ishte kliente./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Gramos Rexhepi dhe në dosjen “Breçani”: Do e sjellin nga Ekuadori

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:
Gramos Rexhepi

TIRANË- Gramos Rexhepi, i njohur dhe me emrin Dritan, i cili u arrestua në Stamboll ka dalë dhe në dosjen e Breçanit. Në bisedën e zhvilluar mes Dedan Gjonit dhe një tjetër personi, Rexhepi përmendet si vlonjati. Biseda është zhvilluar më 29 shtator të vitit 2020, kohë kur po zhvillohej Operacioni Forca e Ligjit (OFL). Gjatë asaj kohe, Rexhepi ka qenë në burg në Ekuador dhe priste të mbaronte dënimin, për të ardhur më pas në Shqipëri, ku gjithashtu kërkohet për vrasje të dyfishtë. 

Rexhepi u vu në pranga në Turqi. Përveç shpalljes në kërkim nga Shqipëria, ai ka llogari të hapura me drejtësinë dhe në Spanjë, Itali, Britaninë e Madhe dhe Belgjikën.

Pjesë nga dosja:

10.5.1.2. Me date 20.09.2020 ne orën 09:11 shtetasi Dedan Gjoni komunikon me JKEIC8, ata shkembejne mesazhet:

DMI6CF-(dergon foton IMG-1600593093356, Ku shfaget fasada e Drejtorise se Pergjithshme të Policise së Shtetit). Po pres atë të pime kafe.

Pasi ka derguar fotografi dhe ka takuar personin tek i cili do interesohej, në orën 11:25 e vazhdim, shtetasi Dedan Gjoni komunikon me JKE1C8 dhe i tregon se çfarë ka rezultuar nga kerkimet. Ata shkembejne mesazhet:

DMI6CF: Isha me ate shokun.

JKEIC8: Shefi ca po ban...

DMI6CF: Ç’behet andej...

JKEIC8: Ç’a thoshte...

DMI6CF: Asgje per ty. Dhe krejt demi eshte bere me ate dr nga vlora...

JKEIC8: Po e di.

DMI6CF: Mos i thuaj gje nokut...

JKEIC8: Po ç’a ka fol ne tel asht hap b**ësh punoj me flanin a ç’a...

DMI6CF: Por kishin kerkuar info nderkombetareve per te...Q**a nanen...Per ate zot.

JKEIC8: Ç’pun kam un, ca më thu ti o shok mbaroj muabeti.

JKEIC8: ca tha naj gje tjeter ca tha per shokun a per ngjarjen.

DMI6CF: Per koke te djalit...

DMI6CF: U habita. Kan kerkuar info e di kush ka dosjen...Por me shume e kan vete it...Jan treguar sh të rezervuar itl...Per tu habit... Kurse per ate eshte bere marrveshja...Do ekstradohet ne Shqiperi...Per vlonjatin...Sa te mbaroje ne Ekuador, direkt ketu...E kerkojne edhe belget...Edhe itl...Biles itl me shume...

JKEIC8: Atij ti **n robt vk. Po per shokun ca tha naj gie fiks a kan dit gje a thu aty ne Shqiperi para se me i ik këtij...

DMI6CF: Për çdo gjë me njofton

JKEIC8: Shpi...

DMI6CF: Jo fare...Sh distret itl

JKEIC8: Naj gje tjeter per muhabet ca thoshte.

DMI6CF: Ofl vetem gjoba po ben... Hahaha. U kishin filluar procedim ca oficerave... Hahah

JKEIC8: Jojo po kur mund të merret vesh lista...po bajn list tjeter... apo ne janar myllet seriozisht ofl?...

DMI6CF: Funksionon ndryshe shok me keta...Ketyre u kerkojne info dhe kur marrin denime dhe kerkojne kapjen e tyre me qëllim ekstradimi...Kaq... Koordinim e shpallje ne kerkim…

JKEIC8: Po thu per italinë?

DMIGCF: Per të gjithe vendet ge kemi marrveshje

JKEIC8: Ç’a tha naj gje tjeter per shokun per muabet ca thoshte ?

DMI6CF: Asgje shok. Asgje prej gjeje. Se dhe une se ngacmova shume. Se kisha merakun me shume per ty. Se eshte bere mediatike puna e tij...Por që ne filim me tha se itl kan qene sh të rezervuar...

JKEIC8: Qija nanen, paska ba si mafjoze me vertet italia…kan pas merak mos ju del info ndoshta.

DMI6CF: Po kan pas raste deshtimi me ne...Shume here...

JKEIC8: Po po….

1 VITE ME PARE

Transportuese e parave të kokainës? “Bëhet e gjallë” Elvana Gjata

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:
Elvana Gjata, Ervin Mata, Erzen Brecani

TIRANË- Pas një dite ku emri i saj ishte në qendër të vëmendjes mediatike, për përfshirjen në dosjen e SPAK, ku del në rolin e transportueses së parave të ish-të fejuarit, Elvana Gjata është bërë e gjallë në rrjetet sociale.

Këngëtarja ka bërë disa postime në Instastory, ku njofton se do të jetë në disa koncerte në festat e Nëntorit në Gjermani.

Ndërkohë këngëtarja ka hequr mundësinë për të komentuar në postimet e saj në rrjetet sociale. Ky është rasti i dytë kur këngëtarja del në skenë në ngjarje kriminale, në saj të fejesës së saj me Ervin Matën. Në dosjen e fundit ajo përmendet si personi që dërgonte paratë e Ervin Matës në Shqipëri, cash dhe përmes llogarive bankare.

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:

Ndryshe nga masakra e ish-Bllokut, ku Elvana Gjata do të bënte një reagim pas ngjarjes, këtë herë këngëtarja duket se ka zgjedhur që të injorojë dosjen e SPAK, sa kohë që ndaj saj nuk ka ndonjë masë sigurie. Mbetet të shohim postimet nga koncertet që do të mbajë në Gjermani.

/Zëri.ai

1 VITE ME PARE

PROFIL/ Kush është Ismail Zeneli, porosiste drogë dhe kërkonte gjakun e vëllait

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:
Edmund dhe Albert Nela

TIRANË- Ismail Zeneli, i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e grupit Breçani, kishte rolin e porositësit dhe financuesit për lëndët narkotike që porosisnin nga Amerika Latine. Por, si pjesë e këtij grupi kriminal, Zeneli kishte pasur dhe përkrahjen për të marrë hakun për vrasjen e vëllait, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.

Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, sqarohet se më datë 18.05.2013, në rrugën "Church Road" në qytetin e Kentit në Angli, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Xhem Krasniqi me kombësi shiptare. Shtetasi Xhem Krasniqi ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut dhe disa ditë më pas ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Në momentin që është qëlluar me armë zjarri, shtetasi Xhem Krasniqi ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij, shtetasi Kelmend Murataj dhe vëlla i tij, shetasi Ismail Zeneli. Autor i dyshuar për këtë ngjarje ka qenë shtetasi shiptar Edmond Nela, i cili pas një gjykimi në Mbretërinë e Bashkuar, është shpallur i pafajshëm si dhe në momentet e para është kërkuar nga policia e Sussex edhe vëllai i tij, Albert Nela.

Xhem Krasniqi, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi për tu pajisur me dokumente qëndrimi të Mbretërisë së Bashkuar dhe në të vërtetë dyshohet të jetë shtetasi Guximtar Ismail Sadria. Edhe Ismail Zeneli e kishte ndërruar emrin.

Ismail Rexhep Zeneli, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi dhe në të vërtetë dyshohet të jetë Luan Ismail Sadria, lindur në Kukës.

Guximtar Sadria dhe Luan Sadria, në certifikatën familjare rezultojnë të jenë bashkë me përshkrimet përkatëse në lidhje me kryefamiljarin. Po ashtu, edhe në Regjistrin e Gjendjes Civile të vitit 2008 këta shtetas figurojnë në një familje të vetme. Shtetasit Guximtar dhe Luan Sadria kanë dhe dy vellezër të tjerë, Bashkim Ismail Sadria lindur më 01.05.1969 dhe Kujtim Ismail Sadria lindur mё 14.10.1965.

Luan Sadria, i biri i Ismail dhe i Beglie, dyshohet se për të ndërruar identitetin në gjendje civile, fiktivisht është birësuar nga tezja e tij. Naze Zeneli, e cila është bashkëshortja e Rexhep Zenelit. Kur është bërë birësimi, Luan Sadria ka mbajtur emrin Ismail, njëlloj si emri babait të tij biologjik. Në ndryshimin e identitetit në Ismail Zeneli, data e lindjes ka ndryshuar nga 14 nëntor në 15 nëntor. Për këtë arsye edhe sistemi i gendjes civile që ka hyrë në funksion pas vitit 2008 ka gjeneruar numër personal të ndryshëm.

Në dosje, Ismail Zeneli bisedon me Bujar Ajetin, i cili ka marrë përsipër ta ndihmojë në këtë hakmarrje dhe i kërkon të gjejë vendndodhjen e dy vëllezërve Edmond dhe Albert Nela, të cilët ishin autorët e vrasjes së vëllait të tij. Më 19 gusht të vitit 2020, Zeneli i dorëzon adresën e saktët të nipit të vellezërve Nela, Ajetit. Ai quhej Arben Nela. Motra e vëllezërve Nela, Silvi Nela ishte ndarë nga partneri dhe djalit i kishte vendosur mbiemrin e vajzërisë. Në atë kohë, banonte në zonën e Laprakës.

Pjesë nga dosja:

Episodi në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Edmond dhe Albert Nela:

10.3.1. Rezulton se më datë 18.05.2013, në rrugën "Church Road" në qytetin e Kentit në Angli, shte qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Xhem Krasniqi me kombësi shiptare. Shtetasi Xhem Krasniqi ka mbetur i plagosur ne pjesën e barkut dhe disa ditë më pas ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Në momentin që është qëlluar me armë zjarri, shtetasi Xhem Krasniqi ka qene i shoqëruar nga nipi i tij, shtetasi Kelmend Murataj dhe vëlla i tij, shetasi Ismail Zeneli. Autorët e dyshuar për këtë ngjarje ka qenë shtetasi shiptar Edmond Nela, i cili pas një gjykimi në Mbretërinë e Bashkuar, është shpallur i pafajshëm si dhe në momentet e para është kërkuar nga policia e Sussex edhe vëllai i tij, foto të viktimës dhe autorit janë përcjellë edhe në mediet në internet

https://www.bbc.com/news/uk-england-22672633.

Lidhur me këtë ngjarje kanë shkruar edhe media e Mbretërisë së Bashkuar në faqen e internetit

https://www.bbc.com/nees/uk-england- 24296600.

Shtetasi Xhem Krasniqi, i identifikuar ne sistemin TIMS me datëlindje 29.12.1981 dhe vendlindje Kosovë, mbajtës i dokumenteve të udhëtimit të Mbretërisë së Bashkuar me numra C00006948 me vlefshmëri 10.05.2002-10.12.2012 dhe dokumenti 402026526 me vlefshmëri 08.08.2005 - 08.08.2015, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi për tu pajisur me dokumente qëndrimi të Mbretërisë së Bashkuar dhe në të vërtetë dyshohet të jetë shtetasi Guximtar Ismail Sadria lindur më 29.05.1977 në Kukës dhe identifikuar me numër personal 70529034U. Po ashtu Ismail Rexhep Zeneli, lindur me datë 15.11.1974 ne Kukës dhe identifikuar me numër personal 41115131L, dyshohet se është identiteti i rremë i përdorur nga personi dhe në të vërtetë dyshohet të jetë shtetasi Luan Ismail Sadria, lindur në Kukës më 14.11.1974 dhe identifikuar me numër personal H41114018T. Guximtar Sadria dhe Luan Sadria, në certifikatën familjare referuar datës 02.11.2013 rezultojnë të jenë bashkë me përshkrimet përkatëse në lidhje me kryefamiljarin. Po ashtu, edhe në Regjistrin e Gjendjes Civile të vitit 2008 këta shtetas figurojnë në një familje të vetme. Shtetasit Guximtar dhe Luan Sadria kanë dhe dy vellezër të tjerë, Bashkim Ismail Sadria lindur më 01.05.1969 dhe Kujtim Ismail Sadria lindur mё 14.10.1965.

10.3.2. Shtetasi Luan Sadria, i biri i Ismail dhe i Beglie, dyshohet se për të ndërruar identitetin në gjendje civile, fiktivisht është birësuar nga tezja e tij. Naze Zeneli, e cila është bashkëshortja e Rexhep Zenelit. Kur është bërë birësimi, Luan Sadria ka mbajtur emrin Ismail, njëlloj si emri babait të tij biologjik. Në ndryshimin e identitetit në Ismail Zeneli, data e lindjes ka ndryshuar nga 14 nëntor në 15 nëntor. Për këtë arsye edhe sistemi i gendjes civile që ka hyrë në funksion pas vitit 2008 ka gjeneruar numër personal të ndryshëm. Lidhja midis Beglie Sadria dhe Naze Zeneli, është i mbiemri i vajzërisë, të dyja e kanë Rexha. Po ashtu, dyshimet se shtetasi Xhem Krasniqi i vrarë në Mbreterinë e Bashkuar në vitin 2013 është në të vërtetë shtetasi Guximtar Sadria, mbështeten edhe tek keqyrja e dates 02.11.2023 e regjistit të varrimeve. Në Varrezën Bathore për vitin 2013, konstatohet se me numër rendor 31, është shënuar varrimi i shtetasit Guxim Sadria, i pasqyruar si i vdekur më datë 31.05.2013 dhe në dokumentacionin e administruar per varrimin e tij figurojne vetëm një urdher pune e datës 03.06.2013 per varrimin e Guxim Sadria më datë 31.05.2013 ora 110 në varrezat e Bathores si dhe fatura e pagess së tarifës. Lidhur me identitetin e Guximtar dhe Luan Sadria, me shkresën me Nr.14749, date 02.11.2023, organi procedues I ishte drejtuar kompanise IdentiTek (ish Aleat Idema Group), e cila lëshon dokumentet biometrike, dhe i është kërkuar nëse Guximtar dhe Luan Sadria janë pajisur ndonjehere me dokumente identifikimi biometrike. Me shkresen me Nr.598/1, date 09.11.2023, kompania IdentiTek ka bere të ditur se këta dy shtetas nuk rezulton të jenë pajisur ndonjëherë me dokumente identifikimi biometrik. Fakti që këta persona nuk janë pajisur ndonjhere me dokumente biometrik, krijon dyshime te arsyeshme qe Ismail Zeneli shte Luan Sadria dhe Xhem Krasniqi shte Guximtar Sadria. Mospajisja me dokument biometrik është pengese dhe e ben të pamundur kryerjen e veprimeve juridike, pajisen me dokumentacion nga institucione publike apo private, sigurim shendetesor, pasi që prej vitit 2009 dokumenti biometrik është i domosdoshem per veprime ne banka, insitucione shendetesore, punesim apo edhe pajisje me leje drejtimi.

10.3.3. Ne vitin 2020, shtetasi Ismail Zeneli alias Luan Sadria, i identifikuar si perdorues i SkyEÇcHFNERI dhe SkyEÇ¢Q3QNV9 ka komunikuar me shtetasin Bujar Ajeti alias Bujar Germizi identifikuar si perdorues i SkyEÇ¢Ç4RE2. Nga bisedat dyshohet se shtetasi Ismail Zeneli ka qenë i interesuar në gjetjen dhe vrasjen e vellezërve Albert dhe Edmond Nela, me qëllim hakmarjen per vrasjen e vellait të tij Xhem Krasniqi alias Guximtar Sadria dhe për realizimin e qëllimit kriminal ka kontaktuar shtetasin Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli ka kryer disa takime me shtetasin Bujar Ajeti në Shqipëri dhe gjithashtu ka kryer disa veprime me qëllim identifikimin e baneses së vëllezërve Nela. Ai nëpërmjet perdoruesit JTDOFN ka krijuar kontakt me punonjesin e policise Dedan Gjoni, identifikuar si perdorues i SkyEÇ DMI6CF, me të cilin ka lidhur kontaktet dhe nëpernjet tij ka arritur të gjejë adresa dhe automjete nga sistemet e Policisë së Shtetit për vëllezërit Albert dhe Edmond Nela.

10.3.4. Nga hetimet paraprake te kryera deri ne këto momente rezulton se jane kryer kêto komunikime:

10.3.4.1. Me date 26.07.2020, në oren 07:50:14 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdorusin eÇ4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan:

Mik si të kam a jë mirë? Më morën në tel të shpisë se nuk ka qenë mirë vllai madh Kujtimi dhe e kan shtrue në spital. E për ta dola për nja dy tre ditë. Jam rrugës edhe mrrij nesër. Po deshe na organizo noj vend të msheht me at shokun tan e bojmë pak muhabet se nuk e di a mund rri shumë a jo.....Shif po nuk qe i zanëm na organizo edhe takona edhe bashk rrijmë...

10.3.4.2. Me date 27.07.2020, në orën 10:15:52, perdoruesi FElBEB dergon mesazhet: "Smë vin. Erdha...Po hajde hame darke...Ku je tani...Erdha...

Ne oren 10:30:21 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoresin e Ç4RE2, i iderstifikuar si Bujar Ajeti.

Shtetasi Ismail Zeneli i dergon mesazhe zanore "....O mik sa kam shku parkova te shpia edhe jam duke dal qetash nja 10 minuta te spitali se une te spitali s’mund e shof, por po dal edhe takoj do njerez aty te spitali nja 5 minuta edhe po vij edhe takona ku të duash ti......O mik qetu në Sauk jam edhe unë, tek ly Sanatoriumi po rri pak edhe po vij. Se di se ku ështe ky vend po ndoshta e gjejm, te shofim tashi. ...O mik ne Sauk jam tek Sanatoriumi edhe po pys kend unë edhe po vij aty tek resorti...... Apo vjen e merëm ti pra, se une nuk di me ardh aty, po s’e pate bezdi hajde merëm ti ketu para spitalit edhe shkojm e rrimë bashkë, se unë s’kam as ç’a me bo ktu...

Dhe ne vazhdim te dites, shtetasi Bujar Ajeti ishte larguar per ne Kukes dhe Ismail Zeneli dergon mesazhet ne oren 17:28:02:

Mik a ki hik mire per kukes... Flm që erdhe...Takona noshta prap...Shyqyr qe ke shku mire. Diçka vallahin mik. Flm. Flasim...

10.3.4.3. Me date 28.07.2020, në orën 19:01:09 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoruesin e Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i dergon mesazh zanor: "Qetu o mki githe diten, skam kry anjelloj pune me ate se ai djali i dajes paska ik ne Greqi ai dhe s’kam bërë asnjë lëvizje për atë muhabetin tim. Të shof po mi dha të dhënat tja coj me tekst atij shokut, po mi dha të dhënat e adresës.....Edhe nesër kena një takim me do doktore dhe mbas neser mos po hame ndonje dreke se ndoshta vjen edhe Besi.

Besi nderkohe dyshohet se i referohet shtetasit Besmir Murtati, i cili ne periudhen 24.07.2020 deri më 29.07.2020 ka udhëtuar në Turqi.

10.3.4.4. Me date 30.07.2020, ne oren 19:50:51 shtetasi Ismail Zeneli dërgon këto fotografi, HFNERI dhe i shkruan që: I pasna patur aty…. Motër**** Edhe nga Luton… Me avion….Ndoshta a në Kosovë….O ka dal anej e ka hy ne këmb…Dhelpra janë…Jan shumë tinëzarë….Atij të voglit me ja hup b… o mik, njanit, cilit të vijë. Ky i vogli a kupton, është bash ai kryesori, tash të shofim…..

Me date 19.08.2020, ne orën 08:27:07, shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e Ç4RE2, ku i dërgon një adresë që përputhet me adresën në gendje civile të shtetasit Arben Nela me atësi te panjohur dhe lindur me date 06.07.2003 në Mbretërine e Bashkuar, banues në rrugen ‘Lord Bajron’ ne Tirane. HFNERI i ka derguar Bujar Ajetit mesazhet me kete permbajtje: Mjesi mik si tkam a je mire?..... Kjo asht adresa.....RRUGA LORD BAJRONI, PALLATI 461 shkalla .... Ka nji djal 15 vjeç...E ka emrin Arben dhe ja kan vu mbiemin e ktyne rob**ve se asht e ndame mund te jetoj dhe nana vet aty.......

Në orën 10.47 Ismaili i shkruan: Mire mik si je ti, Motra vet jo.... Aty e ka... Kurse prindit e ktij e kan vendbanimin ne fshat. Ne Novesej...

Ne bisedat e mësiperme ështe diskutuar reth vendbanimit të motrës së shtetasve Albert dhe Edmond Nela, shtetases Silvi Nela. Shtetasi Arben Nela qe banon ne rugën "Lord Bajron" është djali i Silvit dhe nipi i Albertit dhe Edmondit. Komunikimi i kesaj dite dhe adresa e derguar perputhet me adresën e shtetasve Silvi dhe Arben Nela.

10.3.4.9. Me date 20.08.2020, ne orën 08:33:42, shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoruesin e Ç4RE2, dhe i dergon mesazhet: "..Mjesi mki si tkam..... Aje mire?. Ky shoku ka fillue pune edhe miha sa te hyjne do et them direkt.... Adresa që ta nisa asht shume me rendesi se 99% jeton dhe nana e tyne... Jeton aty me motren e tyne... e ishalla mbarojmë punë me armiqtë e mi.

1 VITE ME PARE

Zbardhet dëshmia e Breçanit: Nëse jam në burg, jam prej djalit! I kam shërbyer këtij vendi

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:
Erzen Brecani

TIRANË- Është mbajtur seanca në GJKKO për masën e sigurisë për Erzen Breçanin, dhe 3 personat e tjerë të arrestuar, pas përgjimeve të SPAK për trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine. 

Më tej gjatë seancës, Breçani ka përmendur disa prej operacioneve për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë që ka arrestuar teksa ka qenë pjesë e ekipit të RENEA-s. Vetë Breçani ka pretenduar se nuk është përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme, dhe se nëse ndodhet pas hekurave është për shkak të djalit të tij.

Erzen Breçani: Nëse jam në burg, jam prej djalit. E kam këshilluar që të mos merret me gjëra të paligjshme.  Nuk e di se çfarë ka bërë, nuk kam prova nëse ka bërë gjëra të paligjshme. I kam shërbyer këtij vendi, kam rrezikuar dhe jetën time.

Breçani akuzohet për dy vepra penale, atë të përkrahjes së autorit të krimit si dhe pastrim parash.

Paraditen e sotme kanë dalë përpara Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë Erzen Breçani, Dedan Gjoni, Bujar Gërmizi, dhe Besnik Murati. Për të katërt SPAK do të kërkojë masën e sigurisë arrest me burg.

Të gjithë ata janë vënë në pranga pasi janë pjesë e një grupi kriminal, që trafikonin sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.

Në kërkim vijon të mbetet djali i Breçanit, Eralb Breçanit, Ervin Mata, Ismail Zeneli, Bajram Grabova, Artan Sulejmani, Albert Prenga. Ata akuzohen se trafikonin sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe se kishin organizuar plane për eleminimin fizik të dy vëllezërve që jetonin në Britaninë e Madhe, Edmund dhe Albert Nela. ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë ku evidentohet dhe lidhja familjare e Breçanit me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij.Nga përgjimet del në skenë edhe emri i këngëtares Elvana Gjata, e cila siç duket shërbente si ‘transportuese’ e parave pasi kishte vënë në dispozicion të të fejuarit të saj, Ervin Mata dhe numrin e llogarisë.

/Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Grupi druhej mos u vidhej droga: Janë 10 mln euro, po na marrin kutinë

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:
Foto ilustruese

TIRANË- Grupi, pjesë e të cilit ishte edhe Eralbi Breçani, djali i ish-kryepolicit Erzen Breçanit, ishin në frikë se mos lënda narkotike që siguronin nga Amerika e Jugut, u vidhej. Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, biseda për këtë çështje rezulton të jetë zhvilluar më datë 6 dhjetor të vitit 2020. Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 10 kg kokainë me vlerë 10 milion euro.

Pjesë nga dosja:

10.1.3.8. Më datë 06.12.2020, duke filluar nga ora 06:38 deri ne orën 21:20 zhvillohet bisedë në grup chat-in me numër #D*#*P#:214, ndërmjet përdoruesit të HFNERI i identifikuar si Ismail Zeneli, perdoruesit të S7DEGI, i identifikuar si Eralbi Breçani, përdoruesit të V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati dhe përdoruesit të *D*P* (Ergys Dashi). Ata kanë diskutuar rreth nxjerrjes së lëndës narkotike, ku dyshohet së është një sasi prej 10 kg dhe vlera është 10 milion euro. Përdoruesit komunikojnë me njëri-tjetrin, pasi shtetasi Ismail Zeneli, personi përgjegjës për nxjerrjen, ka problematika lidhur me personat që do nxjerrin lëndën, pasi ata janë tërhequr dhe në chat grup ka nisur debati rreth kësaj situate, ata shkëmbejnë mesazhet:

HFNERI- Mjesi quna si jeni a jeni mire? Tani pak a shumë e dini situatën se si asht bo ktu per punen që ma kaloi (D*P*). Unë t’ju them të drejtën në fillim doja t’ja bëja si nder (D*P*) pastaj u tërhoqa se ky grupi im nuk e bënin dot ke MSC.....pyeta një përfaqësues të një grupit tjetër dhe më thanë kemi mundësi me e bo diskutova tek perqindja dhe ramë ne dakord ...problemi ësht këtu se e kanë kërkuar edhe ca te tjerë këtë punë dhe e kanë marre vesh të gjithë. Tani unë numrin e kutisë qe ma ka kaluar pika s’ia kam kaluar njeriut të gjalle se e di se këto pune janë me shumë probleme dhe nuk due që t’na ndodhë asnji dëm fizik apo ekonomik. Më kryesorja për ne janë dëmet fizike (njerëzit). Atij grupit këtu që më e morën përsipër ju ka hy frika se mos dëmtohen ngaqë ju ka ardh si punë edhe nga anë tjetër. Unë ju thashë i zoti i punës dhe i mallit ka ardh ktu mthujni se kush esht ineresuar tjeter kush. Por nuk me than, mthan ne tërhiqna. Nuk dona probleme me thanë. Unë po të pres këtu (D**P) dhe po flasim nga afër.

V6FGL7--Hello dajlok si je mirë. Daja ato të shikojn si është më mirë për to se dhe me prish punë s’dum. Kur të vijë pika fol nga afër dhe bëjmë punë vetë pa marrë vesh njeri me çanta.

D**P- Si kalut. Daje pse jan terheq ato? Nga puna?

S7DEGI- Po po me u prish është.... po kur po mbarojnë.

HFNERI- Kalojmë pak neë temë pune (D**P). Këta janë ka friksohen per gjo tjetër....

D*P*- O daje. Po atë e di shteti atë pun ajo del te manifest me të kuqe...

HFNERI- I kanq shrujt edhe nji tjetqr nga Madriti...

D*P*- Po shumë mir. Thuj atyre t’na i sjellin ne tavolin kto që i kanë shkrujt...

HFNERI- I kan pyet e boni dot...

D*P*- Mbase ato s’dun me e bo me ne se dije me shpi ai që e ka shkrujt jo se kanë frikë.

HFNERI- Une ju thashë 13 shoku.

D*P*- O daj. Si quhen në sky këto që i kanë shkrujt. Se po na cmenin. Kush janë këto njerëz që shkruajnë....

D*P*- Ato po dun me vjedh kutinë edhe këto nuk tregojnë si quhen...

HFNERI- I kam vetëm unë te dhomat...

D*P*- O daj edhe pak arrin kutia. Janë justifikime ato që thojn ato...

HFNERI- Ju kam thanë të tjerët jan ka flasin kot.

D*P*- Mbasi ai tjetri i thot të jap 50% se ai gratis e ka normal edhe këtyre i intereson me e bo me ato na rrejn ne kot. Dajë po më merakos ky muhabet. Se e morën përsipër punën këto i thashë e kemi mbyll si deal me kte grup...

Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Eralbi Breçani njoftonte grupin: Po ha drekë me babën, po më mëson si të ruhemi, ishalla biem në një sektor

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:
Erzen dhe Eralbi Breçani

TIRANË- Në dosjen 100 faqëshe të SPAK për grupin kriminal që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, bie në sy frika që anëtarët kanë se mos zulohej komunikimi i tyre në aplikacionet e koduara. Në një moment në dosje, Eralbi Brëçani tregon se gjatë një drake që ka qënë duke konsumuar me të atin e tij Erzen Breçanin, ky i fundit e udhëzonte se sit ë ruheshin, pasi po hapeshin ‘petët’ e aplikacionit “sky”.

Eralbi Breçani është vënë në dijeni gjithashtu nga babai i tij se në Shqipëri kishte ardhur një dosje për disa persona, ndërkohë që njerëzit me të cilët ai komunikonte shqetësohen nëse ishte pjesë identiteti i tyre. Ndërkohë që i biri i Breçanit uron me humor që të bjenë të gjithë në një sektor burgu.

Pjesë nga dosja dhe komunikimet mes personave:

Eralbi Breçani: Lek sa të doni, ju jep boli...po ha drekë me babën jam, ju bën të fala.

Besmir Murati: Të fala bëji

Eralbi Breçani: Të fala paçi, po më jep instruksione si të ruhemi, hiqni telefonat thotë, po hapen ‘sky’.

*D****P*, i paidentifikuar: Ka të drejtë. Për zotin gjëja e parë që kam mëndu kur është kap puna është ‘sky’.

Eralbi Breçani: Plaku më ka thënë para 2 javësh. Kanë ardhur dosje në Shqipëri për disa persona, edhe shqiptarë nga vendet latine, Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona dhe vetëm për këto ‘sky’ për Zotin. Ishalla biem në një sektor të gjithë bashkë bëjmë muhabet.

*D****P*, i paidentifikuar: O plak thuji babit shihe njëherë atë emrin tim

Ismail Zeneli: Të gjithë po punojmë me ‘sky’, nuk po dijmë gjë.

/Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Artan Hoxha: Ervis Martinaj mori peng Ervin Matën, i kërkoi të tërhiqej nga një ndërtim

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:
Ervin Mata dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se Ervin Mata është marrë peng nga Ervis Martinaj. I ftuar në "Opinion", Hoxha tha se ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 të paradites, pranë RTSH-së, në një zonë mjaft të populluar. Sipas gazetarit, Martinaj e ka futur Matën në një garazh të një qendre tregtare aty pranë dhe e ka kërcënuar. Ai i ka kërkuar që të tërhiqet nga një ndërtim që vazhdon edhe sot e kësaj dite në Tiranë, si dhe i ka ofruar 2 milionë Euro.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Ka patur një ngjarje kur Ervin Matën e kanë marrë peng para RTSH dhe kjo ngjarje ka ndodhur në orën 11:00 të ditës. Është marrë peng nga grupi i Ervis Martinajt.

Blendi Fevziu: Si u mor peng?

Artan Hoxha: Në rrugë në anë të rrugës. Kanë dalë e kanë marrë e kanë çuar në një nga ata qendrat tregtare aty afër, në garazhdet e asaj. Është mbajtur për disa orë për çështjen e një ndërtimi shumë të madh në Tiranë. I është ofruar një pagesë 2 milion Euro që të tërhiqej si aksioner nga ai ndërtim që është duke u bërë aktualisht në Tiranë. Ai ka thënë që unë nuk kam lidhje me këtë punë sepse unë nuk jam vetë aty. Unë as nuk i dëgjoj të tjerët dhe as të tjerët nuk më dëgjojnë mua dhe në këtë rast nuk mund të përfshihem në këtë histori. Kjo ngjarje është bërë fiks në orën 11 paradite para RTSH, por nuk ka pasur hetim për këtë.

Blendi Fevziu: Në çfarë kohe ka qenë pak a shumë?

Artan Hoxha: Kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur para plagosjes. Edhe plagosja ka qenë një pikë vlimi e disa incidenteve të mëparshme dhe ajo kulmoi me ngjarjen në bllok.

 

1 VITE ME PARE

“Ti q* fëmijë e ça ke, ti thyej kretë”, si Bujar Ajeti kërcënonte punonjësin e SHISH: E ke bo domin…

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:
Bujar Germizi

TIRANË- Ismail Zeneli, një prej të akuzuarve për trafik ndërkombëtar droge ka rrëfyer një episod përplasjeje me efektivë të policisë që kanë dalë gjithashtu në përgjime. Në bisedën e zbardhur nga ZËRI që siguroi ekskluzivisht dosjen voluminoze, vihet re dhe një bisedë me tone tensioni mes Ajetit dhe një tjetër personi të identifikuar si Bashkim Sadria. Bëhet fjalë për një episod ku një ngarkesë pritej të futej në Shqipëri, por është bllokuar në doganë.

Në një tjetër episod që është pjesë e dosjes, thuhet nga SPAK se Bujar Ajeti ka kërcënuar një punonjës të SHISH, që dyshonte se e kishte spiunuar. Ajeti është betuar se punonjësi i SHISH ‘I kishte hyrë në hak’.

Pjesë nga dosja:

Me datë 19.09.2020 në orën 12:09:51, Ismail Zeneli kontakton Ç4RE2 dhe e njofton që aparatet telefonik të kriptuar me CHIPHR kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor, bashkëlidhur i dërgon edhe fotografi të mandatit të dërgesës me postë ku marrës është Bashkim Sadria.

Shtetasi Ismail Zeneli: Mik si të kam nuk të kam than gjo se tu prit ha sot ha neser per tel…I ka bllokue dogana mik…E per at pune…Smund te kam than gjo…Jan ne shipni o mik po i ka majt dogana…

Në orën 16:31:56, Ç4RE2 komunikon me përdoruesin V40G80 duke i dërguar mesazh zanor dhe i tregon rreth një ngjarje që ka ndodhur këtë ditë, ku shtetasi Bujar Ajeit ka ndaluar funksionar të agjencive ligjzbatuese dhe i ka kërcënuar.

Isamil Zeneli: Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti ** fmi e ça ke do ta thej ka pak e kreve i thash, rob**r, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash…….qe kon ai Luan Elezi i Shikut me to, atëherë gjasme kishte hap kofanon sikur po ishte tu i shit makinën me i hotel ai Luani, i thash hë më ça bone u lodhe a mirë, aaa ça je tu bo i tash, hiç vlla ja kena kohë, po ti prej ka je më i them ktyne, mos prej Tirane, thash o Luan po çdeshe kshu motër**mash ti, se kam për të ja u ** gratë thuj i ash, o ai u çu, o ti ** motrën tash mos e hap gojën hiç thash, s’lash gjo pa i thon rob**ra thash….”.

V40G80 i kthen audiomesazh në orën 16:34:11: me kë ke, me Lulin, pate Lulin me vete ëë…?”

Lidhur me kete episod, veprimet e shtetasit Bujar Ajeti pershkruhen edhe nga shtetasi Nuredin Dumani në deklarimin e dates 17.10.2023.

Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi (Ajeti). Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Kush është Toto Rina? Hoxha jep detaje: SPAK mund ta ketë arrestuar, roli i tij në krim

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:
Artan Hoxha

TIRANË- Në përgjimet e SPAK që çuan në pranga Erzen Breçanin, Dedan Gjonin, Bujar Gërmizin dhe Besmir Muratin, sipas gazetarit Artan Hoxha, del në skenë dhe një personazh që mban nofkën Toto Rina, dhe ka rol kyç në disa krime që kanë ndodhur kundër jetës së personave.

Sipas gazetarit ky person mund të jetë arrestuar nga SPAK, dhe mund të shërbejë si i penduar për të zbardhur disa prej ngjarjeve. Hoxha tha se pritet një komunikim nga SPAK në ditët në vijim për të kuptuar se kush është identiteti i këtij personi, që dhe në aplikacionet e koduara mbante emrin “Toto Rina”.

Pikërisht ky person dyshohet se bënte lidhjen mes ‘të fortit’ të Kukësit Bujar Gërmizi dhe grupit të ekzekutorëve që paguheshin për ngjarje të caktuara.

“Fillesa e këtij hetimi është nga “Sky Eç”, lidhja e personazheve, por në fakt kemi një hetim që ka nisur nga jashtë territorit të Shqipërisë, Hollandë, Gjermani, Brazil, ku dhe është kapur një ngarkesë. Mënyra si është paraqitur nga SPAK, të lë të kuptosh se ka të bëjnë me një organizatë që ka një sistem piramidë të organizuar, por në fakt nuk është tërësisht ashtu. Kemi pjesën e trafikut të kokainës që shkojnë diku tek 800 kg janë kapur në 3 ngarkesa. Ekskluzivitet i lëvizjeve që ka bërë Ervin Mata. 800 janë kapur në 3 ngarkesa dhe nga këto 800 janë ngarkesa që vijnë nga Brazili dhe nga Kolumbia, në Holandë dhe në Gjermani. Ky është trafik i bërë jashtë territorit të Shqipërisë.

Pjesa e dytë është pjesa e Shqipërisë që ka të bëjë kryesisht me Bujar Gërmizin, i cili është interlekutori, kryesisht për ngjarje – porositje të vrasjeve me pagesë. Nga këto çështje, dalin se kush do të goditej, pra 2 vëllezërit Nela që jetonin në Britani, një biznesmen në Lezhë, pra këta ishin persona për të cilët ishte porositur krimi, por në fakt nuk del se kush do ta bënte këtë gjë. Nëpërmjet kësaj çështje ka dalë një vrasje në Tropojë e Guxim Gjurishit e 5 Janarit 2020 dhe kryesisht, ish-pjesëtari i Forcave Speciale, Bujar Gërmizi ka shërbyer si njeriu që ka bërë lidhjen midis personave që kanë bërë porosinë dhe ekzekutorëve.

Telefoni “Sky”, i cili komunikon me Bujar Gërmizin ka nofkën “Totorino”. Ky është njeriu që ka mbajtur kontaktin. Nuk e ka nxjerrë SPAK deri tani. Unë e di dhe besoj se SPAK e ka arrestuar. Ai e ka nofkën “Totorino” dhe ai është njeriu që komunikon me grupin e ekzekutorëve dhe me Bujar Gërmizin. Kjo është pjesa e Shqipërisë, vrasjet dhe konfliktet të brendshme që janë shtrirë dhe jashtë”, tha gazetari në studion e “Opinion”.

/Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Dashuria "fatale" e Elvana Gjatës, çfarë ndodhi pas masakrës në ish-bllok, thashethemet për ndarjen

METAMORFOZA 2/ GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit, Breçani:
Ervin Mata dhe Elvana Gjata

TIRANË- Lidhja me Ervin Matën, dhe dijenia për aktivitetin e tij të paligjshëm, nxjerr sërish në skenë emrin e këngëtares Elvana Gjata, 5 vite kur ajo u përfol si molla e sherrit për masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë një person, dhe u plagosën disa të tjerë.

Edhe pse asokohe pas shpalljes në kërkim policor, pozita e këngëtares do të sqarohej, dhe sherri në dukje banal ‘pse më pe të dashurën’, u kthjellua shpejt se ishte një sherr për trafikun e kokainës mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt.

Këngëtarja asokohe në kulmin e suksesit të saj në Shqipëri, do të zhdukej për disa kohë nga skena publike, e madje u përfol për një ndarje mes saj dhe Matës, por duket se pavarësisht turbulencave në pozitat ligjore të ‘bolit të kokainës’, raporti i tyre qëndron ende i shëndoshë. Jo vetëm kaq! Pasi Elvana Gjata dhe llogaritë e saj bankare, përdoreshin si një lavatriçe për paratë e kokainës që gëzonte jashtë vendit Ervin Mata.

Në dosjen e fundit siguruar nga Zëri.ai, ku përgjimet e SPAK goditën një grup të trafikur ndërkombëtar të kokainës, Elvana Gjata përdorej në disa raste nga Ervin Mata, për të sjellë para njerëzve në Shqipëri, në këtë rast Erzen Breçanit të arrestuar, i cili do të dalë sot përpara GJKKO. Në rastin e parë është Mata që i thotë Breçanit për t’i dërguar 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës, dhe në rastin e dytë është Breçani që konfirmon se këngëtarja kishte shkuar për ti dhënë paratë cash, por ai nuk kishte pranuar.

Vetë këngëtarja prej kohe nuk jeton në Shqipëri, pasi me gjasa ndjek partnerin e saj në vendet ku ai dyshohet se ka hedhur themelet e një grupi të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Vetëm këtë verë ajo u kthye në Shqipëri për të mbajtur një koncert në stadimin Air Albania, dhe me gjasë do të kalojnë disa muaj të paktën që nga Elvana të mos dëgjojmë më asnjë lajm.

Sa i takon jetës private, vetë ajo përpiqet që ta mbajë hermetike, ndoshta pikërisht për shkak të përfshirjes dhe dijenisë së saj për veprimtari të paligjshme./ Zëri.ai

Poll

MOS HUMB