Ervin Mata, historia e "bolit" të kokainës

TIRANË- Katër vite pasi dëshmoi para policisë për ngjarjen e ndodhur në lokalin “Monopol” në ish-Bllok mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe më shumë se 10 muaj pas lajmeve se është zhdukur në Bolivi, Ervin Mata është rikthyer në kryefjalën e mediave këtë mbrëmje. ZËRI, nga burime të afërta pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka mësuar se prokurorët e posaçëm kanë firmosur një urdhër arresti për Matën, që ende nuk është ekzekutuar dot.
Ervin Mata, 35 vjeç njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, “VICTORIA”.
I riu nga Tirana doli për herë të parë në skenë pas masakrës së ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur dhe rivali i tij, Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit të kaluar. Arratinë për gati 6 muaj nga 4 tetori i vitit 2018 deri më 2 mars të vitit 2019 që u vetëdorëzua para bluve, Mata e argumentonte me faktin se ishte larguar pasi ishte frikësuar.
Deri në atë moment, për publikun e gjerë, Ervin Mata nuk tingëllonte emër i njohur, pavarësisht se këngëtarja Elvana Gjata, kishte nisur të jepte deklaratat e para. Në një intervistë për Ermal Mamaqin, njëkohësisht dhe një prej miqve të saj më të ngushtë, Elvana rrëfeu nga këndi i bardhë i shtëpisë së re se ishte fejuar me një biznesmen nga Tirana në vitin 2017.
Gjithçka ndodhi në një ceremoni intime, ku dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre, atëkohë 2-vjeçare, pasi njiheshin që në vitin 2015.
“E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë. Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë,”- deklaronte këngëtarja.
Por, identiteti i të fejuarit që këngëtarja e ruante me aq fanatizëm, u bë publik në mënyrën më të keqe të mundshme, në masakrën e ish-Bllokut, pas përplasjes me Martinajn, emër që në atë kohë ngjallte frikë kudo.
Shkaku si fillim u tha se ishte një ngacmim që i ishte bërë këngëtares, por shumë shpejt u raportua se Ervin Mata, i njohur dhe me nofkën ‘Boli’, kishte të tjera ‘halle’ me Martinajn. Bëhej fjalë për një ngarkesë me kokainë, për të cilën Mata nuk i ishte përgjigjur Eldi Dizdarit, një prej kokave të 'Kartelit Bello' që sot strehohet në Dubai.
Garant për këtë sasi të madhe droge, është futur Martinaj, me të cilin edhe vetë Dizdari i kishte Matës se duhet të 'sqarohej'.
Prokuroria, e cila ngriti dhe të gjithë dinamikën e ngjarjes në zonën e ish-Bllokut, sqaronte se Mata ka dalë nga ‘Monopoli’ pasditen e 4 tetorit, për t’u takuar me të fejuarën e tij, Elvana Gjata si dhe për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Në atë çast, ka kaluar dhe Dizdari, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë që teksa ecte përballë dyqaneve luksoze, ka komunikuar në distancë me Matën, dhe më pas ka vijuar rrugën drejt.
Në këtë moment është futur në lojë pronari i lokalit “Monopoli”, Redi Popesku. Ky i fundit, në dëshminë e dhënë në polici, ka deklaruar se në atë çast, Mata i ka kërkuar që ta lejonte Martinajn t’i bënte një vizitë në biznesin e tij.
Pas aprovimit, në lokal është futur Ervis Martinaj, Santiago Malko (tashmë i ndjerë), Eljon Hato dhe Fabjol Gaxha. Grupi i Martinajt është akomoduar në banak, por ujdia për të cilën Dizdari priste të reja nuk u mbyll siç duhej, pasi konflikti degjeneroi në përdorimin e armëve dhe Gaxha mbeti i vrarë.
Autor i vrasjes së Gaxhës ishte ish-komandoja Merviol Bilo, truprojë e Elvana Gjatës dhe biznesmenit Ervin Mata, i cili edhe sot e kësaj dite, është ende në kërkim për të njëjtën ngjarje. Në kërkim u shpallën dhe Fabiol Alushi e Eldi Dizdari.
Më 30 maj të vitit 2022, një sasi tritoli shpërtheu te hotel Victoria, vetëm 30 minuta pasi në Laç ishte ekzekutuar krahu i djathtë i Ervis Martinajt, Bujar Lika (Hasani) dhe shoku i tij, Paulin Gjergji. Në media qarkulloi shpejt lajmi se bëhej fjalë për një ‘mesazh’ të dërguar nga Martinaj, por asgjë s’është vërtetuar deri më sot.
Përtej çdo raportimi, Ervin Mata nuk ka qenë kurrë objekt i veprimit të ligjit, deri më sot, kur u lëshua urdhër arresti dhe nuk dihet saktësisht se për çfarë akuzohet apo se në cilin krim është përfshirë.
Ai është aluduar dhe për lidhje me killerin-hije, Talo Çela. Ky i fundit, është parë në hotelin e Matës më 5 gusht të vitit 2021, e dhënë që përmes një dokumenti kishte mbërritur dhe në duart e Ardi Veliut, që në atë kohë drejtonte Policinë e Shtetit.
Gazetari Artan Hoxha tha në atë kohë se këto informacione kanë dalë nga komunikimet e brendshme të strukturave të policisë.
“Policia e Shtetit ka disa sisteme që i përdor për komunikimin e vet, për marrjen e të dhënave dhe për kalimin e të dhënave nga një nivel i policisë tek tjetri. Ata kanë thyer sistemin e komunikimit të brendshëm, nga ato të dhëna që unë kam parë deri tani. Po marr rastin e parë. Bëhet fjalë për Talo Çelën. Në e-mailin që është publikuar bëhet fjalë për gushtin e vitit të kaluar. Ai është informacion që i shkon një drejtuesi të lartë të policisë por nuk është 100% i vërtetë. Mbi atë informacion policia bën verifikim. Ai thuhet se ka shkuar në një hotel që ka takuar Ervin Matën, kjo na çon në ngjarje të tjera, tek ngjarja e bllokut. Policia pasi ka marr informacioni duhet ta çojë në instancat e duhura për të bërë verifikimin. Ai thuhet që ka shkuar në hotel Viktoria. Në hotel Viktoria ka kamera sigurie, është një ambjent i kontrolluar mirë dhe futet në ambjentet e sigurta. Këto janë informacione që duhen verifikuar,"- tha Hoxha.
Në muajt në vijim, Ervin Mata u lakua në media, vetëm për hipotezat nëse ishte ndarë apo jo nga këngëtarja me të cilën kishte ndërruar dhe ‘nishanet’, por në fillimin e këtij viti, u aludua për një zhdukje/vetëzhdukje të tij në Bolivi, vend të cilin e vizitonte shpesh, pasi kishte siguruar një linjë kokaine mes tij dhe Evropës.
Një vetëdorëzim i dytë, do të sqaronte gjithçka…
Lala: Mata i dyshuar për zhdukjen e Ervis Martinajt

TIRANË- "Ervin Mata mund të jetë i përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt", të paktën kështu është shprehur gazetarja e kronikës Klodiana Lala teksa fliste për arrestimin e ish-kryepolicit të Tiranës Erzen Breçani dhe lidhjet e tij me Ervin Matën. Ky i fundit kundërshtar i përbetuar i Ervis Martinajt.
E ftuar në "News 24", Lala tha Mata është personazh i rëndësishëm në fushën e narkotrafikut nga Amerika Latine. Ndërkohë, shtoi se ai mund jetë i përfshirë në zhdukjen e Martinajt.
Klodiana Lala: Ervin Mata është personazhi kryesor i përplasjes në ish-Bllok në vitin 2018 ku u përplas ashpër me Ervin Martinajn. Për këtë ngjarje që në atë kohë u përdor emri i këngëtares, Elvana Gjata, unë e kam bërë të qartë se ishte një përplasje në fushën e narkotrafikut. Përplasja midis dy grupeve kriminale kishte ardhur për shkak të trafikut të drogave të forta. Dënimet ishin mjaft të lehta. Edhe Meviol Bilo, ish-komando u dënua me një dënim qesharak pasi u cilësua një vrasje e atypëratyshme dhe nuk u hetua më gjatë për arsye që mbet t’i hetojë Prokuroria e Posaçme. Ky është Ervin Mata i konsideruar një personazh dhe faktor kryesor në trafikun e drogave të forta nga Amerika Latine drejt Bashkimit Evropian. Ai nuk qëndron në Shqipëri pjesën më të madhe të kohës. Këtë verë ka qenë një ose dy herë me periudha të shkurtra dhe mendohet se jeton në Argjentinë dhe Bolivi etj. Djali i zt.Breçani, pasi ka lidhje krushqie me Ervin Matën, dyshohet të jetë i përfshirë në çështje të trafikut të drogës. Kush është personazhi surprizë për median shqiptare? Unë e kam njohur disa vite përpara dhe për herë të parë e kam hasur me dokumente zyrtare në 2014 kur autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ku dyshohet se ka lidhje edhe me zhdukjen e Ervis Martinit. Bujar Gërmizi, është ish-oficer i forcave speciale, ish-gardist, shoqërues i disa personaliteteve të ministrave dhe ish-ministrave. Ishte arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për çështje të trafikut të drogës, u arratis në një arratisje spektakolare nga burgu. Pati një përpjekje titanike atje për ta arrestuar. Ai hyri në Shqipëri dhe kërkoi që dosja të sillej këtu. Autoritetet maqedonase nuk pranuan dhe kërkuan të arrestohej dhe më pas të sillej dosja. Duke qenë se ishte në veri të vendit, duket se nuk tërhoqi vëmendjen. Për shkak të punës në Gardën e Republikës dyshohej për grabitjen e Bankës së Kursimeve në shuma të konsiderueshme prej 300 apo 400 milionë lekë. U arrestua dhe u dërgua në burg në Prizren, pati revolta të forta. Kohët e fundit mendohet se ishte lidhur me disa grupe kriminale. Është i futur thellë në trafikun e drogës dhe këtu bëhet lidhja me Ervin Matën. Është duke u hetuar edhe në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.
Por kush është Ervin Mata?
Ervin Mata, 35 vjeç njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, “VICTORIA”, i cili në fakt sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Buiznesit, rezulton i regjistruar në emër të babait të tij, Luan Mata. Po ashtu ka zbardhur është pronari i “Ekspozita Building”, është 93 metra e lartë pranë zonës së ish-Ekspozitës.
I riu nga Tirana doli për herë të parë në skenë pas masakrës së ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur dhe rivali i tij, Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit të kaluar. Arratinë për gati 6 muaj nga 4 tetori i vitit 2018 deri më 2 mars të vitit 2019 që u vetëdorëzua para bluve, Mata e argumentonte me faktin se ishte larguar pasi ishte frikësuar.
Përtej çdo raportimi, Ervin Mata nuk ka qenë kurrë objekt i veprimit të ligjit, deri më sot, kur u lëshua urdhër arresti dhe nuk dihet saktësisht se për çfarë akuzohet apo se në cilin krim është përfshirë.Në muajt në vijim, Ervin Mata u lakua në media, vetëm për hipotezat nëse ishte ndarë apo jo nga këngëtarja me të cilën kishte ndërruar dhe ‘nishanet’, por në fillimin e këtij viti, u aludua për një zhdukje/vetëzhdukje të tij në Bolivi, vend të cilin e vizitonte shpesh, pasi kishte siguruar një linjë kokaine mes tij dhe Evropës./Zëri.ai
Pezullimet nga Policia dhe 'betejat' politike të Erzen Breçanit

TIRANË- Erzen Breçani, një prej ish-drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit sot është pas hekurave për lidhje me krimin. Ai u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për përfshirje në një grup kriminal që merrej me transport kokaine nga Amerika Latine.
Erzen Braçani është i njohur për publikun në për lidhjet e tij politike, të cilat në momente të caktuara i kanë kushtuar dhe uniformën e policit që mbante derisa të largohej përfundimisht nga Policia e Shtetit. Gjatë karrierës së tij më shumë se 20-vjeçare në strukturat e rendit, Erzen Breçani është pezulluar disa herë nga Policia për shkelje të rregullave dhe etikës. Tek kjo e fundit ka lidhje dhe politike, nga e cila dukej se ish-kryepolici i Tiranës nuk shkëputej dot.
Pezullimi i parë
Ishte 9 prilli i vitit 2013 kur Erzen Breçani me urdhër të Kryepolicit të kohës Hysni Burgaj do të pezullohej me 1 muaj nga detyra, asokohe Breçani mbante detyrën e zv.drejtorit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shkak u bë një akuzë e ngritur nga televizioni Top Channël, i cili pretendonte se Policia kishte dhunuar një operator gjatë ndeshjes së 21-të të Superiores mes Tiranës dhe Skënderbeut.
Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit deklaronte asokohe se ndaj Erzen Breçanit është dhënë masa pezullimit paraprak nga detyra, pasi ndaj tij kishte filluar ecuria disiplinore.
Pezullimi i dytë
Më 3 korrik të vitit 2013, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, Erzen Breçani do të pezullohej për 1 muaj nga detyra për shkak të një statusi në Facebook, ku anatemohej kryeministri i zgjedhur Edi Rama.
Përmes rreshtave në Facebook Breçani e quante Ramën pinjoll të komunizmit dhe nazist, duke mos nguruar ta krahasonte dhe me Hitlelin. Statusi nuk u mohua nga Breçani atë kohë por ama shprehej se nuk e kishte shkruar ai. “Fatin” e tij e la në dorë të Policisë. Por socialistët se lanë me kaq.

Në Komisonin Hetimor të ngritur në vitrin 2014 për lëvizjet në Policinë e Shtetit, deputeti i PS Taulant Balla “e thumbonte” për statusin e dikurshëm duke i thënë: Mos ia lini më telefonin djalit. (Pasi Breçani kishte deklaruar se statusi në FB mund të jetë postuar nga i biri).
Erzen Breçani për mediat: Kam 20 vite në policinë e shtetit dhe kam kryer detyrën duke respektuar ligjin.Sulmet ndaj meje kanë qënë gjithmonë të qëllimshme nga eksponentë të Partisë Socialiste.Nuk do të largohem nga policia e shtetit dhe do jem në krye të detyrës duke respektuar ligjin dhe në shërbim të komunitetit. Kam komunikuar në telefon me liderin e PS-së. Nuk kam asgjë personale me të. Çdo lider dhe çdo kryetar partie e ka pasur numrin tim. Unë jam në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të çdo force politike.
Erzen Breçani, ish-kryepolici i Tiranës dhe një nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit gjatë viteve u arrestua një ditë më parë me urdhër nga SPAK për përfshirje në një grup kriminal që merrej me transport kokainë nga Amerika Latine. Ndërsa i biri Eralbi Breçani është shpallur në kërkim. Po ashtu në kërkim është shpallur dhe biznemeni Ervin Mata. Në vitin 2013, pas marrjes së qeverisë nga Partia Socialiste, Erzen Breçani shkëputi lidhjen me këtë strukturë./Zëri.ai
Kamuflimi i Erzen Breçanit si 'ekspert' i krimit në studio televizive, kalimi nga Policia te investimet në energji dhe siguri

TIRANË- Ish-numri dy i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani vari në gozhdë uniformën e tij për t'ju futur biznesit privat! Në prill të vitit 2014, kur doli në Komisionin Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit, Breçanit iu evidentua edhe biznesi që kishte nisur të lulëzonte në treg që në vitin 2005. Por asokohe (edhe pse i përfshirë), e mohoi se kishte lidhje edhe me biznesin e vëllezëve të tij. Zyrtarisht, kishte të drejtë, pasi pronari i vetëm, edhe pse Erzeni e ndihmonte dhe njihej nga mediat si përfaqësues i "Breçani Security", ishte i vëllai Fatbardhi!
Taulant Balla: A keni një biznes privat? Si psh. ”Breçani Security?”
Breçani: Ju mund ta verifikoni vetë tani, unë nuk kam asnjë lidhje me të, por janë vëllezërit e mi, njerëz me arsim të lartë e të ndershëm, që punojnë e kanë hallet e tyre.
Megjithatë, të parën kompani në emrin e tij e hapi vetëm në vitin 2022...për të investuar në energjinë elektrike. Në një prej aktiviteteve të kompanisë së tij ishte shfrytëzimi i limit të Gashit, degë e lumit Valbonë në Tropojë. Por është e dedikuar edhe në shërbimet e internetit apo dhe të "IT". Edhe kompania e tij ka të njëjtën adresë me të vëllait të tij, në një qendër tregëtare në Tiranë.
Breçani Security
ADRESA: -Tiranë, Njësia Nr. 2, Rruga "Papa Gjon Pali II", ABA Business Center, Kati përdhe, Zyra nr. 01
Kompania Breçani
ADRESA: -Tirane, Rr. “Papa Gjon Pali II, ABA Business Center, K. perdhe, z. 01, Tirane”
Me statusin e ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë, por edhe si përfaqësues i kompanisë së sigurimit, Breçanit iu hapën të gjithë dyert e studiove televizive. Përveç kohës kur i biri, Jehoni aksidentoi një vajzë, ish-zv.drejtori i Policisë ishte kudo.
Fliste për krimin, për aksionet e shkuara të Policisë së Shtetit në botën e krimit, e për shumë e shumë tema të tjera që kanë pasur ndikim në opinionin publik. Mes tyre edhe për zhdukjen e Ervis Martinajt.
Por pse është kaq e gabuar që të flasë për Ervis Martinajn?
Listojmë ngjarjet! Viti 2018, Ervis Martinaj përplaset me armë zjarri në ish-Bllok me Matën. Plagoset në qafë dhe përfundon në burg prej gjithë përleshjes së tyre. Megjithatë në dëshminë e tij, Martinaj ia kishte hedhur fajin Fabiol Gaxhës, viktimë e përplasjes, duke pretenduar se kishte miqësi me "Bolin", të cilin e quante edhe "dele".
"Me Ervin Matën s’kam pasur lidhje fare. Me të jam takuar rastësisht. Unë jam rritur me babën e Ervinit. Vetëm Fabi është fajtor në këtë mes, por sherri nuk ishte aq i madh sa për të goditur aq shumë plumba. Unë isha ai që i thashë Fabit ‘mos’ se po të mos kisha ndërhyrë unë, ‘kokëmadhi’ do të kishte vdekur sot, pasi ai e kishte të pamundur të qëllonte se e kishin kapur nga krahët e s’kishte mundësi të nxirrte armën. Ai u tregua legen, pasi kur unë i thashë Fabit, ‘mos, çfarë po bën’, ai gjuajti me refleks. Do të ishte Fabi gjallë dhe nipçja ime nuk do të kishte vdekur, se ai i vdekur është. Jeni duke më rënë në qafë kot, pasi unë isha duke pirë një gotë. Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flas me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot."
Në verën e 2022, Ervis Martinaj u zhduk. Nuk donte shumë mend për të kuptuar rëndësinë e zhdukjes së tij, ngjarje që edhe sot është e pazgjidhur. Me ardhjen e shtatorit, të gjitha emisionet televizive u mbushën me raportimin e lajmit dhe zbulimin e detajeve. Pyetja kryesore ishte një për të gjithë: Gjallë është apo ka vdekur? Përgjigje për të dha edhe Breçani.
Edhe pse në konflikt të pastër interesi, sërish u ftua dhe foli për ngjarjen, në një kohë kur djali i tij, gjithashtu në kërkim nga SPAK, është i martuar me motrën e Matës. E vetë Erzeni ishte kthyer më shumë si një "truprojë" të biznesmenit të kthyer në kokë krimi në Shqipëri.
Por sërish iu dha e drejta për të komentuar. Dhe çfarë komentimi! Brenda një harku kohor të shkurtër, ka dhënë dy versione të ndryshme. Ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani tha se Martinajt i ka ndodhur një e keqe shumë e madhe.
Erzen Breçani: Hetimet mbi zhdukjen e Evis Martinajt duhet të nisin nga vrasja pasi i gjithë grupi i tij janë vrarë, këta janë element të krimit të organizuar. Ky hetim për zhdukjen e tij do zgjasi jashtëzakonisht shumë, shteti nuk e ka seriozisht këtë ngjarje. Do uroja të ishte inskenim se boll ka të vrarë. Por u besoj familjarëve të tyre por jam i bindur se atij i ka ndodhur një gjë e keqe e madhe.
Pak kohë kaloi dhe versioni ndryshoi. Në programin "Shqipëria LIVE", ish-drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani, ka folur lidhur me personin, i cili mbronte Ervisin, Jeton Lami, ku më 20 shtator ai do të dalë para drejtësisë.
"Jeton Lami nuk kishte detyrë nga eprorët për të punuar në detyrën e operacionales, kishte detyrë të mbronte Ervis Martinajn. Ai ishte i paguar të mbronte Ervis Martinajn nga policia. Ai merrte një rrogë në shtet ku nuk paraqitej dhe një rrogë tjetër nga personi që i ka thënë të mbrojë Ervisin. Kjo tregon se sa i inkriminur është shteti ynë. Ervis Martinaj është gjallë dhe do të vazhdojë të jetë gjallë në politikën shqiptare,"-shprehej Breçani.
Pse gjithë ky ndryshim? A kishte vallë lidhje ndryshimi i kursit të tij me lajmet që nisën të publikoheshin? Disa media shkruan për një konglomerat grupesh kriminale që ishin bërë bashkë kundër të ashtuquajturit, bossi i lojrave të fatit. Mes tyre u përmend edhe Ervin Mata, bashkë me shumë armiq të tjerë që Martinaj kishte krijuar gjatë "karrierës" së tij./Zëri.ai
Debati- Si u përplas Erzen Breçani me deputetët e PS: S'jam gangster

TIRANË- Erzen Breçani është kthyer në kryefjalën e mediave sot, pas arrestimit të djeshëm nga SPAK për përfshirje në një grup kriminal që merrej me transport kokainë nga Amerika Latine. Me arrestimin e tij, ZËRI ka risjellë për lexuesit disa nga përfshirjet e tij më të bujshme në politikë, ku nuk kanë munguar as përplasjet. I tillë është rasti i përplasjes së tij verbale me asokohe deputetin e Partisë Socialiste, Saimir Tahiri për shembjen e një godine 3-katëshe pranë shkollës Petro Nini në Tiranë, rruga "Margarita Tutulani".
Përleshjet ndodhën teksa Zyra e Përmbarimit e mbështetur nga policia private nuk lejonte banorët të hynin në godinë, pasi godina do i dorëzohej pronarit. Por ndërsa brenda në godinë ndodheshin 2 familje të cilat nuk pranonin të dilnin, pranë tyre shkuan edhe disa ish-deputetë të PS-së si Sajmir Tahiri, Shegushe Ligori, Pirro Lutaj. Me të hasur me Breçanin që asokohe mbante postin e zv.drejtorit të Policisë Tiranë, ka nisur edhe konfliktin edhe me të.
ZËRI e rikthen të plotë për ju të gjithë debatin e zhvilluar:
Tahiri: Zotëri si kalon? Jemi 5 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Breçani: Qofshi shëndosh!
Tahiri: Nuk kemi nevojë fare për urimet e tua jemi shëndoshë apo nuk jemi shëndoshë.
Breçani: E mirë pra hajt...
Tahiri: Të lutem, je autoritet. Ke detyrimin të komunikosh me ne
Breçani: Çfarë do? Pse ke ardhur këtu? Më thuaj mua
Tahiri: E para e punës, fol me respekt, e dyta ke detyrimin të flasësh me ne.
Breçani: Për ça? Ik mor ti andej, të flasësh me mua...
Tahiri: Urdhëro? Ky është drejtuesi i Policisë? Bravo të qoftë e tregove fytyrën dhe uniformën.
Breçani: Aman mos na provoko kot!
Tahiri: Urdhëro unë të provokoj? Po ti ke 5 deputetë këtu dhe nuk i jep përgjigje
Breçani: Mos ma bëj mua me gisht. Se nuk je ti të ma bësh me gisht mua. Hajde flasim atje në zyrë.
Tahiri: Je fiks fytyra e Policisë. Gjynah për këta që kanë drejtues si puna jote. Është turp sepse ti nuk përfaqëson njerëzit, ti sillesh si ganster...
Breçani: Mos më thuaj mu gangster se nuk jam ganster unë. Jam funksionar i lartë i Policisë së Shtetit. O ti! Shiko mua këtu. Kam 21 vjet në Policisë të Shtetit, ik more këput qafën
Tahiri: Po sa i fortë je? Kaq i fortë je? Të këpus qafën... Je fiks drejtuesi i sotëm i Policisë. Të të vijë zor para njerëzve.
Breçani: Shi ça bën ai mo, ganster thotë.
Tahiri: Po të vijnë 5 deputetë nga mbrapa të japësh përgjigje. Unë jam deputet
Breçani: Ti je një mos më bëj më të thënë... A doni me fol me Policinë e Shtetit? Ejani në zyrë.
Tahiri: Ne duam të flasim me banorët. Ajo nuk është burg apo jo? Ajo është një banesë. Ti thua nuk ka banorë brenda, ka banorë brenda. Ti po na gënjen sy për sy. Banorë ka brenda. Më gënjeve njëherë. Dy herë nuk të lejoj dot. Pse na ndalon? Na jep një bazë ligjore pse na ndalon!
Breçani: Prit të mbarojë dhe hyr kur të duash.
Tahiri: Hajde se nuk ka lidhje ky, është e pamundur!
Debati që duket se përfundoi me aq, në nëntor të 2013 Erzen Breçani paditi në gjykatë Policinë e Shtetit për largim të padrejtë nga organizata e policisë. Pas marrjes së detyrës në krye të Ministrisë së Brendshme, të ministrit Tahiri, Erzen Breçani u transferua në Dibër. Ndaj dhe padia e depozituar Gjykatën Administrative, kërkonte revokimin e urdhrit të ish-kryepolicitArtan Didi, dhe rikthimin e tij në detyrë.
Muaj më vonë, në prill të 2014, ndaj tij dhe të tjerëve u ngrit një Komision Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit. Breçani deklaroi se ishte shkarkuar për shkak të origjinës së tij nga veriu dhe hakmarrjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
"Kam 21 vjet karrierë; kam luftuar me bandat e kriminelëve; kam disa çertifikata mirënjohjeje dhe dekoratë. Me deputetët e opozitës jam konfliktuar vetëm kur kanë shkelur ligjin, por asnjëherë nuk i kam fyer ata."
Përsa i përket mesazhit në Facebook, publikuar në profilin e tij në verën e 2013-ës, Breçani tha se nuk ishte postuar prej tij, por prej djalit 10-vjeçar dhe kjo çështje ishte sqaruar. Në atë mesazh, drejtuar ish-Kryeministrit Berisha, Breçani shprehej për Ramën: Do ngrihemi, që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët!
Edhe pse i përfshirë, e mohoi se kishte lidhje edhe me biznesin e vëllezëve të tij.
Balla: A keni një biznes privat? Si psh.”Breçani Security?”
Breçani: Ju mund ta verifikoni vetë tani, unë nuk kam asnjë lidhje me të, por janë vëllezërit e mi, njerëz me arsim të lartë e të ndershëm, që punojnë e kanë hallet e tyre.
Balla: Z.Breçani, mos ia lini më celularin djalit!
Ristani: Kjo nuk ishte pyetje!
Breçani: Këtë celular unë e mbaja në shtëpi kur punoja dhe atë e merrnin në përdorim familja, fëmija…Më mori në qafë Facebook, thoni ju?!
Megjithatë, përballja në Komision për të ishte e kotë, pasi shpejt e vari uniformën, për t'u bashkuar vëllezëve të tij në "Breçani Security". Atëherë thoshte "nuk jam ganster", por duket se SPAK e ka nxjerrur zbuluar, duke zbardhur të gjitha lidhjet që ai ka me personazhe të njohur të botës së krimit. Të ndërlidhura sigurisht, edhe me ato familjare.../Zëri.ai
Me urdhër arresti, por kullat vazhdojnë të ngrihen/ Puthja e "bolit" për SPAK, bizneset ende pa sekuestro

TIRANË- Prej mbrëmjes së djeshme Ervin Mata është në kërkim nga SPAK! Një prej 'kokave' të trafikut të drogës nga Amerika Latine për në Shqipëri (sipas SPAK), Mata zyrarisht është subjekt i operacionit “Metamorfoza 2”. Por, Ervin Mata në rrugët e kryeqytetit njihet dhe si biznesmen dhe ndërtues i fuqishëm, por për të tjerë njihet si "Boli i Kokainës", nofkë që i ka mbetur nga përgjimet e zbardhua në telefonin e tashmë të zhdukurit, Ervis Martinaj. Edhe pse pronat janë në emër të babait të tij Luan Mata, i riu është pronari “de facto” i një hoteli në rrugën e Dibrës “Victoria”, ndërkohë që po ndërton një kullë 93 metra të lartë në një zonë të “lakmuar” të kryeqytetit, siç është ajo e ish-Ekspozitës në Tiranë. Ndërkohë në pronësi të Matës ështe vetëm "Computer City".



Ndërkohë që është në kërkim nga SPAK, kjo e fundit ende nuk ka vepruar sa i përket pasurive të tij. Bizneset e Ervin Matës vijonë të jenë në punë pavarësisht se ai është na arrati. “Ekspozita Building”, e cila do të jetë 24 kate ka “gllabëruar” mbi 42 mijë metra katrorë tokë në “Bulevardin Gjergj Fishta’’. Por tek ajo, edhe sot, vazhdon ndërtimi i qetë, ndërkohë që nuk dihet nëse SPAK ka nisur ndonjë verifikim për të zbuluar burimin e këtij investimi pompoz në një zonë jo të lirë të kryeqytetit. Ndoshta të gjitha janë të rregullta sa i përket letrave dhe justifikimit të burimit të tyre, por SPAK nuk ka bërë asnjë sqarim.
Me një Ervin Mata në arrati, sepse dështuan edhe në prangosjen e tij, e vetmja gjë që mund të bëjnë është që të ndjekin paratë. Por a e kanë bërë? Nëse jo, a kanë ndërmend që të hetojnë më tej lidhur me pasuritë që i riu ka në portofolin e tij për të zbuluar më shumë se nga vijnë?


Teksa i gjithë ky diskutim ndodh në Shqipëri, vetë Ervin Mata nga arratia ka “thyer” heshtjen. Në media ka qarkulluar një video, ku duket u shumëkërkuari i drejtësisë duke puthur me dorë kameran e telefonit dhe ngre një dolli.
-
VD- Ervin Mata 'selam', puthje SPAK, ngre dolli nga arratia!
21 Nëntor, 14:24
Videoja aludohet se është xhiruar sot, ndaj edhe është konsideruar si përgjigjia e parë nga arratia, e tani e ka për detyrë SPAK që ta kapë. Nëse nuk ia arrin dot...të paktën të krijojë rrethanat. Deri atëherë kullat do vazhdojnë vazhdojnë të ngrihen!/Zëri.ai
Pamje të RRALLA nga 1997-a, Erzen Breçani mes plumbave krah Sali Berishës

TIRANË- Erzen Breçani është vendosur në pranga dje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për lidhjet e tij me krimin! Dje, ZËRI solli të plotë të gjithë biografinë e tij, që nga ardhja nga Tropoja, e deri tek afrimi me kryedemokratin Sali Berisha. Këto pamje, të risjella nga ZËRI, tregojnë edhe njëherë sesa afër Partisë Demokratike ka qenë Breçani.
Në një miting të Berishës në Lushnje, asokohe president, mbrohej me roje që në duar kishin të gjithë kallashnikovë. Sipas mediave të kohës, Berisha u prit me plumba, ndaj edhe përgjigjen ndaj qytetarëve e ktheu me të njëjtën mënyrë. Me armë e plumba!
Po ashtu, një tjetër gjë që bie në sy është pozicionimi i Breçanit, i cili ishte vendosur në ballë të turmës, së bashku me patriotin e tij, Sali Lushaj. Të dy shumë të angazhuar në sigurinë e Berishës. "Profesionin" do ta vazhdonte edhe më vonë, por më intensivisht pas vitit 2013, kur edhe u lirua nga detyra si efektiv i Policisë së Shtetit. Por kjo videoja tregon profilin e vërtetë të tij./Zëri.ai
VD- Ervin Mata 'selam', puthje SPAK, ngre dolli nga arratia!

TIRANË- Ervin Mata është në kërkim nga SPAK, por duket se është në 'korrent' me zhvillimet që po ndodhin në Shqipëri. Madje pretendohet dhe ka një mesazh! "Klan" ka siguruar ekskluzivisht një video të Ervin Matës, që përshëndet kameran e telefonit dhe madje dhuron një të puthur me dorë. Nuk dihet se për kë është videoja dhe kujt i është dërguar.
VIDEOJA E ERVIN MATËS:
Por kush është Ervin Mata?
Ervin Mata, 35 vjeç njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, “VICTORIA”, i cili në fakt sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Buiznesit, rezulton i regjistruar në emër të babait të tij, Luan Mata. Po ashtu ka zbardhur është pronari i “Ekspozita Building”, është 93 metra e lartë pranë zonës së ish-Ekspozitës.
I riu nga Tirana doli për herë të parë në skenë pas masakrës së ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur dhe rivali i tij, Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit të kaluar. Arratinë për gati 6 muaj nga 4 tetori i vitit 2018 deri më 2 mars të vitit 2019 që u vetëdorëzua para bluve, Mata e argumentonte me faktin se ishte larguar pasi ishte frikësuar.
Përtej çdo raportimi, Ervin Mata nuk ka qenë kurrë objekt i veprimit të ligjit, deri më sot, kur u lëshua urdhër arresti dhe nuk dihet saktësisht se për çfarë akuzohet apo se në cilin krim është përfshirë.Në muajt në vijim, Ervin Mata u lakua në media, vetëm për hipotezat nëse ishte ndarë apo jo nga këngëtarja me të cilën kishte ndërruar dhe ‘nishanet’, por në fillimin e këtij viti, u aludua për një zhdukje/vetëzhdukje të tij në Bolivi, vend të cilin e vizitonte shpesh, pasi kishte siguruar një linjë kokaine mes tij dhe Evropës./Zëri.ai
765 kg kokainë! Arrestimi i Erzen Breçanit, SPAK zbardh akuzat për grupin kriminal, 4 të arrestuar, 6 në kërkim

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë njoftimin e plotë lidhur me aksionin e djeshëm, ku në pranga ra edhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. SPAK bën me dije se nga 11 urdhër arrestet, 4 janë arrestuar dhe 6 janë të shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve dhe aksionit të zhvilluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë gjetur dhe sekuestruar materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme. Por ende nuk dihet se kujt i përkasin armët e zjarrit dhe nëse janë përdoruri në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Shqipëri.
Po ashtu, SPAK bën me gjithashtu janë identifikuar autorët e dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy personave në Shqipëri. Por sërish nuk dihet se për kë bëhet fjalë. Gjithashtu grupi ishte i angazhuar edhe në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjithsej u janë sekuestruar mbi 765 kg kokainë dhe qindra kilogramë kanabis.
DROGA E KAPUR:
Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021; Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021; Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani; Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani; Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë; Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë; Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
TË ARRESTUARIT
-Erzen Breçani
-Besmir Murati
-Dedan Gjoni
-Bujar Ajetin
DETYRIM PARAQITJE
-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
TË SHPALLURIT NË KËRKIM
-Ismail Zeneli
-Artan Sulejmani
-Albert Prenga
-Bajram Grabova
-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
-Ervin Mata
Ndaj tyre janë ngritur akuzat: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
NJOFTIMI I SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 28.04.2023 procedimin penal nr.78 të vitit 2023, për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 278, 283, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi penal, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.
Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:
Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021; Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021; Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani; Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani; Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë; Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë; Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre. Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit në nivel të lartë, të cilat cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit.
Është dokumentuar përfshirja e punonjësve të policisë në grupe kriminale.
Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.124, datë 17.11.2023 ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg” për 10 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht për shtetasit I.Z, B.A, D.Gj, E.B, B.M, A.S, A.P, B.G, E.B, E.M dhe masën e sigurimit personal për shtetasen J.B.
Më datën 20.11.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, kanë ekzekutuar urdhrat për ekzekutimin e vendimit penal nr.124, datë 17.11.2023, për 4 shtetas, konkretisht për shtetasit E.B., B.M., D.Gj. dhe B.A.
Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.
Falenderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës. Falenderim të veçantë për Eurojust, Europol, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, franceze e gjermane për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.
Shënim: Cilido prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Djemtë problematikë të ish-drejtorit të Policisë, Jehon Breçani i këputi këmbën vajzës në Tiranë dhe ia hodhi 'paq'

TIRANE- Eralbi Breçani, djali i ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçani është sot në kërkim nga Policia, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. I ati, tashmë është i arrestuar dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nga ku do të kalojë në paraburgim. Ish-numri 1 i Policisë dhe një nga emrat kryesorë të uniformave blu sot është pas hekurave dhe pritet të sqarojë dijeninë e tij mbi akuzat e SPAK.
Por në fakt, babë e bir nuk janë dy emrat e vetëm të familjes që akuzohen për vepra të rënda penale. ZËRI rikthen sot një ngjarje të rëndë, e ndodhur në vitin 2021, por çuditërisht e mbyllur dhe e harruar dhe pa asnjë të dënuar.
Më 10 qershor 2021, djali i vogël i Erzen Breçanit, Jehon Breçani shkaktoi një aksident fatal. Ai përplasi 24-vjeçaren Xhesina Gega me një makinë “Mercedez Benz”, lloji AMG, me targa “AA 888 XX” në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë dhe u largua me shpejtësi. Vajza, e cila ndodhej edhe vetëm, pasi familjen e kishte në Greqi, përfundoi në spitalin e Traumës ku humbi edhe njërën këmbë.

23-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar kur 19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip "Benz", që i jepte me shpejtësi duke e përplasur të renë dhe duke i këputur njërën këmbë e duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë. Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares u bë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra. Jehon Breçani humbi kontrollin e makinës dhe u përplasur fillimisht me murin, më pas me një pemë dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar.

Shpejtësia tej norma e Jehonit, 19 vjeç, ishte edhe shkaku i aksidentit.

Por çfarë ndodhi më pas? Policia e arrestoi të riun, ai doli në gjykatë, qendroi 2 javë në arrest me burg dhe më pas, Gjykata e Tiranës, edhe pse Prokuroria kërkonte arrest me burg dhe jo "arrest shtëpie", ai ia doli të dalë pa lagur nga kjo histori.
"Rezulton se nga faktet e mbledhura, dëmtimet e shkaktuara ndaj viktimës që në momentin e parë të ngjarjes kanë qenë tepër të rënda, çka ka bërë të detyrueshëm dërgimin e saj në Spitalin e Traumës, ndërkohë që, është konstatuar po ashtu se si pasojë e përplasjes së fortë, e reja e aksidentuar ka humbur njërën nga gjymtyrët e poshtëm, duke i shkaktuar gjymtin të përhershëm në masën 1/3-n e aftësisë së përgjithshme.
Referuar rrethanave të ngjarjes, drejtuesi i mjetit nuk ka qenë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Kjo vepër penale për të cilën akuzohet 19-vjeçari konsiderohet e një rrezikshmërie të lartë, dhe dispozitat përkatëse ligjore përcaktojnë burgimin nga 1 deri në 5 vjet."-arsyetonte Prokuroria në kërkesën drejtuar gjykatës. Por kërkesa u rrëzua dhe Jehon Breçani rifitoi lirinë.
A pati një tentativë për ta favorizuar djalin e ish-drejtorit të Policisë? Këtë nuk mund ta themi me siguri, por e dyshimtë është nëse gjykata do të ishte treguar po kaq bujare nëse në kafaz do të ishte një njeri pa ndikim. /ZËRI




DETAJET/ I "forti” i Kukësit Bujar Gërmizi ndihmoi Nuredin Dumanin të kalonte kufirin në Morinë

TIRANË-Lidhje të reja janë zbuluar nga hetimet e SPAK, pas arrestimit të 6 personave. Bujar Gërmizi një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit, i cili konsiderohet si i forti i Kukësit, dyshohet se ka ndihmuar Nuredin Dumanin. Gërmizi me anë të lidhjeve të tij, ka ndihmuar Dumanin në kohën që ishte në kërkim, të kalojë disa herë pikën kufitare të Morinës duke hyrë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas pa probleme.
Bisedat në "SKY ECC" kanë zbuluar se Bujar Gërmizi, është njeriu që përmes ndërhyrjeve të tij në efektivët e policisë kufitare, mundësonte kalimin pa problem në pikën kufitare të Nuredin Dumanit. Zbulohet se Nuredin Dumani, i shumëkërkuari për disa vrasje ka mbërritur në muajin Mars 2022 në Shqipëri,ku ndihma në pikën e kontrollit i është dhënë pikërisht nga shtetasi Bujar Gërmizi.
Dumani është larguar me makinë në drejtim të Prizrenit, dhe aty ka marrë një taksist i cili e ka çuar deri në Morinë. Ai ka pajtuar kundrejt 40 eurove një taksist tjetër, duke i pohuar se i kishte humbur karta e identitetit dhe a mund ta kalonte në doganë. Siç tregon dhe vetë Dumani në prokurori taksisti ka rënë dakord dhe ka kaluar pikën kufitare, pa pasur asnjë kontroll. Në këtë moment burime të prokurorisë së posaçme SPAK, thonë se Dumani është ndihmuar pikërisht nga Bujar Gërmizi, i cili njihet në Kukës si person me reputacion në botën e krimit dhe ndikimin në policinë lokale.
Bujar Gërmizi, i cili konsiderohet si i forti i Kukësit, u arrestua mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit të SPAK. Gërmizi akuzohet për sigurim të kushteve për të kryer vrasje./Zëri.ai
Operacioni i SPAK që çoi në pranga dhe shefin e policisë, Balla: Vatër kanceroze!

TIRANË- Ministri i brendshëm Taulant Balla ka folur në lidhje me operacionin e fundit të SPAK, ku u vu në pranga dhe një shef komisariati policie në Tiranë, Dedan Gjoni. Balla tha se Policia e Shtetit ka zbatuar të gjitha urdhëarrestet për personat që ndodhen brenda vendit, ndërsa foli për domosdoshmërinë e pastrimit të radhëve të policisë nga të gjithë personat e lidhur me krimin.
"Gjej rastin të përgëzoj policinë për realizimin me suksese të plotë të ndalimit të personave që ndodhen në territorin e Shqipërisë, falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin prokurorët e SPAK.
Falë këtij besimi dhe bashkëpunimi, besoj që ndajmë vlerësimin që e kemi ngritur në nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Të përfshirë në vepra të rëndësishme penale, krime kundër personit, lufta kundër trafikut të drogave.
Falë këtij bashkëpunimi me SPAK po çojmë në nivel tjetër procesin e vetëpastrimit në policinë e shtetit. Dosja në fjalë është një skaner i qartë i mënyrës se si vatra kanceroze brenda policisë, ndër vite, kanë shërbyer si shërbëtorë të krimit të organizuar. Një pjesë e operacioneve po kryhen falë bashkëpunimit me policitë dhe prokuroritë e vendeve partnere", tha Balla, i cili ishte pjesë e një takimi ku u prezantuan kandidaturat për kreun e AMP-së, pas largimit të Ardi Veliut.
Kreu i ri i AMP-së pritet të zyrtarizohet brenda kësaj jave, ku nga 26 kandidatura të paraqitura fillimisht, janë përzgjedhur në final 5 prej tyre, ku do të dalë dhe emri i ri.
“Kemi përfunduar përzgjedhjen për drejtuesin e ri të AMP, kanë konkurruar 26 kandidatë dhe kemi mbërritur në 5 kanidatura, dhe besoj se brenda kësaj jave do të përmbyllim”, tha Balla.
Një operacion i SPAK mbrëmjen e djeshme, çoi në goditjen e një tjetër grupi kriminal pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc” .
PERSONAT E ARRESTUAR
-Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i Policisë të Tiranës, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
-Bujar Germizi (Ajeti), personazh i njohur i krimit në qytetin e Kukësit, i cili akuzohet për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
-Besmir Mustafi, i dyshuar për trafik kokaine.
-Dedan Gjoni, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë, akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje.
NË KËRKIM
-Eralb Breçani, djali i Erzen Breçanit, i cili dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
-Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Mata dyshohet se ndodhet jashtë vendit. Ai akuzohet për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale.
-Bujar Grabova, i dyshuar për trafik kokaine.
-Artan Sulejmani, i dyshuar për trafik kokaine.
-Albert Prenga, i dyshuar për trafik kokaine.
-Bajram Grabova, i dyshuar për trafik kokaine.
DETYRIM PARAQITJE
-Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit, dyshohet se përcillte informacione te grupi kriminal, i cili ka organizuar disa tentativa vrasje brenda dhe jashtë vendit.
/Zëri.ai
DOSJA/ Si tentoi Shefi i Krimeve të vriste 2 vëllezërit në Britani, oficerja i jepte informacion

TIRANË- Zbërthimi i bisedave në "SKY ECC" ka zbuluar skenën se si bashkëpunonin shefi i Krimeve të komisariati Nr. 6 Dedan Gjoni me Besmir Mustafi dhe Bujar Gërmizi për të vrarë 2 vëllezërit që jetonin në Britaninë e Madhe.
Ndërkohë Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, ndodhet në 'arrest shtëpie' në kuadër të operacionit të SPAK, mësohet se gjatë kohës që punonte në Interpol u ka dhënë informacion nga sistemi për 2 vëllezërit që jetonin në Britani. Dyshohet se plani për vrasjen e 2 vëllezërve ishte bërë pas konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike.
Dedan Gjoni, Besmir Mustafi dhe Bujar Gërmizi janë 3 prej të arrestuarëve nga operacioni i SPAK. Gjoni akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. Bujar Gërmizi (Ajeti) dhe Besmir Mustafi akuzohen për sigurim të kushteve për të kryer vrasje, por edhe pjesë e grupit që trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europian./Zëri.ai
‘Rrufeja’ e SPAK për Breçanin, Matën dhe Gjonin/ Çfarë dihet deri tani nga grupi kriminal

TIRANË- Ishte ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme, kur e gjithë vëmendja ishte e përqendruar te ndeshja e Kombëtares Shqiptare me Ishujt Faroe, ku përmes burimeve policore mediat raportuan për shoqërimin dhe më pas arrestimin e Erzen Breçanit. Përveç tij u shpall në kërkim edhe i biri Eralbi Breçani, ndërkohë që shumë shpejt do të jepet një panoramë më e plotë e të 11 personave të vendosur një masë sigurie në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në fushën kundër jetës së personit, por edhe trafikut ndërkombëtar të drogës.
SI RA SPAK NË GJURMËT E BREÇANIT DHE TË TJERËVE
Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se prokurori i SPAK Vladimir Mara, që ka firmosur dhe urdhërarrestet, ka nisur hetimet pas komunikimeve që këta persona kanë kryer në rrjetet e koduara. Më pas Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën përgjim djalin e Erzen Brëçanit, Eralbin, i cili është njëherësh dhe kunati i Ervin Matës, pasi është i martuar me motrën e biznesmenit, ndaj të cilit ka gjithashtu një masë sigurie nga ana e SPAK.
EZKEKUTOHEN 5 NGA 11 URDHËRARRESTET
Deri tani Prokuroria e Posaçme ka ekzekutuar vetëm 5 nga 11 urdhërarrestet, pasi një pjesë e personave të dyshuar ndodhen jashtë vendit. Policia ka vënë në pranga, Erzen Breçanin, Bujar Germizin (Ajeti), Besmir Mustatin dhe Dedan Gjoni, ndërsa për Jonida Babameton është dhënë masa 'detyrim paraqitje'. Ndërkohë që në kërkim mbeten Eralbi Breçani, Ervin Mata, dhe 4 persona të tjerë. Bujar Grabova, Artan Sulejmani, Albert Prenga dhe Bajram Grabova, dyshohet se ndodhen në Spanjë, ku SPAK është duke bashkëpunuar me autoritetet vendase për kapjen e tyre. Personat e shpallur në kërkim dyshohet se kanë trafikuar dsasi të mëdha kokaine kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europuian.
AKUZAT QË RËNDOJNË MBI PERSONAT E ARRESTUAR
Personat që janë vënë në pranga dhe shpallur në kërkim, akuzohen për disa vepra penale, përfshirë grupin e strukturuar kriminal, tentativë vrasje, sigurim të kushteve për të kryer vrasjen dhe trafik ndërkombëtar droge. Burime bëjnë me dije se 3 prej personave të arrestuar, Mustafi, Gërmizi dhe Gjoni kanë tentuar të vrisnin dy vëllezër në Britaninë e Madhe, ndërkohë që të dhënat për hyrje dhe daljet e tyre i kanë siguruar nga efektivja e policisë Jonida Babameto. Shkak për tentativat e vrasjeve është bërë konflikti për trafikun e drogës. Vetë Erzen Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
ERZEN BREÇANI DHE DEDAN GJONI U ARRESTUAN SË BASHKU
Erzen Breçani dhe Dedan Gjoni kanë qenë në shoqërinë e njëri tjetrit në momentin e arrestimit në afërsi të stadiumit Air Albania, ku kishin shkuar për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare. Ata kishin prerë biletat për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe.
11 urdhërarrestet e SPAK janë firmosur nga prokurori Vladimir Mara, pas hetimeve disa mujore dhe zbërthimit të bisedave në aplikacionet e koduara. Bisedat në “SkyEcc” kanë zbuluar tentativat e vrasjeve në Durrës, Holandë dhe Belgjikë, përgjatë viteve 2019- 2020. Mësohet se krimet e kryera janë një zinxhir i hasmërive mes Ervin Mates dhe Ervis Martinajt. Grupi ka dyshime se trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Evropës.
/Zëri.ai
11 EMRAT/ Nga Ervin Mata te "i forti i Kukësit", kush janë shënjestrat e operacionit të SPAK

TIRANË- Një operacion i SPAK, ka çuar në goditjen e një tjetër grupi kriminal pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc” . Burime bëjnë me dije për Zëri se operacioni i mbrëmjes së djeshme, që kulmoi me arrestimet e 4 prej 11 personave nën masë sigurie, është finalizuar pas muajve të gjatë hetimesh, dhe vënies nën përgjim të djalit të Erzen Breçanit, Eralbit. Por kush janë personat e arrestuar nga zyrtarët e lartë të Policisë deri tek të kërkuarit e drejtësisë:
PERSONAT E ARRESTUAR
-Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i Policisë të Tiranës, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
-Bujar Germizi (Ajeti), personazh i njohur i krimit në qytetin e Kukësit, i cili akuzohet për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
-Besmir Mustafi, i dyshuar për trafik kokaine.
-Dedan Gjoni, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë, akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje.
Detyrim Paraqitje:
-Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit, dyshohet se përcillte informacione te grupi kriminal, i cili ka organizuar disa tentativa vrasje brenda dhe jashtë vendit.
NË KËRKIM
-Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Mata dyshohet se ndodhet jashtë vendit. Ai akuzohet për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale.
-Eralb Breçani, dajli i Erzen Breçanit, i cili dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
-Bujar Grabova, i dyshuar për trafik kokaine.
-Artan Sulejmani, i dyshuar për trafik kokaine.
-Albert Prenga, i dyshuar për trafik kokaine.
-Bajram Grabova, i dyshuar për trafik kokaine.
-Ismail Zeneli, i dyshohuar për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale.
Bujar Grabova, Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga dhe Bajram Grabova, zbulohet se janë pjesë e grupit që trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europian.
11 urdhërarrestet e SPAK janë firmosur nga prokurori Vladimir Mara, pas hetimeve disa mujore dhe zbërthimit të bisedave në aplikacionet e koduara. Bisedat në “SkyEcc” kanë zbuluar tentativat e vrasjeve në Durrës, Holandë dhe Belgjikë, përgjatë viteve 2019- 2020. Mësohet se krimet e kryera janë një zinxhir i hasmërive mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. Grupi ka dyshime se trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Evropës./Zëri.ai
Komunikimet në rrjetet e koduara, SPAK me ''rreth të kuq" 56 efektivë policie

TIRANË- Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se përveç 11 masave të sigurisë që SPAK ka lëshuar për 11 persona, për akuza të rënda, si sigurimi i kushteve për vrasje apo trafiku ndërkombëtar i drogës, në rrjetën e prokurorisë së posaçme janë edhe 56 punonjës policie. Mësohet se hetimet e SPAK janë duke vijuar, pasi efektivët e policisë kanë qenë përdorues dhe janë përfshirë në komunikime në aplikacionet e koduara SKY ECC.
SPAK ka lëshuar 11 masa sigurie në kuadër të operacionit “Metamorfoza 2”, ku janë zbardhur disa ngjarje kriminale të ndodhura brenda dhe jashtë vendit tonë, si dhe është zbuluar një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se operacioni i mbrëmjes së djeshme, që kulmoi me arrestimet e 4 prej 11 personave nën masë sigurie, është finalizuar pas muajve të gjatë hetimesh, dhe vënies nën përgjim të djalit të Erzen Breçanit, Eralbit.
Ky i fundit është i martuar me motrën e Ervin Matës, i cili akuzohet nga SPAK për trafik droge. Gjatë natës u vu në pranga dhe shtetasi Bujar Germizi, i njohur si i forti i Kukësit, tashmë me identitetin Bujar Ajeti. Ai akuzohet për disa ngjarje të ndodhura në verilindje, edhe pse deri tani ishte konsideruar i paprekshëm nga policia.
11 urdhërarrestet e SPAK janë firmosur nga prokurori Vladimir Mara, pas hetimeve disa mujore dhe zv zbërthimit të bisedave në aplikacionet e koduara. Në pranga ra dhe oficerja e INTERPOL, Jonida Babameto, e cila dyshohet se përcillte informacione te grupi kriminal, i cili ka organizuar disa tentativa vrasje brenda dhe jashtë vendit.
Konkretisht në Durrës, Hollandë dhe Belgjikë, përgjatë viteve 2019- 2020. Mësohet se krimet e kryera janë një zinxhir i hasmërive mes Ervin Mates dhe Ervis Martinajt. Grupi ka dyshime se trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Evropës.
PERSONAT E ARRESTUAR
Erzen Breçani
Bujar Germizi
Besmir Mustati
Dedan Gjoni
NË KËRKIM
Eralb Breçani, Ervin Mata dhe 4 persona të tjerë, Bujar Grabova, Artan Sulejmani, Albert Prenga dhe Bajram Grabova, të cilët dyshohet se fshihen në shtetin spanjoll.
DETYRIM PARAQITJE
Jonida Babameto
Mësohet se Breçani dhe shefi i komisariatit të policisë nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit në momentin e arrestimit pranë stadiumit Air Albania.
Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.
/Zëri.ai
DETAJE/ Në shoqëri të Gjonit, si u arrestua Erzen Breçani pranë stadiumit ‘Air Albania’

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur pas operacionit të SPAK, ku në pranga është vënë dhe ish-nëndrejtori i Policisë të Tiranës, Erzen Breçani. Mësohet se në momentin e arrestimit, Breçani ka qenë pranë stadiumit ‘Air Albania’ bashkë me Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë, i cili po ashtu u arrestua gjatë aksionit mbrëmjen e djeshme. Ata kishin prerë biletat për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe.
Breçani së bashku me djalin e tij, Eralb Breçani akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Ndërsa shefi i Krimeve te komisariati Nr. 6, Dedan Gjoni akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje.
SPAK ka lëshuar mbrëmjen e djeshme 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, nga të cilat janë ekzekutuar 4. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni. Me urdhër të SPAK është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme edhe shtetasi Bujar Gërmizi, një prej personazheve më të njohur të krimit në qytetin e Kukësit dhe shtetasi Besmir Mustati. Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit ndodhet në arrest shtëpie. Gjithashtu urdhër-arrest është lëshuar për Ervin Matën, i cili është shpallur në kërkim, djalin e Ervin Breçanit, Eralbi Breçani, Ismail Zeneli, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit./Zëri.ai/
Tentativa vrasje në Durrës, Hollandë dhe Belgjikë/ Si ra SPAK në gjurmët e Breçanit, përgjoi djalin e tij

TIRANË- SPAK ka lëshuar 11 masa sigurie në kuadër të operacionit “Metamorfoza 2”, ku janë zbardhur disa ngjarje kriminale të ndodhura brenda dhe jashtë vendit tonë, si dhe është zbuluar një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se operacioni i mbrëmjes së djeshme, që kulmoi me arrestimet e 4 prej 11 personave nën masë sigurie, është finalizuar pas muajve të gjatë hetimesh, dhe vënies nën përgjim të djalit të Erzen Breçanit, Eralbit.
Ky i fundit është i martuar me motrën e Ervin Matës, i cili akuzohet nga SPAK për trafik droge. Gjatë natës u vu në pranga dhe shtetasi Bujar Germizi, i njohur si i 'forti i Kukësit', tashmë me identitetin Bujar Ajeti. Ai akuzohet për disa ngjarje të ndodhura në verilindje, edhe pse deri tani ishte konsideruar i paprekshëm nga policia.
11 urdhërarrestet e SPAK janë firmosur nga prokurori Vladimir Mara, pas hetimeve disa mujore dhe zbërthimit të bisedave në aplikacionet e koduara. Në masën detyrim paraqitje u vu dhe oficerja e INTERPOL, Jonida Babameto, e cila dyshohet se përcillte informacione te grupi kriminal, i cili ka organizuar disa tentativa vrasje brenda dhe jashtë vendit.
Konkretisht në Durrës, Holandë dhe Belgjikë, përgjatë viteve 2019- 2020. Mësohet se krimet e kryera anë një zinxhir i hasmërive mes Ervin Mates dhe Ervis Martinajt. Grupi ka dyshime se trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Evropës.
PERSONAT E ARRESTUAR
Erzen Breçani
Bujar Germizi
Besmir Mustati
Dedan Gjoni
NË KËRKIM
Eralb Breçani, Ervin Mata dhe 4 persona të tjerë
DETYRIM PARAQITJE
Jonida Babameto
Mësohet se Breçani dhe shefi i komisariatit të policisë nr.6 në Tiranë ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit në momentin e arrestimit pranë stadiumit Air Albania.
Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.
/Zëri.ai
Megaperacioni i SPAK, në pranga dhe i forti i Kukësit, Bujar Germizi

TIRANË- Me urdhër të SPAK është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme edhe shtetasi Bujar Germizi, një prej personazheve më të njohur të krimit në qytetin e Kukësit. Bashkë me të është vënë në pranga dhe shtetasi Besmir Mustati.
Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se Germizi është vënë në pranga nën akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen. Ai njihej dhe me identitetin Bujar Ajeti, ndërkohë që ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vjedhje me dhunë. Po ashtu ai ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.
Ai është arrestuar në të njëjtën operacion që nisi mbrëmjen e djeshme që çoi në pranga dhe ish-drejtjuesin e lartë të policisë së Shtetit në qeverisjen e Berishës, Erzen Breçani. Përveç tij u arrestua dhe shefi i komisaratit të policisë numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e djeshme teksa ishte duke u futur në ambientet e stadiumit "Air Albania", para ndeshjes së Kombëtares Shqiptare me Ishujt Faroe.
-
-
-
-
-
ZËRI zbardh DETAJET/ Si i 'fundosi' "Metamorfoza" shefat e Policisë
20 Nëntor, 20:06 -
Ndërkohë SPAK ka lëshuar urdhër arrest edhe për Ervin Matën, nën akuzën e trafikut të drogës, por burime i thanë Zëri.ai se deri tani biznesmeni nuk është arritur që të lokalizohet brenda vendit.
11 urdhërarrestet e SPAK janë firmosur nga prokurori Vladimir Mara, pas hetimeve disa mujore dhe zv zbërthimit të bisedave në aplikacionet e koduara. Disa prej personave për të cilët SPAK ka lëshuar masë sigurie, ndodhen jashtë vendit, përfshirë dhe Ervin Matën.
Në pranga ra dhe oficerja e INTERPOL, Jonida Babameto, e cila dyshohet se përcillte informacione te grupi kriminal, i cili ka organizuar disa tentative vrasje brenda dhe jashtë vendit. Mësohet se krimet e kryera anë një zinxhir i hasmërive mes Ervin Mates dhe Ervis Martinajt. Grupi ka dyshime se trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Evropës./Zëri.ai