TIRANË- Në kuadër të aksionit të zhvilluar nga SPAK në pranga ka përfunduar edhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit.
SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, nga të cilat janë ekzekutuar 4. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Gjithashtu në pranga është vënë edhe shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni. Ndërkohë në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie.
Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit./Zëri.ai/