Grupi s’kishte besim tek Ergys Dashi: Ishalla s’na del dardhë

TIRANË- Ergys Dashi, shqiptari që u vra në Ekuador, mbrëmjen e 22 janarit 2022 nuk ishte shumë i besueshëm për grupin ku bënte pjesë dhe Breçani. Në dosjen e zbardhur ekskluzivisht nga ZËRI, është Ismail Zeneli ai që hedh dyshimet. Në një bisedë të zhvilluar me Besmir Murtatin, Zeneli pyet se përse Dashi po vonon nisjen e ngarkesës me lëndë narkotike.
Pjesë nga dosja:
Me date 08.01.2021, ora 07.27 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur Q3QNV9 komunikon me perdoresin e V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati. Duke qene se nuk kanë besim tek (D#*P) per shkak es po vonon nisjen e lendes narkotike nga Amerika e Jugut, ne bisede private shtetasi Ismail Zeneli i shkruan: A fole gjo me (D*P*) a jo, mo mer daj, jo as mue. Pz ishallah sna del dardhë.
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi (Ajeti). Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai
Erzen Breçani i prerë me të birin: Mos fol për drogë në sy të Ervin Matës, është i infiltruar

TIRANË- Erzen Breçani, dikur zyrtar i lartë në Policinë e Shtetit e sot pas hekurave, duket se nuk kishte dëshirë që djali i tij, Eralbi Breçani të punonte me Ervin Matën, në trafikun ndërkombëtar të drogës. Në bisedat në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, Erzen Breçani ia bën të qartë të birit se në momentin që do të futen paratë në lojë, Eralbi do të rrezikojë prishjen e miqësisë dhe ndarjen nga bashkëshortja e tij, që është njëkohësisht dhe motra e Ervin Matës.
Në një tjetër bisedë, ish-kryepolici i thotë të birit të mos flasë në sy të Ervin Matës për asgjë që ka lidhje me trafikun e drogës, duke shtuar se dyshon se mund të jetë dhe i infiltruar nga Policia në grupet kriminale.
Pjesë nga dosja:
Kështu, Erzen Breçani dergon mesazhet me kete permbajtje: Nuk kam nevoj per askënd mbi tokë. Mi kan borxh, nuk kam nevojë për kredi as për t’i lyp kuj lek pse i lypi lekt e mia e të gjitheve që më kanë borxh. Ai i përmend ne interes të tij që të kujtojnë njerzit që punojmë me lekët e tij por po ban i gabim shum te madh ta dish ti dhe ai...Por nuk ketkoj kurrrrrr... Jam shum mir me ta jan njerëz të mire mka trespektu me shum forma ma mor e pa dhan lek. O nuk i kam lyp jo as nuk i lypi... Pse ai thot vet e mendon vet nuk asht problemi jem...I due si miq, kaq, se ate minut që të punosh me lekë me të, je i ndamë me nusen tane e me ata miq...
Ai ne vazhdim i tregon edhe si te komunikojë me Ervin Maten dhe si te flase ne takim duke i derguar mesazhet...
Nuk merren thuej me asgja baba e mixht emij i kan ba tre miljon euro per pes vjet e na kan majt me lek me shpia me punë të pastër dhe un do jem i zoti me i ba tre miljon euro me mixhen tem pa drog pa punët e pista. Kaq asht e vertet dhe thuja ne mes tanve... Thuja more thuja me letra e të deklarume i ka ba baba jem me vllazen e nipa tuj punue me tan qe jem nje ushtri e i ka ba per pes gjasht vjet tre milion euro. Une c’ka kam fitue i kam prish per qef thuju... Mos fol gja ne sy të tij pun droge e gjana se asht i infiltruar i policise ne grupet kriminale se kam pyet qysh heren e pare...".
Nga këto tekste të derguara nga Erzen Breçani krijohen dyshime se ai eshte ne dijeni te aktivitetit që ushtron Eralbi Breçani, kur dergon tekstin "mos fol gja ne sy të tij per pune droge...".
Po ne vazhdim të bisedes se kesaj date, Erzen Breçani më tej shpjegon edhe marrëdhenien me Luan Maten si dhe situatat e tij familjare.
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai
Breçani porosit djalin: Mos i beso marokenëve! Fshi gjurmët nga pistoleta (Përmend sërish Elvanën)

TIRANË- Erzen Breçani është përgjuar teksa i jep porosi të birit, Eralb Breçani se para se të dorëzojë një pistoletë të fshijë gjurmët e tij të gishtërinjve. Në bisedën që ndodhet në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, ish-kryepolici identifikohet me kodin K99EP, ndërsa djali i tij me kodin S7DEGI. Në të njëjtën bisedë, Breçani përmend sërish këngëtaren Elvana Gjata dhe ndihmën e ofruar nga i dashuri i saj, Ervin Mata.
Pjesë nga biseda:
10.7.2.8. Me date 24.08.2020, në orën 20:53:30, K9B9EP pasi ka nisur më herët bisedat, komunikon me S7DEGI dhe dyshohet se komunikon lidhur me një ngarkesë që ka nisur Eralbi Breçani, të cilës i referohet me "senet" dhe gjithashtu e pyet lidhur me shokun e Eralbit, "Besi", për të cilin dyshohet se i referohet Besmir Murtatit. Shtetasi Erzen Breçani interesohet se si po i shkojnë punët Eralbit në aktivitetin që po zhvillon, por duhet evidentuar se Erzen Breçani ka dijeni se si funksionon trafikimi i lëndëve narkotike, pasi në bisedë i shkruan "a i kini te sigurta ne dalje qe i sistemoni i i shperdani shpejt", ku në trafikun e narkotikëve me dalje, i referohen nxjerrjës së lëndës narkotike nga portet ku mbërrijnë pa u gjetur dhe sekuestruar nga policia. K9B9EP dergon mesazhet: "..Ku tvin senet... Ne cvend...Prej ku...Po besi a la ik a ësht ktu... Ku ne ekuator... Asht? A nshipni...? Po ne ekuator kush asht kush i nis. Ne Gjermani tek kush i kaloni...Po kam merak se po ju predin nbes marokient... Pse a nuk jau pret ai kuksiari... Po me kujdes se nuk asht puna me u mar nje vit me shto pun...Ti the edhe i rrug e maroj pun... Po prej atje i ka nis ai se ti thue per dhjet dit dalin rrugt se nga Ekuatori vonojn me ardh...Asht lerg...Po atij shokut te shpive a i kan hec punt hic... Po ishalla ju ecen mbar. Po hajt mos e mendo se sa lek ban por vetem te mbarosh si pun...A i kini te sigurta ne dalje qe i sistemoni i shperndani shpejt...A vjen besi atje...?". Në vijim të bisedës, Erzen Breçani zhvillon disa komunikime ku dyshohet se i referohet aktivitetit të Ervin Matës, dhe pasi Eralbi ia tregon, Erzeni uron që Ervinit ti ecë me sukses. KIBIEP dergon mesazhet"...Edhe me nis me vinin...Nuk ka problem por mos te prishesh me t....Ai me ato trillime e rrena qe ka fol aty une vetem e rrespektoj si mik ...vetem kaq se nuk du me u stresu ma me hallet e tij qe i prodhon vet problemet e hallet...Po asht e kontrollume shum avion....Se me avjon bjen pak e shpesh dhe e mbaro mrena dites ounen...Mir i ke than... Po per sa kile do nisin... Po nga aq eshte shum mire. Cka po don me ai? Ne cilin shtet e ban...? Po kontrollohen shum. Vetem po kapi lidhjet ne polici. Tek kontrolli.. Po ngaqe me foli
ate dit e tha ti kam vonu i cik por shum shpejt do ti likujdoj e kuptova qe ka humb. E ishalla po i ecen. Ishalla po i ecen mar..."
10.7.2.9. Me date 30.08.2020 në orën 22:57:05, K99EP i dergon mesazhe S7DEGI:
Erzen Breçani (K99EP): A ja dhe pistoleten atyne a… Se nese nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrine perjashta se ka gjurmet e mia e mos me ia lan as gjurmet tua..Se prite zot me kap, i dalin gjurmet e gishtave...Ok...Per mue ska problem se i thash ne sy te gjithëve pse je në hall nuk ju lypi me ra ngusht nuk ju lypi pare njerëzve. Nuk kam nevoj i thash i kam tana lekt me ba, se nuk nisi pun po nuk i pata lekt...Dhe me tha une solla Elvanen per te dhan leket i thash jo jo nuk i du...I kam gjet i thash...Ok tha...
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai
Përndjekja nisi në vitin 2020! Ismail Zeneli i dërgon adresën e saktë Ajetit: Ky është nipi i armiqve të mi!

TIRANË- Plani për hakmarrjen e Ismail Zenelit, ndaj vëllezërve Edmund dhe Albert Nela, të cilët i kishin vrarë vëllanë në Britaninë e Madhe ka nisur në vitin 2020. Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, janë zbardhur dhe bisedat mes Zenelit dhe Ajetit. Më 19 gusht të vitit 2020, Zeneli i dorëzon adresën e saktët të nipit të vellezërve Nela, Ajetit. Ai quhej Arben Nela. Motra e vëllezërve Nela, Silvi Nela ishte ndarë nga partneri dhe djalit i kishte vendosur mbiemrin e vajzërisë. Në atë kohë, banonte në zonën e Laprakës.
Pjesë nga dosja:
Me date 19.08.2020, ne orën 08:27:07, shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e Ç4RE2, ku i dërgon një adresë që përputhet me adresën në gendje civile të shtetasit Arben Nela me atësi te panjohur dhe lindur me date 06.07.2003 në Mbretërine e Bashkuar, banues në rugen ‘Lord Bajron’ ne Tirane. HFNERI i ka derguar Bujar Ajetit mesazhet me kete permbajtje: Mjesi mik si tkam a je mire?..... Kjo asht adresa..... RRUGA LORD BAJRONI, PALLATI 461 shkalla .... Ka nji djal 15 vjeç...E ka emrin Arben dhe ja kan vu mbiemin e ktyne rob**ve se asht e ndame mund te jetoj dhe nana vet aty.......
Në orën 10.47 Ismaili i shkruan: Mire mik si je ti, Motra vet jo.... Aty e ka... Kurse prindit e ktij e kan vendbanimin ne fshat. Ne Novesej...
Ne bisedat e mësiperme ështe diskutuar reth vendbanimit të motrës së shtetasve Albert dhe Edmond Nela, shtetases Silvi Nela. Shtetasi Arben Nela qe banon ne rugën "Lord Bajron" është djali i Silvit dhe nipi i Albertit dhe Edmondit. Komunikimi i kesaj dite dhe adresa e derguar perputhet me adresën e shtetasve Silvi dhe Arben Nela.
10.3.4.9. Me date 20.08.2020, ne orën 08:33:42, shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoruesin e Ç4RE2, dhe i dergon mesazhet: "..Mjesi mki si tkam..... Aje mire?. Ky shoku ka fillue pune edhe miha sa te hyjne do et them direkt.... Adresa që ta nisa asht shume me rendesi se 99% jeton dhe nana e tyne... Jeton aty me motren e tyne... e ishalla mbarojmë punë me armiqtë e mi.
Cila është historia?
Dy vëllezërit Nela që jetojnë në Britaninë e Madhe akuzoheshin për vrasjen e Xhem Krasniqit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013. Fillimisht për ngjarjen u akuzuan që të dy vëllezërit, por sipas BBC, Edmond Nela, pa vendbanim të caktuar, u lirua nga akuza për vrasje. Edmund Nela kishte mohuar se kishte vrarë me armë zjarri Xhem Krasniqin – i njohur si Jim – në Hove, East Sussex. 32-vjeçari u akuzua edhe për vrasjen e nipit të të ndjerit, Kelmed Murataj dhe vëllait të Ismail Zelenit. Për këtë arsye, Zeneli kërkonte të merrte hak.
ROLET/ "Daja", "Toni" dhe Murtati financonin, Ergys Dashi krijonte lidhjet

TIRANË- ZËRI ka zbardhur rolet që kishin anëtarët në grupin ku bënte pjesë dhe djali i Erzen Breçanit, Eralb Breçani. Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, shihet se rolin e financuesit e ka pasur Ismail Zeneli që njihet si "Daja", Eralb Breçani të cilin e thërrisnin "Toni" dhe "Boli", si dhe Besmir Murtati. Ndërsa Ergys Dashi, që në dosje del si "D*P*" krijonte lidhjet kryesisht me të huajt në Amerikën e Jugut.
Pjesë nga dosja:
a) Shtetasi Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositesit dhe financuesit per blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines. Gjithashtu, shtetasi Ismail Zeneli ka patur rolin e sigurimit të daljes se lendës narkotike nga porti i Valencias ne momentin kur ajo arrin ne këtë port e transportuar me kontenier.
b) Shtetasi Eralbi Brecani ka pasur rolin e porositësit dhe finacuesit per blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines. Gjithashtu, per shkak te kontakteve me persona me nacionalitet të huaj dhe kryesisht ne Ameriken e Jugut ka krijuar lidhje ndermjet tyre dhe anëtarëve të tjerë të grupit qe kane udhëtuar në këto shtete me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshem të trafikimin të narkotikeve.
c) Shtetasi Besmir Murtati ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines (Brazil).
d) Perdoruesi i SkycEç D*P* ka pasur rolin: e kontaktimit të personave me nacionalitet të huaj kryesisht nga Amerika e Jugut me qëllim sigurimin e lendes narkotike; pritjen e shumave të parave të derguara nga antarët e tjere të grupit ne vendet e Amerikes së Jugut; blerjen e sasive te ndryshme të narkotikeve me këto para dhe organizimin e punës për futjen e lendës narkotike ne konteniere me qëllim trafikimin drejt vendeve te BE-së.
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai
Breçani-djalit: Shit jashtë Shqipërie!

TIRANË- Sot është në kërkim për trafik ndërkombëtar për lëndë narkotike, por Erzen Breçani i kishte lënë vetëm një porosi të birit, Eralb Breçanit, të mos shiste drogë në Shqipëri. Këtë gjë, nga dosja e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, ish-kyrepolici e konsideronte njollosje të vendit. Madje, në një nga bisedat e zhvilluara mes tyre, Breçani i kujton djalit, Eralbit se i kishte premtuar që do të merrej vetëm një vit me trafik droge. Por, kishin kaluar tre, dhe ai ende nuk kishte hequr dorë.
Pjesë nga dosja:
Erzen Breçani: Mos u merr më me ta, Shqipërinë mos e flliq, ndryshe me shit jashtë e ndryshe këtu. Ke bë një premtim, një vit do e provosh … u bënë 3 bush. Askush që ka shit shumë si ju, kurrë nuk ka shpëtuar pa humbur pasurinë e familjes dhe familjen e vet.
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai
EKSKLUZIVE/ U vra në Ekuador! Ergys Dashi, pjesë e grupit të Breçanit

TIRANË- Personi që në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, identifikohej vetëm si D*P*, rezulton të jetë Ergys Dashi, shqiptari që u vra mbrëmjen e 22 janarit të vitit 2022. Nga bisedat e zbardhura dhe të zhvilluara në SKYECC, rezulton se Dashi ishte personi 'kyç' për grupin në Ekuador.
Më konkretisht, Dashi bënte lidhjet me njerëzit me nacionalitet të huaj, kryesisht në Amerikën e Jugut, për blerjen e lëndës narkotike dhe organizimin e punës për futjen e lëndës narkotike drejt vendeve të BE-së. Në një nga bisedat, “D.P” siguron ortakët se futja e ngarkesave do të jetë më e thjeshtë, pasi kishte siguruar lidhjet me një kompani që blinte banane.
Pjesë nga dosja, fragmenti ku identifikohet Dashi:
Per interesa të dokumentimit të ketij fakti nga organi procedues jane kqyrur dhe analizuar komunikimet e kryera ne aplikacionin SkyEç te derguara nga autoritetet firanceze të drejtesise. Referuar bisedave te realizuara nga perdoruesit e SkyEç midis datave 06.01.2021 dhe 19.02.2021 dhe më konkretisht bisedave te zhvilluara mes shtetasve Ismail Zeneli (Q3QNV9) me nofken "Daja", Dajloki" dhe "Transporter", Eralbi Breçani (S7DEGI) me nofken "Boli" ose "Toni", Besmir Murtati (V6FGL7) me nofken "Kukesi" dhe Ergys Dashi (D**P) me nofken "Elb" ose "Elb nisan", del në pah bashkpunimi ndermjet këtyre shtetasve dhe funksionimi i tyre si një grup i strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e lëndeve narkotikëve. Evidentohen rolet e secilit per realizimin e trafikimit të narkotikeve nga vendet e Amerikes e Jugut në drejtim të portit të Valencias, Spanje. Me konkretisht roli i secilit prej të dyshuarve ne kryerjen e veprave penale shte si më poshtë:
a) Shtetasi Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositesit dhe financuesit per blerjen e lendes narkotike ne vendin e origines (Brazil). Gjithashtu shtetasi Ismail Zeneli ka rolin e nxjerrjes se lendes narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin ne këte port e transortohet me kontenier. Ne bashkëpunim shtetasi Ismail Zeneli ka patur edhe shtetasin Artan Sulejmani, i cili nuk evidentohet ne komunikimet ne grup, por më date 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del ne pah si bashkëpunëtor dhe pjese e ngarkeses me lende narkotike dhe ne dijeni se më ke po organizon trafikun Ismaili.
b) Shtetasi Eralbi Brecani ka pasur rolin e porositesit dhe finacuesit per blerjen e lendes narkotike në vendin e origjines (Brazil).
c) Shtetasi Besmir Murtati ka pasur rolin e porositësit dhe finacuesit per blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines (Brazil).
d) Perdoruesi i SkycEç D*P*, ka pasur rolin e kontaktimit et personave me nacionalitet të huaj kryesisht nga Amerika e Jugut.
Kush është "D.P", garancia në Ekuador dhe lidhësi me bananet, "Daja" mendonte se mashtronte: Na rropi nga lekët!

TIRANË- Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, del në skenë dhe një person që nuk është mundur të identifikohet as nga instituciinet ligjzbatuese në vendin tonë dhe as nga ato jashtë tij. Në bisedat që ka siguruar ZËRI që zhvillohen në aplikacionin SKYEÇ, personi në fjalë identifikohet vetëm si përdoruesi “D.P”, por jo me emër të plotë. Në bisedat e zhvilluara mes tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit, kryesisht Eralb Breçanit, zbardhen dhe detaje nga roli që ka “D.P.”. Kryesisht, ai duket se qëndron në Ekuador dhe merret me kontaktet e nevojshme.
Më konkretisht, bën lidhjet me njerëzit me nacionalitet të huaj, kryesisht në Amerikën e Jugut, për blerjen e lëndës narkotike dhe organizimin e punës për futjen e lëndës narkotike drejt vendeve të BE-së.
Në një nga bisedat, “D.P” siguron ortakët se futja e ngarkesave do të jetë më e thjeshtë, pasi kishte siguruar lidhjet me një kompani që blinte banane. Por, Ismail Zeneli nuk ishte i bindur për të, dhe madje dyshonte se ai mashtronte kur u premtonte ngarkesa të mëddha.
Pjesë nga dosja:
10.1.3.1. Me date 09.11.2020, në oren 12:01 dhe 14:32 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoruesin eS7DEGI, iidentifikuar si Eralbi Breçani. Aat dyshohet se diskutojne reth dergimit të nje ngarkese prej 50 kg të lojit kokainë ga Amerika e Jugut drejt Valencias. Kështu, shtetasi Ismail Zeneli i shkruan dhe i dergon mesazhe zanore: Po kam fol por mtha per ket jave 10% do bej 500cop me dysheme, me çanta nuk nisi gjo. O dajlok se jam ne makine dhe nuk jam duke të shkrujt dot se edhe nuk shof mire. Ca me të thene, po presim kete jave
10.1.3.2. Me date 17.11.2020, nè orën 09:31 deri në 13:00 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoruesin e*D***P, i paidentifikuar. Ismaili i shkruan dhe i dergon mesazhe zanore: "Si je, nga humbe, ca po ben? Ca kutie o daj, je duke bo tavan apo dysheme, si nuk na shkon me lire. Po mire mire, më thuj ca je duke bo, dysheme apo tavan? Ok sa cope do fusesh.
Bashkëbiseduesit diskutojnë se si do fshehet lenda narkotike ne kontejner dhe cfare sasie do të niset. Kur diskutohet dysheme apo tavan, jane veprime ku krijohet dysheme e dyfishte apo tavan i dyfishte, ne të cilin vendoset lenda per të mos ugjetur nga agjencite ligjzbatuese.
10.1.3.3. Me date 19.11.2020, në orën 10:14 deri në 10:47 shtetasi Ismail Zeneli duke përdoru HFNERI komunikon me perdoruesin e D**P, i paidentifikuar.
Shtetasi Ismail Zeneli: Diçka dajë. Si je ti. Diçka. Ok Fol. Po sa jane o daj, qysh jane, ca jane? Na co nje here te dhene masandej po foli. Po ti e din se kur ështe keshtu, nuk e di se sa do tna marrin. Po ishalla marrin persiper dhe e bejne si pune. Ndryshe ngelim, ca me te thene zdi ca me te thene. Po mi co të dhenat edhe po flas me to edhe te shof sa po na kerkojne. Po mire o daku, me kalo te dhenat.
Daku mi kalo 7-8 kutia ose 10 kutia, që te jete edhe kutia jote aty ne mes, edhe tja kaloj une ktyne shokve edhe tju them keto kutiat ketu qe jane transit.
10.1.3.5. Me date 24.11.2020, në orën 15.14 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoruesin V6FGL7, I identifikuar si Besmir Murtati. Duke qenë i pakenaqur me veprimet e D**P (i paidentifikuar) dhe duke qenë se ka dërguar para per të porositur lende narkotike, shetesimin e tij dhe nervozizmin ja shpreh shtetasit Besmir Murtati.
Ismail Zeneli: O daje ca do beje...ore, se ky tha qe do ngarkoje... kto dy dit. Ska ca ngakon. ore, se (D**P) ka 3-4-5 muj që ështe duke na rrejt, na griu. Po jo ore ç’a fola me te, skam fol gjë me te, ashtu ai ngeli duke me thene gith ato kohe or burr. Këtej thote jane 3-4 rruge që dojnë me ngarku per Valencia. ITani me tha kam per Brazilin. Po leje thash ore na bej këte punën e Ekuadorit. Ai lekt s’mi ka dhene mua mbrapa a kupton. Me kaaaa sa lek na ka borgj?! Ma nxiu ftyrën.
10.1.3.6. Me date 24.11.2020, ne oren 12.24 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur HFNERI komunikon me perdoruesin S7DEGI, i identifikuar si Eralbi Brecani. Shtetasi Ismail Zeneli F shkruan dhe i dergon mesazhe zanore: O daj a nejte duke mu lut ti, me bo noj gjo me ate? Po ashtu jane nja 3-4. 2-3 I ka vetëm (D**P) qe i ka porosit nga 2-3 veta. Po kshu pra është bo. O daj ka gjith verën duke prit (D**P) vetem ka qene (D**P). Tani i ka porosit nja 3-4 tjera ai, vete me ka thene. Ishalla mor dajlok, se na corjentun fare. Mileti po punojne vetem... nuk ishte duke bere gje me ate grupin e vet. Po per Zotin nuk e njoh, direkt nuk e njoh. Vetem mund te jete dikush në mes. O daj 2-3 grupe i ka porosit vetem (D**P) jam vetem me njerëzit ktu, me këto dy që kam unë këtu jam 25% tash ndoni ju tjerat, pshte Batmani me Kukesin edhe tjetri andej. Ndani ju të gjitha, mua me leni 25% vetëm. A më mer vesh?
10.1.3.7. Me date 02.12.2020, duke filluar nga ora 06:18 deri në orën 09:49 zhvillohet bisede në grup chat-in me numer D**P:214, ndermjet perdoruesit të HFNERI i identifikuar si Ismail Zeneli, perdoruesit et S7DEGI, i identifikuar si Eralbi Brecani, perdoruesit të V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati dhe perdoruesit te D**p, i paidentifikuar, si me poshte:
Mjesi si jeni ajeni mire et githe. E para: une ju kam dhon htij grupi 50€ per pune që mos të dalin blof s’di si tja shpjegoj ju. E dyta: Për ndarjen e 5 unë jam me dy shokë dhe (D**P), Kuksi dhe Toni. Gjithsej jemi 6 persona. Une dhe (D*P*) mbajme nga 13.5 e bojne 27. Dhe ju të katërt nga 7 cop që bëjnë 28. Total une me dy çunat e mi do paguj 27.5.
Ata kane diskutuar freth nxjerrjes së lendes narkotike, ku dyshohet se është nje sasi prej 10 kg dhe vlera ështe 10 milion euro. Perdoruesit komunikojne me njeri-tjetrin, pasi shtetasi Ismail Zeneli, personi pergjegjes per nxjerrjen, ka problematika lidhur me personat qe do nxjerrin lenden, pasi ata jane terhequr dhe ne chat grup ka nisur debati.
Ismail Zeneli: Mjesi quna si jeni a jeni mire? Tani pak a shume e dini situaten se si asht bo ktu per pune qe ma kaloj (D**P). Unë t’ju them te drejten ne fillim doja tja beja si nder (D**P) pastaj u terhoqa se ky grupi im nuk e benin dot ke MSC.....pyeta nji perfaqesus të një grupit tjeter dhe më than kemi mundesi me e bo diskutova tek perqindja dhe ram ne dakord ...problemi esht ktu se e kan kerkuar edhe ca te tjer ket pune dhe e kan marre vesh te gjithe. Tani une numrin e kutise qe ma ka kaluar pika s’ia kam kaluar njeriut te gjalle se e di se këtë pune jan me shume probleme dhe nuk due qe t’na ndodhe asnjë dem fizik apo ekonomik. Me kryesorja per ne janë demet fizike (njerëzit).
Me date 15.12.2020, në orën 23:28 zhvillohet bisede ne grup chat-in me numër D**P:214, ndermjet perdoruesit te HFNERI i identifikuar si Ismail Zeneli, percoruesit et STDEGI, i identifikuar si Eralbi Brecani, perdoruesit et V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati dhe perdoruesit te D*P*, i paidentifikuar, si më poshtë:
D*P*: Si kalut a jeni mir...
V6FGL7--Mire si je ti
D*P*: Cpb si kalon bone me mire... Dje nuk isha shum online se ika me bo nji pun per aNVERS ju kam fut edhe juve nga 10 copa per rob. 30 total ty dajes edhe bolit. Ashtu i kisha hapËsirat...
V6FGL7: Ska gjë vlla hajt marë e mire...
D*P*: Se e kam pas me i maru nji dalje punen edhe ja hoga qafe. Do e bej edhe tavanin kismet zotit. Po me mir do ishte ta bonim edhe çanta.
V6FGL7: Poo me çanta daja ta shikoj neser mjes dhe et thot...
D*P*: Kjo që kam nis është një kompani kisha 4 muj që bleja banane esht 95% e sigurt si pun...
V6FGL7--Me dysheme e bone për Anvers. Super mire e paske bo...
D*P*: Po. Dysheme.
V6FGL7: Okay plak shume mire. Tani kur të zgjohet daja neser diskutojeni punen me canta. Dhe bejm naj pun meqeje vet atje tani. Ok plak. I Ben gjonat pak me sakt. Kujdes veten radhë të parë.
EPISODI i PARË që nisi fundosjen e grupit, Eralb Breçanit iu kapën 446 kg kokainë në Hollandë, i pagoi “Daja”

TIRANË- Fundosja e grupit, një pjesë e të cilit tashmë ndodhet pas hekurave, ka nisur në datën 5 janar të vitit 2021, kur në Hollandë janë kapur 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë. ZËRI ka siguruar ekskluzivisht dosjen që tregon se kjo lëndë narkotike ishte porositur nga Eralb Breçani, djali i Erzen Breçanit, ish-kryepolicit që ndodhet sot pa hekurave. Nga bisedat e zbardhura, të zhvilluara përmes aplikacionit SKYECC, rezulton se për ngarkesën kishte paguar Ismail Zeneli, që njihet me pseudonimin daja. Rol në këtë ‘mall’ të nisur nga Ekuadori drejt Hollandës kanë pasur edhe dy persona të tjerë, Besmir Murtati dhe një tjetër që identifikohet vetëm si “D”, por nuk dihet ende se kush është.
Pjesë nga dosja:
Ngjarja e datës 05.01.2021, ku rezulton se është sekuestruar 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Hollandë:
10.1.1. Rezulton se më datë 12.10.2023 është administruar informacioni i ardhur nga Oficeri i Kontaktit pranë Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, i cili ka informuar si më poshtë:
Me datë 05.01.2021 nga autoritetet ligjzbatuese Holandeze është kontrolluar kontejneri me numër SUDU80149225 në zonën e quajtur "Maasvlakte" në portin detar të Roterdamit, Holandë. Ky kontejnier është transportuar në këtë vendqëndrim nga kamioni me targa 31BNI5 dhe rimorkie me targa OR48VZ. Gjatë kontrollit të detajuar të këtij kontejnieri janë zuluar dhe sekuestruar 446 pako me lëndë narkotike, të llojit kokainë të fshehura në trupin e kontejnierit. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy shtetas me shtetësi holandeze: Roelof den Otter, i datëlindjes 17-04-1971 lindur në Zoelen, Holandë dhe Dirk Evert Bujtenhuis, i datëlindjes 16- 02-1985 lindur në Amersfoort, Holandë. Kontejneri ka qenë i llojit frigoriferik me numër identifikimi SUDU8014925, i kyçur me vula kyçëse me Nr.MI-EC2444374, J215419, T361306. Gjatë kontrollit, autoritetet ligizbatuese Holandeze kanë gjetur ne brendësi të kontejnierit edhe një vule kyçëse të pa mbërthyer. Transporti detar i këtij kontejnieri identifikuar si kompania "Maersk", anije qe ka kryer transportin detar quhej "Brani" dhe kontenieri ishte ngarkuar ne portin detar te Guayaquil ne Ekuador. Bashkelidhur ketij informacioni jane derguar 9 foto te kontejnierit, ku është sekuestruar lënda narkotike, fotografi të vendit të fshehtë, ku është gjetur lënda narkotike dhe fotografi të pakove me lëndë narkotike.
Prokuroria e Posaçme me qëllim dokumentimin e këtij fakti ka kqyrur dhe analizuar komunikimet e kryera në aplikacionin SkyECC të dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë. Referuar bisedave të realizuara nga perdoruesit e SkyECC midis datave 09.11.2021 dhe 04.02.2021, konkretisht bisedave et zhviluara mes shtetasve Ismail Zeneli (HFNERI, Q3QNV9) me nofkën "Daja", Dajloki" dhe "Transporter", Eralbi Breçani (S7DEGI me nofken "Boli" ose "Toni", Besmir Murtati (V6FGL7) me nofkën "Kukës!" dhe perdoruesit e paidentifikuar (D**) me notken "Elb" ose "Ebl Nisan". Nga komunikimet del ne pah bashkëpunimi ndermjet ketyre shtetasve dhe funksionimi i tyre si një grup i strukturuar Kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve. Evidentohen rolet e secilit per realizimin e trafikimit të narkotikeve nga vendet e Amerikes se Jugut ne drejtim të portit të Antuerpit, Belgjike dhe Roterdamit, Holande. Me konkretisht roli i secilit prej të dyshuarve ne kryerjen e veprave penale ështe si më poshtë:
a) Shtetasi Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositesit dhe financuesit per blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines. Gjithashtu, shtetasi Ismail Zeneli ka patur rolin e sigurimit të daljes se lendës narkotike nga porti i Valencias ne momentin kur ajo arrin ne këtë port e transportuar me kontenier.
b) Shtetasi Eralbi Brecani ka pasur rolin e porositësit dhe finacuesit per blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines. Gjithashtu, per shkak te kontakteve me persona me nacionalitet të huaj dhe kryesisht ne Ameriken e Jugut ka krijuar lidhje ndermjet tyre dhe anëtarëve të tjerë të grupit qe kane udhëtuar në këto shtete me gellim organizimin e aktivitetit të paligjshem të trafikimin të narkotikeve.
c) Shtetasi Besmir Murtati ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines (Brazil).
d) Perdoruesi i SkycECC D* ka pasur rolin: e kontaktimit të personave me nacionalitet të huaj kryesisht nga Amerika e Jugut me qëllim sigurimin e lendes narkotike; pritjen e shumave të parave të derguara nga antarët e tjere të grupit ne vendet e Amerikes së Jugut; blerjen e sasive te ndryshme të narkotikeve me këto para dhe organizimin e punës për futjen e lendës narkotike ne konteniere me qëllim trafikimin drejt vendeve te BE-së.
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai
Elvana Gjata del te dosja Breçani, zbardhen bisedat mes Ervin Matës dhe ish-kryepolicit: 500 mijë euro t'i kaloj nga llogaria e saj

TIRANË- Këngëtarja Elvana Gjata ishte garancia e kalimit të sasive të mëdha të parave të të fejuarit të saj, Ervin Mata, i cili aktualisht është shpallur në kërkim. Në dosjen e siguruar dhe zbardhur nga ZËRI, del në pah dhe emri i këngëtares që siç duket kishte vënë në dispozicion të Matës edhe llogarinë bankare, për të kryer lëvizje të mëdha parash që mund t’i duheshin grupit. Një prej episodeve, është përgjuar nga SPAK dhe del nga biseda e zhvilluar mes Erzen Breçanit dhe të birit, Eralb Breçani, të dy tashmë të vënë në pranga.
Pjesë nga dosja:
Më datë 18.08.2020 në orën 00:00:39, shtetasi Erzeni Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyEÇ me perdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor Ç4RE2 më përmbajtje:
KOB9EP: Ç’a bone a je mirë?
Më pas në orën 00:09:50 K9B9EP komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, perdores i SkyEÇ S7DEGI. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyEÇ ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe per rastin qe e ka pergjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.
Ata shkëmbejnë mesazhet:
K9B9EP:...Persh...A eshte ky. Tini i joti... Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash...Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun...Ngage na kan pergjue...Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?...Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh...E maroj punet sa t’i kalosh kto halle...I thashë jo ne asnje menyrë...I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk.. Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten...Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr...Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit.... I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin...
Nga biseda e zhvilluar ku permenden "Bardhi" "hidrocentrali", duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti "Breçani R.O.S.P" sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit "Drita", me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit 'Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit "Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes". "Breçani R.O.S.P" ka ndërtuar hidrocentralin "Drita" dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 "HEC Drita Energy", me ortak të vetem "Breçani R.O.S.P" dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P.
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai
Bujar Gërmizi i druhej spiunimit nga Erzen Breçani: S’ia kam besën!

TIRANË- ZËRI ka siguruar dosjen e plotë që solli zhvillimin e operacionit “Metamorfoza 2” dhe vënien në pranga të ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit Erzen Breçani, bashkë me djalin e tij, Eralbi Breçani. Në dosjen prej 104 faqesh janë të detajuara bisedat e zhvilluara mes grupit kriminal që zbardhin dhe rolin e Ervin Matës, të njohurin si ‘boli i kokainës’, i cili është shpallur në kërkim, si dhe të Bujar Gërmizit (Ajeti), që u arrestua në Kukës.
Pikërisht ky i fundit, në mesazhet që shkëmben, shfaqet i shqetësuar pasi i druhet një spiunimi nga Erzen Breçani. E gjitha kjo ndodh pasi Gërmizi ishte vënë në dijeni se ishte vënë nën përgjim.
Pjesë nga dosja:
Më datë 15.08.2020 ora 18:23:54, Bujar Ajeti duke përdorur Ç4RE2 komunikon me perdouresin J35P60 ku flitet reth faktit që e kanë përgjuar dhe se kush ia ka dhënë këtë informacion. Ata zhvillojne biseden:
J35P60: Po ç’ne aty duke ju përgju juve me lale...Si esht puna...Kush paska qen ai motër***...
Ç4RE2: O lalefije e per pe...Rop***..Iphone lale...e mbajm me vete. Pa e hap fare... fikem. Komplet.
J35P60: Hë mos ia fut kot.
Ç4RE2: I pergjo.Po lale...100 %.Po po. Me anë të imeit....
Në orën 18:26:39 Ç4RE2 dërgon mesazhet ku dyshohet se me fjalën "erz" i referohet Erzen Breçanit,
Ç4RE2: Mu kan qen tu mpergju...E ka hanger ai tjetri...Erz...Ato lart...O lale...E kan bo...të Tiranes...Pash zotin mos fol me kan. Se **ja ropt pastaj...Maje per vete ç’a folem bashkë...S’jam tu i zanë besë as këtij tani....
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai
Emri i tij në përgjime/ Murrizi për ZËRI: Dedan Gjoni nuk ka qenë në asnjë takim timin elektoral

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Mylim Murrizi ka reaguar për Zëri.ai pas përmendjes së emrit të tij në aplikacionin SKY ECC nga ish-shefi i Krimeve në Komisariatin nr.6 Dedan Gjoni. Ky i fundit i kërkonte ndihmë një tjetër personi për të mbledhur vota për Murrizin. Për ZËRIN, ish-deputeti shprehet se ka mbi dy vite që nuk është takuar me Gjonin dhe se në adresë të tij nuk ka pasur intimidim të zgjedhësve.
Më tej, Murrizi shprehet se në fushatë nuk i ndan njerëzit që e mbështesin dhe kërkojnë vota për të në bazë të profesionit. Ndërkohë shton se Dedan Gjoni nuk ka qenë në asnjë takim të tij elektoral.
"E para sa kohë qe unë merem me politik dhe kerkoj vota në fushatë nuk i ndaj sipas punëve atyre që ju kerkoj votat. Për mua mund të kerkojnë vota punonjës policie, punonjës administrate, biznesmenë, mësues, gjyqtare, prokurore dhe çdo qytetar që gëzon respekt apo ka simptati për mua dhe kjo nuk është e ndaluar as ne kushtetutë as me ligj. Administrata e shtetit nuk është pronë e partisë në pushtet. E dyta, Dedan Gjoni si çdo punonjës policie nuk janë pjesë e forcave të armatosura sepse policia ka tjetër status. E treta, Dedani paska kërkuar vota për mua ne Tiranë kur me punë ka qenë në Durrës pra nuk ka asnje lidhje me intimidimin e zgjedhesve për shkak të detyres e aq më shumë që unë kam qenë kandidat kryesor në qarkun Fier sepse jam prej 33 vitesh në politikë në Lushnjë. Dedani nuk ka qenë në asnjë takim timin elektoral që të shkeli ligjin por edhe sms e paska dërguar në ora 18, pra jashtë orarit zyrtare", tha Myslim Murrizi për Zëri.ai.
Reagimi i Murrizit për Zëri:
E para sa kohe qe une merem me politik dhe kerkoj vota ne fushate nuk i ndaj sipas puneve atyre qe ju kerkoj votat. Per mua mund te kerkojne vota punonjes policie, punonjes administrate, biznesmene, mesues, gjyqtare, prokurore dhe çdo qytetar qe gezon rrespekt apo ka simptati per mua dhe kjo nuk eshte e ndaluar as ne kushtetute as me ligj. Administrata e shtetit nuk eshte prone e partise ne pushtet. E dyta Dedan Gjoni si çdo punonjes policie nuk jane pjese e forcave te armatosura sepse policia ka tjeter status. E treta Dedani paska kerkuar vota per mua ne Tirane kur me pune ka qene ne Durres pra nuk ka asnje lidhje me intimidimin e zgjedhesve per shkak te detyres e aq me shume qe une kam qene kanidat kryesor ne qarkun Fier sepse jam prej 33 vitesh ne politik ne Lushnje. Dedani nuk ka qene ne asnje takim timin elektoral qe te shkeli ligjin por edhe sms e paska derguar ne ora 18 pra jasht orarit zyrtare. Punonjes policie qe kane kerkuar vota per parti apo kanidat te ndryshem ne çdo pale zgjedhje ka 15000, sepse edhe ata kane te drejte vote. Nga patronazhistet rezulton se met rrumbullaku dhe tonin voci sipas tyre jane votues te ps dhe kane votuar per ps gjithmone dhe ky fakt eshte publik nga hakerat. Ne 2021 pothuajse e gjith policia ne Tirane kane kerkuar vota per ish ministrin Xhafa qe te kapercente heresin. Meqe nje debile gjyqtare e paska quajtur shperdorim detyre pse dedani paska kerkuar vota per mua dhe jo per ramen as ma ndjen fare. Kur te zberthehen te gjitha sms e telefonave BQ do shihni trafiqe dhe krime monstruoze dhe ordinere ku pothuajse e gjith kupola e policis por edhe nga politika e drejtesia kane patur telefona trafikantesh. U kenaqa shume qe mora vesh se paska kerkuar vota per mua se te them te drejten kam dy vjet qe nuk komunikoj me me Dedanin se kam menduar qe me ka mashtruar qe ka kerkuar vota per mua. Por e verteta vonon por del dhe kjo tregon edhe njeher qe mi paskan vjedhur votat se ne te gjithe qarkun Tirane pra Tirane, Kavaj, Vore, Kamez, Rrogozhine une dhe partia PLDSH ka mare me letra 1350 vota ose gati 1 vote per qender votimi. Une nuk i perkas politikaneve qe mbajne telefona BQ madje i kam denoncuar ne parlament sepse ka patur deputet dhe ministra me tel BQ siç ishin vete. E ftoj SPAKUN dhe karlon e çdo funderrine tjeter te medias qe te hetojne se çfare lidhje kam une me keto tel dhe me çdo pune te piste qe mund te kene bere kushdo qe ka keto tel apo qe ka qen ne fushate me mua ose ka votuar per mua. Ne 2013 rama i ftoi publikisht te gjithe felliqesirat dhe qelbesirat e ketij vendi per tu bashkuar me ps dhe mire beri. Kjo nuk do te thote se ata qe votuan ramen nuk meren me trafik perkundrazi mbi 10 trafikant i beri deputet. Tani po te jap edhe kete vd te rames ku i ben thirrje policis te votoj dhe te bej fushate per ps. Publikoje qe ta degjoj kjo gjyqtare debile qe e quan shperdorim detyre.
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai
EKSKLUZIVE/ ZËRI zbardh METAMORFOZA 2, trafiku i drogës dhe planet e vrasjeve
Zbulohen EMRAT- kush janë 2 vëllezërit Nela që do vrisnin shefi i Krimeve me Mustafin e Gërmizin

TIRANË- Dy prej të arrestuarve nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Bujar Gërmizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e Krimeve të Komisariatit nr.6 për vrasjen e 2 vëllezërve. Për herë të parë është zbuluar edhe emri i shënjestrave. Bëhet fjalë për Albert dhe Edmond Nelën, njëri prej tyre Edmond Nelën, në Britaninë e Madhe për vrasje. Sipas dosjes së zbardhur në "ReportTv", shkak për vrasjen e të dy vëllezëve Nela është një konflikt i nisur për lëndë narkotike.
"Për kryerjen e veprës penale të "Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal (të një sasie prej 150 kg lëndë narkotike të llojit canabis sativa nga Spanja për në Gjermani me datë 03.11.2020), "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 283/a-28/4, 333/a dhe 334 i K.Penal. Për kryerjen e veprës penale të "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal (në dëm të shtetasit Albert e Edmond Nela), "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a dhe 334 i K.Penal. c. Per kryerje 104 penale të "Shpërdorimi i detyrës","-shkruhet ndër të tjera në dosje.
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai
'E kam, jepi urdhër babës'/ PËRGJIMET: Dedan Gjoni kërkoi vota për Myslim Murrizin

TIRANË- Zyrtarë dhe ish-drejtues policie, por edhe ish-deputetë të Kuvendit të Shqipërisë duket se janë "kapur" në dosjen "Metamorfoza II". Në bisedat e fundit të zbardhura nga "ReportTV", në aplikacionin Sky Ecc, shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni flet për vota. Në një bisedë të datës 5 mars 2021, ai kërkon vota për kandidatin për deputet, Myslim Murrizi. Për të thotë se ka lidhje miqësie, por edhe se ka detyrime ndaj tij. Se çfarë, nuk e shtjellon më tej. Por personi me të cilin flet, i cili ndodhej në Valencia të Spanjës, i thotë se do i sigurojë 15 vota nga nipërit dhe të afërmit e tij.
PJESË NGA DOSJA:
Në dosje thuhet se në datën 05.03.2020, ai përfshihet në fushatë zgjedhore për një subjekt të caktuar politik dhe se biseda bëhet në orën 18:28:53.
Dedan Gjoni komunikon me përdoruesin J… dhe kërkon të sigurojë vota për kandidatin Myslim Murrizi dhe subjektin zgjedhor ku ai është përfaqësues Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.
Shtetasi Dedan Gjoni zhvillon bisedat:
Dedan Gjoni --Si te kam.
J…: Ca bëre shok....mir je...un mir qetësi pz...
Dedan Gjoni: -Shok do me ndihmosh me vota
J…: hahaha.në kdo momente nuk e di me ko je pz...kam shum dyshime per ty...
Dedan Gjoni: Me Myslym Murrizin Shok sa te kem mundesi do e ndihmoj....
J…: Më pëlqen...kam simpati...
Dedan Gjoni: Eshte i vetmi që kam mik e detyrim...Me ndihmon mua......A më ke shok...
J…: Nja 15. ota ti jap nga valencia online...kto që kam me dokumenta..
Dedan Gjoni: Ore në Tiranë. Hahah. Jepi urdhër babes nipit fortë... Hahaha...
J...: Aty do jem per vitime...
Dedan Gjoni: Ok shok... Mirardhsh..."
Të njëjtën bisedë Dedan Gjoni ka bërë dhe me Ismail Zenelin, në kërkim si i dyshuar i përfshirë në këtë grup kriminal. Edhe këtij të fundit i kërkon vota për subjektin që përfaqëson Myslim Murrizi. Ky i fundit e orienton që të shkojë në Bathore, për të takuar një person që mesa duket do i siguronte mbi 200 vota.
Dedan Gjoni: Sot isha me deputetin...Do na ndohmosh me vota... Me sa njerez ke....Se e kemi mik te mire...
Ismail Zeneli: Qa je ti?
Dedan Gjoni: Une demokrat jam....Por i duam per partine e myslimit...E kam sh mik Murrizin
Ismail Zeneli- audiofile "shko fol me ate byrazelin atje ne bathore e ti gjajne ai nja 200 vota se a demokrat me ate byrazelin tem me ate shoferin e kamioni. 200+-Fol ti me te.. Se myslimi eshte ndare nga pd....Por e djathte eshte...
Dedan Gjoni: Fol nje here ti me te..
Ismail Zeneli: -Ok ok... Pa merak.."
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai
250 kg kokainë nga Brazili/ Zbardhen PËRGJIMET e SKY, Ervin Mata i shqetësuar: Do dalim në gazetë

TIRANË- Zbërthehen mesazhet e shkëmbyera në aplikacionit "SkyyECC" dhe "Enchrochat", që sollën goditjen e grupti kriminal, ku mes tyre ishte edhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe Ervin Mata. "Report Tv" ka siguruar një pjesë nga dosja, në të cilën Ervin Mata komunikon në gjuhë të huaj për trafikun e një ngarkesë me kokainë nga Brazili. Konkretisht bëhet fjalë për një ngarkesë për 250 kg kokainaë që ishte nisur nga vendi i Amerikës Latine dhe destinacion kishte aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Por plani i shkoi keq dhe Ervin Mata nuk e fshehu këtë në bisedën e tij, madje më i shqetësuar ishte se do të dilte lajmi në media, sesa për sasinë e kapur.
PJESË NGA PËRGJIMET:
Rezulton se në muajin Shtator 2020, përdoruesi i SkyECC GS4TDD, i identifikuar si Ervin Luan Mata, bashkëbisedon në gjuhë të huaj në grup chat-in e emërtuar 6H06SK:57.
Nga biseda e zhvilluar dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me përdorues të tjerë SkyECC, pjesëmarrës në grup chat, kanë trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main-Gjermani. Lidhur me këtë bisedë, evidentohen edhe biseda të datës 29.09.2020 me përdorues të tjerë shqipfolës, ku shtetasi Ervin Mata i tregon që i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 240 kg, sasi e cila lidhur me problematikën e nxjerrjes nga aeroporti dhe mbërritjen në Frankfurt diskuton edhe në grup chat-in 6H06SK:57.
10.6.2. Me datë 29.09.2020, 140914 shtetasi Ervin Mata duke përdorur GS4TDD, komunikon me përdoruesin e paidentifikuar AOSHUI dhe i tregon që i janë kapur një sasi prej 240 kg në Frankfurt dhe të presë nesër që të dalë në gazetë.
Ata shkëmbejnë mesazhet: "...Ili un e shes me 35... Ramazanit ma ka pagu 34. Ato mund ta dun dhe ner heletik Pom!"
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Bre;anit Era;bi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai