LIVE UPDATES

Rama: 21 Janari krim shtetëror, SPAK të veprojë! Koncesionet? S'i bëj unë faturat

➤ Vendimi i Gjykatës e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama. ➤ Në një dalje publike me gazetarët, Rama ka kërkuar Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të zbardhë vrasjen e 4 protestuesëve më 21 janar. ➤ Sipas kreut të qeverisë, Prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje me Kushtetutën dhe ligjin dhe dhimbjen e familjarëve të viktimave, ndaj dhe shtoi se tani është koha që drejtësia të reagojë. ➤ Po ashtu, foli edhe për tensionet e krijuara në parlament nga opozita. ➤ Edhe njëherë sqaroi që nuk ka negociata me "non gratën" duke nënkuptuar kryedemokratin Sali Berisha. ➤ Ndërsa për ftesën e deputetit të opozitës Gazmend Bardhi për dialog tha se nuk ka asgjë për të negocuar as me zëdhënësit e "nongratas". Gjithashtu paralajmëroi ndryshime në ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore. ➤ Ndër të tjera, kryeministri hodhi poshtë akuzat e Berishës se anëtarët e familjes së tij kanë përfituar nga fondet publike. Rama theksoi disa herë se nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga fondet e shtetit. ➤ Për Reformën Zgjedhore, i pyetur nëse do të bashkëpunojë me Lulzim Bashën, tha se është një vendim që nuk e merr ai. ➤ Foli edhe për marrëdhëniet me jashtë. Për paralajmërimit e homologut grek, Kyriakos Mitsotakis, se Greqia mund të pengojë hyrjen në Bashkimin Europian, Rama tha se edhe mund të ndodhë por nuk mund të flasë pa ndodhur. Për marrëveshjen e Italisë për emigrantët, edhe njëherë tha se është në përputhje me Kushtetutën e vendit. ➤ Për koncesionin e sterilizmit tha se ka transformuar shëndetësinë, por shtoi se faturat nuk i ka bërë ai. ➤ E po ashtu, paralajmëroi se ligji për amnistin do të kalojë shumë shpejt në Kuvend. 

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Rama e pranon për herë të parë: Edhe mundet që Greqia të na bllokojë për Belerin

Rama: 21 Janari krim shtetëror, SPAK të veprojë! Koncesionet?
Beleri dhe Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e sheh gjithnjë e më të mundshme mundësinë që Greqia të bllokojë procesin e integrimit të Shqipërisë, si hakmarrje për arrestimin dhe burgosjen e Fredi Belerit. Rama tha se do të ishte mëkat që Shqipëria, megjithë përparimin e viteve të fundit, të bllokohej për një çështje si ajo e Belerit, të cilën e konsideron një kauzë periferike në marrëdhëniet me Greqinë. 

““Sa i përket kërcënimit siç e quani ju apo presionit, unë e kam thënë opinionin tim, nuk dua të komentoj sa herë që pyetem sepse nuk dëshiroj që të ushqej një debat nuk qeveria nuk është palë. Ne s’kemi asnjë lidhje me këtë histori. Këtu bëhet fjalë për një individ që është arrestuar në flagrancë për blerje votash është në një proces gjyqësor në Gjykatën Kundër Korrupsion dhe Krimit të Organizuar.

Është në pamundësi të bërjes së betimit sepse ligji ynë është shumë i qartë se në ç’kushte bëhet betimit. Qeveria nuk ka këtu asnjë rol për të luajtur. Mbase në të shkuarën qeveria mund ta luante atë rolin që ishte mësuar, sidomos kur ia kërkonin të huajt që t’i thoshte sistemit drejtësisë se ç’duhet bënte. Kjo është e prerë. Ne nuk ndërhyjmë për asnjë arsye, në asnjë formë në punën e institucioneve të drejtësisë, e lërë pastaj të institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK e GJKKO. Janë produkte të një përpjekje që e kemi nisur, udhëhequr, realizuar ne, reformën e drejtësisë në letër. Ndërsa në realitet duhet ta zbatojnë ata dhe ne duhet ta mbështetim duke mos u përzier në punën e tyre. 

Po a mundet Greqia të na bllokojë, po edhe mundet? Po pastaj? Kur të ndodhi do të dëgjoni komentin tim. Do të ishte shumë joserioze që Shqipëria që njihet sot shumë më ndryshe nga sa ishte, të bllokohet për një çështje që nuk ka fare lidhje me integrimin europian, që është minore në raportet tona me Greqinë. Jetojmë në një bote ku secili ka të vetat”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama tha se ai është konsultuar me juristët për çështjen Beleri, dhe për këtë shkak qeveria nuk ka ndërmarrë hapa për shkarkimin e tij si kryebashkiak, edhe pse nuk ka bërë ende betimin, për shkak të pamundësisë fizike, pasi gjendet në qeli.

“Opinioni që unë kam marrë është ai që më ka vendosur në këtë pozicion ku jam, që nuk e kemi vënë në lëvizje qeverinë për të shkarkuar kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës pavarësisht se nuk është paraqitur në detyrë, në kushtet e pamundësisë”, deklaroi më tej Rama. 

/Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Tymueset në Kuvend, Rama nxit prokurorinë të hetojë deputetët e opozitës

Rama: 21 Janari krim shtetëror, SPAK të veprojë! Koncesionet?
Seanca ne Kuvend

TIRANË- Në një konferencë me gazetarët, kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mënyrë të prerë se nuk do të negociojë me asnjë person të shpallur non grata, duke nënkuptuar Sali Berishën dhe Gazment Bardhin. Nga ana tjetër, Rama nxiti prokurorinë që të hetojë rastet e tymueseve e në një rast dhe vendosjes së zjarrit në Kuvend.

“Ne nuk negociojmë me non grata dhe me asnjë zëdhënës të non gratave. Këtë e kemi thënë që ditën e parë dhe kjo nuk është një gjë e re. Non grata dhe zëdhënësit e tij që për halle personale kanë marrë përsipër të kthejnë Kuvendin në përshesh, dhe flaka në parlamentin shqiptar merr dhenë, a thua se kjo sjell gjë tjetër veç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë, janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre.

Parlamenti ka rregullat dhe kufizimet e veta. Në kushtet kur rregullorja e Kuvendin ka përjashtimin për 10 ditë, edhe për një zjarrvënës, ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim që drejtësia të bëjë drejtësi, për ata që pengojnë të tjerët të bëjnë detyrën”, tha Rama.

Prej javësh opozita në Kuvend është duke protestuar, edhe duke bllokuar seancat plenare, ndërkohë që nga SPAK po hetohet përplasja fizike mes dy deputetëve Vullnet Sinaj dhe Bledion Nallbati, ndërkohë që në seancën e të hënës, pati dhe një zjarr në Kuvend. Në këtë pikë Rama kërkon ndërhyjen e drejtësisë, pasi rregullorja e Kuvendit parashikon vetëm një përjashtim 10 ditor si maksimumin e ndëshkimit për deputetët.

/Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Fluturimet me avion, Rama: Udhëtoj me klasin ekonomik, biletat e familjes i paguaj vetë

Rama: 21 Janari krim shtetëror, SPAK të veprojë! Koncesionet?
Edi Rama

TIRANË- Për herë të parë pas shumë akuzave, kryeministri Edi Rama ka dhënë sqarime mbi sulmet që i bëhen vazhdimisht nga opozita për fluturimet e tij të shumta jashtë vendit, dhe me familjarët e tij. Në konferencën e sotme me gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët dhe në lidhje me akuzat e bëra nga Sali Berisha, që sipas tij Rea Xhillari ka përfituar tendera publikë. Sa i takon fluturimeve, në rastet kur ai udhëton jashtë detyrës si kryeministër, ai dhe familja i paguajnë vetë biletat e tyre.

“Kurrë, kurrë, në asnjë rast, asnjë anëtar i familjes sime nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe jo vetëm kaq, por meqë po ma jepni këtë mundësi, dua ta mësojnë të gjithë, edhe ata që mbase mund të impresoniohen, nga akuzat miliona euro për fluturimet.

Unë dhe të gjithë anëtarët e familjes sime që udhëtojnë me mua, udhëtoj në dy mënyra, në rastet e vizitave zyrtare apo të punës sime, me avionin përkatës, në të gjitha rastet e tjera, me avionët e linjave si të gjithë shqiptarët, me klasin ekonomik, dhe me shpenzimet e mija.

Çdo biletë e kemi paguar vetë, nuk e ka paguar shteti. E them këtë për tju treguar se si e kuptojmë ne në familjen tonë detyrën time. Unë e them me shumë krenari, edhe pse kjo në fakt duhet të ishte një normë, që çdo përpjekje për të bërë pis familjen time, është një përpjekje shumë e neveritshme që nuk ka asnjë shans që të fitojë”, tha Rama.

/Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Rama i përgjigjet opozitës: Nuk ka komisione hetimore për thashethemet tuaja, do shohim ligjin për ndryshime

Rama: 21 Janari krim shtetëror, SPAK të veprojë! Koncesionet?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar çdo mundësi të negociatave me opozitën për të rikthyer normalitetin në Kuvend. Rama tha se nuk do të ketë Komisione Hetimore Parlamentare për thashethemet që përhap vetë opozita. Nga ana tjetër, Rama paralajmëroi se socialistët po përgatisin dhe ndryshime në ligjin për Komisionet Parlamentare.

“Ne nuk negociojmë me non grata dhe me asnjë zëdhënës të non gratave. Këtë e kemi thënë që ditën e parë dhe kjo nuk është një gjë e re. Non grata dhe zëdhënësit e tij që për halle personale kanë marrë përsipër të kthejnë Kuvendin në përshesh, dhe flaka në parlamentin shqiptar merr dhenë, a thua se kjo sjell gjë tjetër veç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë, janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre.

Parlamenti ka rregullat dhe kufizimet e veta. Në kushtet kur rregullorja e Kuvendin ka përjashtimin për 10 ditë, edhe për një zjarrvënës, ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim që drejtësia të bëjë drejtësi, për ata që pengojnë të tjerët të bëjnë detyrën. Është krejt e pavërtetë që Komisionet Hetimore mund të ngrihen thjesht dhe vetëm se një numri firmëtarësh iu teket që të ngrejnë një Komision.

Nuk mund të ngrihen komisione hetimore në bazë të thashethemeve, është koha që të shohim ligjin, duke marrë parasysh të gjithë eksperiencën e këtyre viteve, ky komision ad hoc për Reformën Zgjedhore  nuk është ngritur se nuk ka pasur vullnet nga pala tjetër. Unë këtu kam të gjithë punën voluminoze që ka bërë një grup pune për komisinet hetimore. Shqipëria mban vendin e parë me shumë distancë nga vendet e rajonit, për numrin e Komisioneve Hetimore.

Ne kemi punuar gjatë gjithë këtyre muajve. Kemi konsideruar 2 drejtime. E para, integrimin e vendimeve të GJK për komisionet hetimore në ligjin e komisioneve hetimore dhe e dyta, burimin e vetë ligjit të komisioneve tona hetimore që është ligji gjerman i komisioneve hetimore.”, u shpreh Rama në konferencën me gazetarët. 

/Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

21 Janari/ Rama sulmon prokurorinë e Tiranës: Janë tallur me përbuzje me kushtetutën dhe familjarët e viktimave

Rama: 21 Janari krim shtetëror, SPAK të veprojë! Koncesionet?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët, e para pas disa muajve, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin, të cilin e konsideron krim shtetëror. Sipas Ramës, Prokuroria e Tiranës është tallur dhe ka përbuzur ligjet e vendit, por edhe familjet e viktimave për shkak se ka zvarritur dhe nuk ka marrë në shqyrtim provat e reja për 21 Janarin. Këtë dosje Rama e cilësoi dhe si një provë zjarri në dorën e drejtësisë së re, që sipas tij duhet të marrinj drejtimin e hetimeve.

“Unë nuk jam këtu për të kritikuar mediat, por jam këtu për të sjellë në vëmendje vendimin e Gjykatës për 21 Janarin. Krimet shtetërore vonojnë shumë për tu zbardhur. Prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje me Kushtetutën, me ligjin dhe natyrisht pastaj me dhimbjen dhe të drejtën e familjarëve të viktimave dhe të gjithë shoqërisë për të njohur të vërtetën.

E ka trajtuar si leckë një provë të re që ka dalë para disa muajsh, është koha që drejtësia e re të reagojë, pasi qysh se kur ky krim ka marrë rrugët e prokurorisë dhe gjykatave të vendit ka ndryshuar struktrura e drejtësisë, dhe profilet e zyrtarëve të lartë hetohen nga një tjetër strukturë. Leximi i vendimit të gjykatës është si të lëxosh një vendim të stërpërsëritur prej nesh prej vitesh, dhe vendosja e gishtit te autoritetet ekzekutive të kohës është e shkruar e zeza mbi të bardhë.

Vrasja nuk ka nisur nga tërheqja e këmbëzës, por nga urdhëri që ka ardhur nga maja. Nga ana tjetër, Gjykata nënvizon dhe vë gishtin te krimi dhe pengimi i drejtësisë, është e qartë se autoritetet më të larta kanë penguar në mënyrën më brutale (kriminale) drejtësinë që të veprojë për të nisur zbardhjen e këtij krimi.

Unë e kam bindje të palëkundur, që nuk ka asnjë forcë që mund ta pengojë zbardhjen e krimit shtetëror të 21 Janarit, por sigurisht që mund të vonohet, për këtë jam këtu sot, sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme që për moralin e Reformës në Drejtësi, për familjarët e viktimave, për shkak të këtij krimi të mos vazhdojë tërheqja dhe të moskëputja e vonesës së qëllimshme dhe cinike, të të mos bërit drejtësi për 21 Janarin.  Nëse 21 Janari mbetet pezull, atëherë edhe themeli i drejtësisë së re vendoset në pikëpyetje”, tha kryeministri Edi Rama.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB