Bota

Ekzekutimi i Liridona Ademajt, Prokuroria: Po zhvillohen hetime intensive

Prokuroria e Kosovës lajmëron se po zhvillohen hetime intensive për vrasjen e bujshme, që tronditi opinionin publik shqiptar.

D.XH
Ekzekutimi i Liridona Ademajt, Prokuroria: Po zhvillohen hetime intensive
Liridona Ademaj

KOSOVË – Prokuroria në Kosovë ka njoftuar se ka filluar hetimet intensive lidhur me rastin e bujshëm të vrasjes së Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u ekzekutua më 29 nëntor 2023 me urdhër të bashkëshortit të saj, Naim Murseli në Prishtinë. Organi i akuzës në Prishtinë nuk ka pranuar që të ndajë më tepër informacione për publikun, për të ruajtur sekretin hetimor.

Për rastin e rëndë, janë në paraburgim 4 persona, ndër ta edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Media e Kosovës Express raporton se për vrasjen e të resë në Kosovë po zhvillohen hetime intentive. “Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se ndaj rastit në fjalë janë duke u zhvilluar hetime intensive, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informacione të tjera, për shkak të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Prokurorisë në Kosovë, Laureta Ulaj.

30-vjeçarja Liridona Ademaj u vra në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërnicë në Prishtinë. Për vrasjen e saj janë vënë në pranga dhe ndodhen në paraburgim 4 persona. Vrasja e Liridonës dyshohet se është porositur nga bashkëshorti Naim Murseli, me të cilin viktima kishte edhe dy fëmijë. Ekzekutimin dyshohet ta ketë kryer Granit Plava, pasi Murseli i kishte thënë se do ta paguante 30 mijë euro.

I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK. Ai dyshohet se i ka gjetur vrasësin Murselit. Të tre këta janë arrestuar ditën kur u varros Liridona, disa orë pas ceremonisë së varrimit. Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, teksa Kokalla për “Marrëveshja për të kryer veprën penale, Vrasje e rëndë”./ZËRI/

Poll

MOS HUMB