Bota

U bie acid në trup, lëndohen 13 minatorë në Mitrovicë

Spitai i Përgjithshëm i Mitrovicës bën me dije, se 2 minatorët që paraqiten më rëndë, kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejshëm.

E.K
U bie acid në trup, lëndohen 13 minatorë në Mitrovicë
Foto ilustruese

TREPÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditën e kësaj të mërkure në minierën e Trepçës, ku 13 minatorë kanë mbetur të lënduar pas një rrjedhje gazi. Raportohet se ata janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhën nën kujdesin e mjekëve. Këta të fundit bëjnë me dijë se dy prej minatorëve ndodhën në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Spitai i Përgjithshëm i Mitrovicës bën me dije, se 2 minatorët që paraqiten më rëndë, kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejshëm.

Ndërsa, 11 prej tyre bëhet e ditur se janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën dhe pas trajtimeve pritet të dërgohen në shtëpi. Autoritetet kanë nisur hetimet.

Ndërmarrja Trepça jep detaje për aksidentin në minierë

Gjatë ditës së sotme, 13 minatorë të Kombinatit Metalurgjik Trepça kanë pësuar lëndime gjatë transportimit të acidit sulfurik, gjatë pastrimit të sistemit të pompave. Miniera Trepça tha se incidenti ka ndodhur, në horizontin e njëmbëdhjetë të minierës së Stantërgut në Mitrovicën e Jugut. “Gjatë operacioneve të mirëmbajtjes dhe pastrimit të sistemit të pompave me acid sulfurik këtë të mërkurë, më 17 Janar 2024, rreth orës 12:35 pasdite, në nivelin e XI të minierës së Stantërgut, ndodhi një rrjedhje e acidit nga një bombolë. Incidenti rezultoi në lëndimin e dymbëdhjetë minatorëve, të cilët menjëherë morën ndihmë mjekësore të parë dhe më pas u transportuan në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtime të mëtejshme”, njofton Trepça./ZËRI

Poll

MOS HUMB