Bota

Operohet Princesha Kate Middleton, pallati: Procedura u bë në spital privat

Operacioni, i zhvilluar të martën ishte i suksesshëm.

k.m.
Operohet Princesha Kate Middleton, pallati: Procedura u bë në spital
Kate Middleton

BRITANI E MADHE- Princesha e Uellsit, Kate Middleton, i është nënshtruar një operacioni abdominal në një spital privat në Londër. Lajmin e ka dhënë Kensington Palace. Operacioni, i zhvilluar të martën ishte i suksesshëm. Por sërish për çështje sigurie, princesha Kate do të qëndrojë në spital për 10 deri në 14 ditë.

“Bazuar në këshillat e mjekëve, princesha nuk ka gjasa qw tw kryejw asnjw detyrw publike deri pas Pashkëve,”- thuhet në deklaratwn zyrtare.

Pallati shtoi se princesha është e vetëdijshme për interesin që do të gjenerojë operacioni i saj, ndaj edhe shpreson që publiku do ta kuptojë dëshirën e saj për të ruajtur sa më shumë normalitet për fëmijët e saj./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB