
ITALI- Një grua 32-vjeçare është gjetur e vdekur në shtrat në shtëpinë e saj në Trento.
Sipas mediave italiane ka qenë sh-bashkëshorti i saj që gjeti trupin e pajetë: gruaja ishte e shtrirë në shtrat, e lyer me gjak. Policia po kryen hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një vdekje të dhunshme. Hetuesit nuk përjashtojnë femicidin dhe po marrin në pyetje ish-burrin e saj.
Sipas hetimeve të para të kryera në vendngjarje, viktima kishte të paktën 2 ditë pa ndjenja. Gjurmë gjaku janë gjetur edhe në dyshemenë e dhomës së gjumit. Ekipi mjeko-ligjor është duke krehur banesën në kërkim të elementeve biologjike të dobishme për hetimet.
Megjithatë, pritet rezultati i ekspertizës paraprake të kryer nga mjeku. Mësohet se gruaja ka një fëmijë dhe ka qenë e divorcuar.
Për Trentinon, nëse hipoteza vërtetohet, do të ishte feminicidi i dytë brenda pak ditësh. Në fakt, më 12 janar, në Montalbiano di Valfloriana, Ester Palmieri u vra nga bashkëshorti i saj, Igor Moser, i cili më pas vari veten.