
VATIKAN- "Kënaqësia seksuale, e cila është një dhuratë nga Zoti, minohet nga pornografia, kënaqësia pa një marrëdhënie që mund të gjenerojë forma të varësisë,"-kështu tha sot Papa Françesku gjatë Audiencës së Përgjithshme në sallën Pali VI.
Sipas "Tgcom", më tej në fjalën e tij, Papa e përqendroi reflektimin e tij në temën e epshit, duke kërkuar që të gjithë duhet të mbrojnë dashurinë. Vetëm kështu, sipas tij, mund të fitojmë betejën kundër epshit.
"Epshi është një demon dhe ky ves është veçanërisht i urryer, të paktën për dy arsye. Para së gjithash, sepse shkatërron marrëdhëniet midis njerëzve. Të dokumentosh një të tillë realitet. Fatkeqësisht lajmet e përditshme mjaftojnë. Sa marrëdhënie që kanë nisur në mënyrën më të mirë kanë ndryshuar më pas në marrëdhënie toksike, pa respekt dhe ndjenjën e kufijve?,"-tha Papa./ZËRI