GREQI- Lufta brenda bandave greke vazhdon dhe i fundit që u ekzekutua ishte 44-vjeçari Vangelis Zampounis, i cili u vra me gati 90 plumba teksa kishte hipur në një makinën e tij të blinduar. Protothema ka zbuluar se në jetën e Zampounis ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe një vajzë, e cila quhej Katerina 'Bella Mafia'. Kjo e fundit është vrarë me 16 plumba në vitin 2018 nga vrasës me pagesë për një larje hesapesh mes bandave kriminale. Ata ishin në një lidhje dashurie prej disa vitesh.
“Një grua mbresëlënëse që tërhiqej gjithmonë nga mafiozi, me e të cilën jetoi një romancë pasionante për një kohë të gjatë, para se të ndaheshin miqësisht. Por edhe pas ndarjes së tyre, ata komunikonin shumë shpesh, sigurisht pa e ditur se pas viit 2016, kur shpërtheu lufta e mafias greke, ata do të bëheshin objektiva kryesorë për t’u eliminuar nga kundërshtarët. Katerina Anagnostaki ishte e para që u ekzekutua, kur mendoi se kishte dalë njëherë e mirë nga mafia greke”, shkruan media greke.
Dashuria me kumbarin
Katerina Bella Mafia, e donte jetën e mirë, armët dhe tatuazhet. Ajo ishte me origjinë nga Kreta dhe vinte nga një familje e pasur, ndërsa u rrit me të gjitha komoditetet. Ajo ishte ende e re kur besonte se për shkak të emrit, lidhjeve dhe statusit shoqëror do të ishte gjithmonë e paprekshme dhe e mbrojtur.
Në moshën 20-vjeçare, ajo takoi dhe u dashurua me Vangelis Zampounis. Edhe kryemafiozi grek ra në dashuri me të duke u përpjekur të dalë nga bota e mafias, por siç duket nuk ndodhi kurrë. Madje përfshiu dhe të dashurën e tij në botën e errët të mafias greke. Kur ai rrezikoi të arrestohet, ajo e fshehu në banesën e saj, duke kryer dhe paligjshmërinë e parë.
Më pas ajo u mor e dyshuar për një vrasje mafioze, për të cilën u shpall e pafajshme. Gjithashtu u akuzua si pjesë e një bande grabitësish të dërgesave të parave në banka. Për këtë rast konkret, ajo mori një dënim me 5 vite burg me kusht. Më pas ndaj saj ndodhi dhe atentati i parë. Në vitin 2011, kur dy burra me skafandë e prisnin në Veikou Avenue në Galatsi ku ajo ishte në punë.
Atentatorët, e qëlluan në kokë dhe u larguan, duke lënë të plagosur rëndë, në një kohë që ishte dhe shtatzënë. Ngjara ndodhi kur katerina ishte vetëm 26-vjeçe. Ajo dërgohet në urgjencë në spital dhe mjekët luftojnë për ta mbajtur në jetë dhe për të shpëtuar fëmijën e cila tani është 12 vjeçe. Anagnostaki mundet të shpëtojë dhe del pas muajsh shtrimi në spital. Pikërisht atëherë thuhet se ajo u nis për në Amerikë me vajzën e saj për disa vite, diçka që familja e saj e mohon.
Pas atentatit ajo kishte ndryshuar shumë dhe dukej se ishte distancuar nga mafia greke. Vendosi që të jetonte një jetë normale në Athinë. Veçse dikush nuk e kishte harruar as atë dhe as veprat e saj në vend, ku që nga viti 2016 ekzekutimet në Athinë u shtuan dhe rriteshin vazhdimisht muaj pas muaji.
Më 20 shtator 2018, rreth mesnatës, 33-vjeçarja po kthehej me makinën e saj tip Benz në kompleksin luksoz të banesave ku jetonte, në Kifissia. Ajo kishte një aplikacion në celularin e saj që i lejonte të shihte kamerat në parkingun nëntokësor ku parkonte makinën e saj, pasi kohët e fundit kishte marrë disa mesazhe kërcënuese. Pasi pa se gjithçka ishte në rregull ajo u fut dhe zbriti në parking, duke mos vënë re “hijet” që po ecnin me shpejtësi pas saj, të armatosur me kallashnikov “Katerina Bella Mafia” u ekzekutua.
Tre muaj më parë, në një postim në Instagram ajo shkroi: “Në fillim vijnë buzëqeshjet, më pas gënjeshtra dhe në fund plumbat”, një frazë që rezultoi profetike, e shoqëruar me një foto të saj duke drejtuar armën automatike drejt objektivit.
Fundi i dashurisë
Pothuajse katër vjet më vonë, Zampounis, i cili zakonisht udhëtonte me eskortë, ndërsa ndonjëherë kishte veshur një jelek antiplumb, thuhet se mori garanci se nuk ishte më në rrezik. Si lider i mafies greke, ai mund të ketë besuar se linja e gjakut tashmë ishte mbyllur, të paktën për sa i përket atij, kështu që gradualisht u qetësua. Muajt e fundit ai dilte mjaft shpesh vetëm me BMW-në e blinduar.
Dhe momenti i ekzekutimit erdhi. Në videot e rrjedhura nga kamerat e sigurisë, ku shihet qitësi i parë duke zbrazur një karikator nga kallashnikovi, duke shpuar xhamin e blinduar të BMË-së.
Ai ringarkon dhe gjuan, i ndjekur nga bashkëpunëtori i tij nga ana tjetër, i cili godet me gaz Zampounis dhe në fund vjen gjuajtja e lirë. Ekzekutorët zhduken në makinën e vjedhur që më vonë do të gjendet i djegur dhe kur të mbërrijë policia ata shohin trupin e pajetë të Zampounis të mbushur me plumba, një mbetje e një lufte që filloi tetë vjet më parë dhe nuk thotë se do të përfundojë./ZËRI