
Mbreti Charles III
ANGLI - Mbreti Charles III do të shtrohet në spital javën e ardhshme për trajtimin e problemeve me prostatën.
Buckingham Palace tha se gjendja e mbretit nuk paraqitet kritike, por ai do t'i nënshtrohet një procedure korrigjuese. ‘Angazhimet publike të 75-vjeçarit do të shtyhen për një periudhë të shkurtër të rikuperimit’, tha Pallati Mbretëror.
Njoftimi vjen menjëherë pasi u zbulua se Princesha e Uellsit është në spital, pasi i po nënshtrohej operacionit të barkut.
"Mbreti ka kërkuar trajtim për problemet që ka me prostatën. Kjo gjë iu ndodh mijëra burrave në vit", thuhet në deklaratë./ZËRI/
Poll