Aktualitet

I varrosën pa bujë! Xhemal Loka si Naim Murseli. Si i shtynë bashkëshortet drejt vdekjes

Rasti i vrasjes që tronditi Kosovën dhe ai në Sukth të Durrësit kanë shumë ngjashmëri.

D.XH
I varrosën pa bujë! Xhemal Loka si Naim Murseli. Si i shtynë
Vrasja e grave

DURRËS – Rasti tronditës në Sukth të Durrësit, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës me fostoksinë, të sjell ndërmend një rast të freskët, ndodhur në Kosovë, atë të vrasjes së Liridona Ademajt.

Të dy bashkëshortët duket se kanë shtyrë bashkëshortet e tyre drejt vdekjes. Ndërsa, Xhemal Loka dyshohet se shtyu Bedrie Lokën të pinte fostoksinë, Naim Murseli e nxori në pritë, ku Liridonën e priste plumbi.

Xhemal Loka është arrestuar nga policia në Durrës dhe është zyrtarisht nën akuzë për shtytje të bashkëshortes drejt vetëvrasjes. Në banesën e tij është gjetur armë, si dhe një sasi fishekësh. Ashtu si në rastin e Liridona Ademaj (ku fillimisht u tha se ishte grabitje) dhe në këtë rast alibia u gjet TikToku. Mirëpo, dëshmitë e familjarëve kanë bërë që hetimet të marrin kthesë dhe të hetohet pista e kërcënimeve brenda familjes ose dhuna fizike në familje.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L. Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xh. L. e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja B. L. nuk ka bërë kallëzim në Polici. Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak”, bëri me dije policia.

Vëllezërit e Bedrie Lokës kanë thënë se kunati i tyre ishte një person i dhunshëm dhe se vazhdimisht kishte sherre me motrën e tyre. Sherre dhe përplasje kishin pasur edhe Naimi me Liridonën. Familjarët e Bedrie Lokës kërkuan edhe zhvarosjen e trupit të 41-vjeçares. Po njësoj ndodhi edhe me Liridonën. Varrimi i saj u tentua të mbahej i fshehtë nga kamerat, sepse familjarët e Naim Murselit kishin thënë se ishte vrarë në një grabitje.

I ngjashëm duket se ka qenë edhe varrimi i 41-vjeçares Bedrie Loka. Ajo është përcjellë në banesën e fundit pa bujë. Ndërsa, edhe hapja e mortit nga familjarët e burrit duket se është bërë sa për shenjë, pasi vetëm mort nuk mund të cilësohej. Dhe në këtë rast, siç kanë thënë, të afërmit e Xhemal Lokës, ishte dhënë urdhër që gjithçka të bëhej me kujdes dhe në heshtje.

Dy gra të vrara dhe dy burra, që kanë deklaruar në polici një variant, që pas hetimeve ka rezultuar një tjetër variant. Ndërsa, Naim Murseli e kishte bërë planin ta nxirrte Liridona Ademajn përpara plumbit, ende nuk dihet nëse Bedrie Loka ka kryer vrasje apo vetëvrasje. Për këtë duhet të presim hetimet./ZËRI/

Poll

MOS HUMB