Aktualitet

Vrasja e Liridonës/ Avokati: Naim Murseli tentoi të vetëvritej kur Policia shkoi për ta arrestuar

Sipas avokatit, Besnik Berisha, Naim Murseli ka tentuar të vrasë veten ditën që Policia shkoi për ta arrestuar si autor të dyshuar të ngjarjes.

E.K
Vrasja  e Liridonës/ Avokati: Naim Murseli tentoi të vetëvritej
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

KOSOVË- Dalin detaje të reja sa i përket ngjarjes së rëndë që tronditi Kosovën disa javë më parë, ku Liridona Ademaj u ekzekutua me urdhër të bashkëshortit të saj Naim Murseli në sy të fëmijëve. Sipas avokatit, Besnik Berisha, Naim Murseli ka tentuar të vrasë veten ditën që Policia shkoi për ta arrestuar si autor të dyshuar të ngjarjes. Po ashtu në një intervistë për RTV Dukagjini, Berisha thotë se Naimi mund të tentojë sërish të vetëvritet pasi nuk përballet dot me krimin e kryer.

Besnik Berisha: Në ditën kur policia ka shkuar për ta arrestuar, Naimi rezulton që ka tentuar të marrë armën e Kushtrimit Kokallës që ta ekzekutojë veten. Nëse kjo që po parashtroj unë është e vërtetë, Naimi e ka problem të përballet me krimin, ka ndryshuar teoritë e tij. E kemi parë deklaratat e tij që ka thënë se ka qenë i rrezikuar edhe vetë ai. Vetëvrasjet kanë ndodhë edhe në gjykatat ndërkombëtare, është e pamundur ta ruash dikë 24/7. Uroj që të gjithë të gëzojnë shëndetin e të përgjigjen për atë që kanë bërë.

Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën mbrëmjen e 29 nëntorit. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Plava. Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën. Arsyeja mbetet ende mister. Varianti i parë është ai i parave të sigurimit të jetës që mund të përfitonte Murseli në rast se të shoqes i ndodhte një fatkeqësi, ndërsa i dyti, fakti që Liridona mund të kishte dijeni për një sekret të errët të të shoqit./ZËRI

Poll

MOS HUMB