Aktualitet

Vrasja dhe plagosja! Çfarë ndodhi sot në burgun e Peqinit?

Sokol Mjaçaj ka vrarë me armë zjarri brenda qelisë të burgosurin Arben Lleshi.

k.m.
Vrasja dhe plagosja! Çfarë ndodhi sot në burgun e Peqinit?
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë, e paprecedentë më parë ka ndodhur në ambientet e burgut të Peqinit. Sokol Mjaçaj ka vrarë me armë zjarri brenda qelisë të burgosurin Arben Lleshi. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur edhe shoku i dhomës së viktimës, Indrit Shaqja. Ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë, por për arsye sigurie është sjellë që të kurohet në spitalin e Traumës në Tiranës. Burime për ZËRI bëjnë me dije se një armë ishte dërguar me dron në ambientet e burgut të Peqinit. Ndërsa po sipas burimeve nga brenda burgut, Mjaçaj kishte vetëm pak ditë që ishte transferuar në Peqin.

Për më shumë na ndiqni në videon më poshtë:

Poll

MOS HUMB