
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime të drejtuesëve të uniformave blu. Altin Lila, nga shefi i Komisariatit numër 3 në kryeqytet është emëruar në krye të Komisariatit numër 1. Në Komisariatin nr.1 drejtues ishte Petrit Hala, por edhe ky i fundit është transferuar në Librazhd.
Ndryshime ka pasur edhe Policitë e pikave Kufitare. Arben Caka është emëruar drejtor i kufirit në Durrës. Këtë post e ka mbajtur që prej dhjetorit të vitit të shkuar kryekomisari Luan Arifaj. Ndryshime të ngjashme në disa prej Komisariatëve në vend janë bërë edhe dhjetorin e shkuar nga Rrumbullaku, me qëllim për përmbushjen e prioriteteve./ZËRI