Aktualitet

‘Tentuan të më shantazhojnë’, Pacolli paralajmëron padi për Currin: Po më bullizojnë djalin

Arjan Curri kishte deklaruar në një studio televizive, se vrasja e Liridonës mund të kishte ndodhur për shkak të lidhjes së Naimit me një burrë

E.K
‘Tentuan të më shantazhojnë’, Pacolli
Arjan Curri dhe Behgjet Pacolli

KOSOVË- Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj analistit Arjan Curri, i cili para disa ditësh ka dhënë disa komente mbi vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli. Curri gjatë një emisioni kishte thënë se janë disa dyshime që Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës, mund të ketë qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë.

Gjithashtu, ai kishte parashtruar disa pikëpyetje se pse Behgjet Pacolli nuk ka qenë në varrimin e Liridonës.

Për këto komente të tij, ka reaguar ashpër Pacolli, i cili ka thënë se deklaratat e tij kanë tentuar të poshtërojnë integritetin e familjes së tij.

“Pas një udhëtimi të gjatë, vura re një grumbull lajmesh dhe opinionesh të ndara kohët e fundit. Gjithashtu kam vënë re se disa individë, me qëllime të këqija, me shpifje dhe deklarata të pasakta të shfaqura në TV, tentuan të më shantazhojnë dhe të kontaminojnë emrin tim dhe të poshtërojnë integritetin e familjes sime”, thekson ai.

Pacolli, po ashtu thotë se djali i tij, është bërë objekt bullzmi nga bashkëmoshatarët. Në reagimin e tij, ai po ashtu paralajmëron padi për ata që u kanë shkaktuar vuajtje familjes së tij.

“Ju zoti Arjan Curri që nisët këtë akt të shëmtuar me shpifjet dhe gënjeshtrat tuaja nuk keni të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë objekt bullzmit të vazhdueshëm, nga miqtë e tij për shkak të deklaratave të juaja false dhe mashtruese. Zotëri, unë nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuajtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”, thotë mes tjerash ai.

Lirdona Ademaj u vra më 29 nëntor në Prishtinë. Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona, ku në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj. Murseli kishte qenë këshilltar i Behgjet Pacollit dhe flitej si një person i afërt i tij./Zëri 

Poll

MOS HUMB