Aktualitet

Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit tregon emrin e bashkëpunëtorit: U godit me thikë nga dy persona

Ai tha se djalin e tij dhe Martin Canin, 14-vjeçari që humbi jetën tragjikisht, u godit me thikë nga Kledjon Begaj, shok me autorin e dyshuar, Mario Prelleshin.

I.F
Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit tregon emrin e bashkëpunëtorit:
Babai i Luis Meçes

TIRANË- Babai i Luis Meçes, i mituri që mbeti i plagosur pas sherrit te shkolla “Fan Noli”, tha se janë përfshirë dhe disa persona të tjerë. Ai tha për emisionin "Review" se djalin e tij dhe Martin Canin, 14-vjeçari që humbi jetën tragjikisht, u godit me thikë nga Kledjon Begaj, shok me autorin e dyshuar, Mario Prelleshin.

“Po ta them me emër që personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon Begaj, bashkëmoshatar dhe shok i autorit tjetër. Ky Kledjoni e ka pasur thikën më të vogël dhe këto dëshmi i dhashë sot te Drejtoria e Policisë. Kledjoni e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, është më shkurtër si plagë dhe më e ngushtë, herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur Mario, dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë,”- tha babai i Luisit.

Të hënën, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB