Aktualitet

“E ka marrë Kombëtarja se bëri gol”, gënjeshtra me të cilën jeton vëllai i vogël i Martin Canit

Për të justifikuar vizitat e njerëzve, i kanë thënë se Martini ka shënuar një gol dhe vijnë për urime.

F.m
“E ka marrë Kombëtarja se bëri gol”, gënjeshtra
Martin Cani

TIRANË- Për t’i shmangur dhimbjen vëllait të vogël të Martin Canit, prindërit e kanë gënjyer. Ata nuk i kanë treguar se Martinin e kanë vrarë, por i kanë thënë se të vëllanë ia ka marrë Kombëtarja kuqezi. Për të justifikuar vizitat e njerëzve, Ëngjëll dhe Florina Cani thanë në një intervistë për “Opinion” se i kanë thënë se Martini ka shënuar një gol dhe vijnë për urime.

Pjesë nga intervista:

A keni fëmijë të tjerë?

Babai: Po, kam dhe një djalë të vogël.

E kam mësuar lajmin?

Babai: Jo, i kemi thënë që Martinin e ka marrë kombëtarja dhe ka bërë gol dhe njerëzit vijnë e na falenderojnë.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB