Aktualitet

Tre anëtarë të bandës së Cërrikut dënohen me burgim të përjetshëm! Për 6 të tjerët lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë

Edhe për gjashtë anëtarët e tjerë të grupit, është lënë në fuqi vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

F.m
Tre anëtarë të bandës së Cërrikut dënohen me
Banda e Cërrikut

TIRANË- Tre anëtarë të Bandës së Cërrikut Meti Bozi, Roland Sota (Xhepexhiu) dhe Arjan Toska, janë dënuar me burgim të përjetshëm. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Edhe për gjashtë anëtarët e tjerë të grupit, është lënë në fuqi vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Në qershor të këtij viti, Gjykata e Lartë vendosi që të kthejë për rigjykim në Apelin e Posaçëm, dosjen penale kundër 9 të pandehurve që njihen në publik si banda e Cërrikut. Kjo ka qenë një prej dosjeve më të bujshme që u hetua disa vite më parë nga dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Adnand Xholi dhe Anton Martini, të cilët urdhëruan arrestimin e 9 personave, mes të cilëve dhe ish-kryetarin e Komitetit të Shpëtimit në Cërrik, Llazar Bicja.

Bicja, cilësohej nga hetimi i prokurorisë si njëri nga personat që 27 vite më parë, në muajin Maj 1997 kishte organizuar pritën e armatosur dhe vrasjen e 5 gardistëve Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Sali Martini, Petrit Ndoi si dhe plagosjen e disa efektivëve të tjerë.

DËNIMET NË SHKALLË TË PARË

Meti Bozi, i dënuar me burgim të përjetshëm për 6 vrasje dhe 16 plagosje të policëve

Arjan Toska, i dënuar me burgim të përjetshëm për 5 vrasje dhe 16 plagosje të policëve

Roland Xhepexhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për 5 vrasje dhe 16 plagosje të policëve

Tomor Buzani, i dënuar me 23 vite burg për 5 vrasje dhe 16 plagosje të policëve

Llazar Bicja, i dënuar me 22 vjet burg për për 5 vrasje dhe 16 plagosje të policëve

Alban Toska, i dënuar me 22 vjet burg për për 5 vrasje dhe 16 plagosje të policëve

Entel Gashi, i dënuar me 22 vjet burg për 5 vrasje dhe 16 plagosje të policëve

Skëndër Cano, i dënuar me 21 vjet burg për një vrasje dhe 16 plagosje

Bujar Buzani - I penduar, 23 vjet burg, dënimi ulet në 8 vjet burg

VIKTIMAT NË MASAKRËN E CËRRIKUT, efektivë të Gardës së Republikës:

Besnik Sula

Halit Haxhia

Bashkim Mnella

Sali Martini

Qemal Mehmeti

Petrit Ndoi

Të plagosurit në masakrën e Cërrikut:

Gjergj Gjoka

Ded Margjoka

Ferd Laska

Pjeter Nikolli

Petrit Guda

Agron Kuliçaj

Pashk Ndreca

Dritan Hasa

Agim Biberi

Paulin Ndoka

Petrit Nikolli

Luan Prenga

Fari Metaliaj

Petrit Gjoka

Pashk Doda

Sokol Kuça

Poll

MOS HUMB