Aktualitet

I biri vrau Martinin, babai i Marios indinjohet me mediat: Keni sulmuar një fëmijë! Dhimbjen e kam përgjysmë me familjen Cani!

Reagon për herë të parë, por i nevrikosur me gazetarët.

F.m
I biri vrau Martinin, babai i Marios indinjohet me mediat: Keni sulmuar një
Mario Perlleshi dhe Martin Cani

TIRANË- Ndue Prelleshi, babai i Mario Prelleshit që vrau Martin Canin tek shkolla “Fan Noli”, ka reaguar i indinjuar me mediat për mënyrën se si është trajtuar lajmi. Në një prononcim për ‘Top Story’, ai u shpreh se të gjithë gazetarët kanë sulmuar një fëmijë, nisur nga mënyra se si e kanë trajtuar lajmin për të birin.

Pjesë nga intervista me babanë e autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani:

Gazetari: Në radhë të parë më vjen keq për situatën që ndodheni ju dhe djali juaj, por duke qenë se nuk keni reaguar ende…

Zoti Përlleshi: Çfarë janë këto lloj provokimesh? Ku e dini dhimbjen që ka familja ime? Çfarë janë këto provokime? Si publikoni ato gjëra? Ku e dini ju dhimbjen tonë? T’ia shpreh dhimbjen ju? Apo familjes që ka hallin dhe ka hallin përgjysmë me mua.

Gazetari: Një minutë, zotëri…

Përlleshi: Asnjë minutë, keni sulmu një fëmijë dhe po sulmoni… se jam shumë i lënduar dhe i vrarë në shpirt për atë që ka vdekur dhe atë që ka ndodhur dhe nuk kam asnjë fjalë tjetër.

Gazetari: E kuptoj dhimbjen tuaj, unë ju kontaktova për të…

Përlleshi: Dhimbjen time e di Zoti lart dhe shpirti im dhe çdo njeri që me njeh mua, dhimbjen që kam unë tani. Sepse fatkeqësinë e kam përgjysmë.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB