
TIRANË- Engjëll dhe Florina, prindërit e 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani, thonë se nuk kanë patur asnjë kontakt me familjen e autorit të ngjarjes. Me lot në sy, ata thonë për “Opinion” se ende nuk e dinë saktësisht se si ka ndodhur konflikti mes djalit të tyre dhe autorit të vrasjes Mario Prelleshi.
Pjesë nga intervista:
A ka patur iniciativë nga familja e djalit që ka kryer veprën që të ketë një kontakt me ju?
Babai: Ne duam që të përcjellim një mesazh tjetër që të gjithë ata prindër janë bashkuar me dhimbjen tonë dhe kjo është shumë… na e lehtëson shumë dhimbjen, janë sensibilizuar të gjithë. Nga ana e familjarëve ne nuk e dimë dhe se si ka ndodhur, jemi shumë të tonditur.
Keni patur kontakte me policinë, për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja?
Babai: Jo, jo, jo fare. Ne nga spitali kemi ardhur këtu… në varreza. Gjej guximin që të falenderoj të gjithë shqiptarët që sensibilizuan për djalin tim, për humbjen e thellë që na ka ndodhur ne dhe uroj të gjithë njerëzve që të dhurojnë bizqeshje dhe paqe për të gjithë, është e pakushtuershme. Dua të falenderoj të gjithë stadiumin “Air Albania” që mbajtën një minutë heshjte për djalin tim., duatë falenderoj FSHF, të gjithë, të gjithë prindërit e kësja bote, falenderoj dhe kampionin tim (drejtohet fotografisë së djalit të vrarë).
Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI