
Mario Përlleshi
TIRANË- Mario Përlleshi, 14-vjeçari i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Cani është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Seanca u mbajt në spitalin privat ku Përlleshi gjendet i shtruar, pasi mbeti edhe vetë i plagosur gjatë përplasjes në shkollën “Fan Noli”. Në dëshminë e tij, i mituri ka rrëfyer se nuk mban mend ku e ka lënë thikën pas krimit dhe as se çfarë ka ndodhur. Nga ana tjetër, Luis Meçe që mbeti i plagosur, është surprizuar në spital nga trajneri Egert Bakalli dhe lojtarët e skuadrës që i kanë dërguar dhe një tortë.
Poll