Video

Kush e vrau Klaudio Prendin? Zbulohet konflikti me klanin Duka

Edhe një pistoletë e bllokuar në makinë cilësohet si provë e vlefshme, njësoj si dëshmia e dy efektivëve që ishin personat e fundit që e takuan.

F.m
Kush e vrau Klaudio Prendin? Zbulohet konflikti me klanin Duka
Klaudio Prendi

TIRANË- Ata që po merren për të gjetur vrasësit e Klaudio Prendit, i kanë të gjitha pistat në tavolinë. Duke nisur nga detyra e mëparshme e babait të tij Fran Prendi, një gjyqtar i krimeve të rënda i dorëhequr nga sistemi, deri tek konfliktet personale dhe lojërat e fatit. Ka dyshime ende të pakonfirmuara se Klaudio Prendi administronte një website llotosh dhe që kohët e fundit kishin fituar gati tetë mijë euro disa të rinj, të afërm të klanit Duka, kreu i të cilit është Leonard Duka. Policia ka marrë në pyetje të rinjtë që dyshohet se kanë patur konfliktin me Prendin. Me dy makina të bllokuara si prova, njëra e viktimës dhe tjetra e autorëve, ekspertët janë vënë në kërkim të kamerave të sigurisë, si kjo ku shfaqet brenda pak sekondash momenti i vrasjes së tij. Edhe një pistoletë e bllokuar në makinë cilësohet si provë e vlefshme, njësoj si dëshmia e dy efektivëve që ishin personat e fundit që e takuan. Dy policët kanë treguar se e takuan rastësisht të ndjerin dhe se ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë shqetësimi. Nga ana tjetër, për hetuesit është e qartë se Klaudio Prendi është djali i një ish-gjyqtari, i cili ka dhënë vendime ndaj grupeve kriminale, një ndër to dënimi i Salvatore Letizias, anëtar i Camorras.

Poll

MOS HUMB