
TIRANË- Mario Prelleshi, autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nuk ka shprehur pendesë për faktin që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij dhe plagosi shokun e tij, Luis Meçe. Prelleshi është shprehur se gjithçka ka nisur vetëm për "një shikim". Sipas tij, të dy ishin konfliktuar të premten për mënyrën sesi viktima po e shihte. Më pas, e kishin lënë për t'u "sqaruar", por ishin përplasur sërish të hënën brenda ambienteve të shkollës.
Pas sherrit të ndodhur gjatë pushimit të gjatë, 14-vjeçari tregoi se të dy kishin thirrur shokët për të vazhduar përplasjen. Por nuk tha asnjë fjalë kur u pyet nëse ishte penduar për faktin se i kishte marrë jetën një personi. Madje ka heshtur edhe kur është pyetur sesi e kishte futur thikën në shkollë.