
Kryeministri Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për tragjedinë e ndodhur dy ditë më parë në vend, vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij. Në një deklaratë për mediat, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama prezantoi dy opsionet që janë menduar për parandalimin e ngjarjeve të tilla. Sipas tij, po mendohet ose vendosja e filtrave në rrjetet sociale, ose mbyllja totale e aplikacioneve "Snapchat" dhe "TikTok". Por për të marrë këtë vendim, kreu i qeverisë tha se do ta diskutojë me komunitetin e prindërve dhe të shkollave.
Poll