Video

Klaudio Prendi u vra për 15 mijë euro?

Pasi ishte kthyer në Shqipëri, disa ditë para se të ekzekutohej, Prendi ishte përplasur fizikisht me disa persona ende të paidentifikuar që u kishte marrë para hua.

Redaksia Zëri

 

Klaudio Prendi u vra për 15 mijë euro?
Klaudio Prendi

 

TIRANË- Klaudio Prendi mund të jetë vrarë për 15 mijë euro! Një ditë pas ekzekutimit të 30-vjeçarit në Tiranë babai i të ndjerit, ish-gjyqtari Fran Prendi ka zbuluar se i biri kishte konflikte për një borxh. Shuma e të cilit ishte 15 mijë euro. Pasi ishte kthyer në Shqipëri, disa ditë para se të ekzekutohej, Prendi ishte përplasur fizikisht me disa persona ende të paidentifikuar që u kishte marrë para hua.

Policia nga hetimet ka arritur të zbulojë se i riu ka pasur një borxh, pasi luante lojëra fati dhe merrte para me fajde. Për këtë shkak mendohet se ka ndodhur edhe vrasja. Ish-gjyqtari thotë se nuk e priste që të birit t'i ngrihej pritë dhe të ekzekutohej.

Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra me breshëri plumbash vetëm pak pas mesnatës së 18 nëntorit, fill sapo doli nga një lokal që ndodhej me miqtë e tij në zonën e Xhamllikut. Autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t'u larguar nga vendi i ngjarjes e kanë ndjekur prej kohësh djalin e ish-gjyqtarit deri në momentin që ai ka dalë vetëm nga lokali. Sapo po hipte në mjetin e tij, ata kanë qëlluar. I riu mori plagë në kokë dhe në gjoks, të cilat rezultuan fatale për të, edhe pse miqtë e tij e dërguan menjëherë në spital. Tashmë, nga zona kanë marrë kamerat e sigurisë dhe po punohet për të zbuluar se cilët janë personat që planifikuan dhe kryen atentatin./ZËRI

Poll

MOS HUMB