Aktualitet

Ekzekutoi me thikë bashkëmoshatarin Martin Cani, Prokuroria ashpërson akuzën për autorin

Tashmë ndaj Mario Prelleshit është ngritur akuza e "vrasjes në rrethana cilësuese".

k.m.
Ekzekutoi me thikë bashkëmoshatarin Martin Cani, Prokuroria
Martin Cani dhe Mario Prelleshi

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka ashpërsuar akuzën për autorin e vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, 14-vjeçarit Martin Cani. Tashmë ndaj Mario Prelleshit është ngritur akuza e "vrasjes në rrethana cilësuese". Kjo vepër penale, dënohet me burgim jo më pak se 20 vjet ose me burgim të përjetshëm. Por nuk dihet nëse i njëjti dënim do të aplikohet edhe për Prelleshin, i cili është i mitur.

Gjithashtu ndaj të miturit rëndon edhe "akuza e mbajtje pa leje të armëve të ftohta", pasi Canin e qëlloi për vdekje me një thikë ushtarake, të cilët pretendon se e kishte fshehur pranë ambienteve të shkollës.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB