Aktualitet

Në anën tjetër të Tiranës protestohet për Martin Canin, tek "Qytet Studeti" plagoset me thikë një 20-vjeçar

Nga të dhënat e para është mësuar se i plagosuri ka mbetur studenti 20-vjeçar Aron Demiraj.

k.m.
Në anën tjetër të Tiranës protestohet për Martin
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Teksa në kahun tjetër të Tiranës po protestohej për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, tek "Qytet Studenti" ka ndodhur një plagosje me thikë. Nga të dhënat e para është mësuar se i plagosuri ka mbetur studenti 20-vjeçar Aron Demiraj. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital për shkak se ka marrë plagë në brinjë, qafë dhe shpatull. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, por tashmë ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. 

Sipas informacioneve të para, mësohet se zanafilla e konfliktit ishte krejt banale: Përse me bllokove rrugën, përse më sheh shtrembër?

Kështu, fillimisht të dy kanë debatuar me tone të ashpra dhe më pas janë përleshur fizikisht. Në përplasje e sipër, autori e ka plagosur me thikë 20-vjeçarin. Më pas, është larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes, por është kapur vetëm 30 minuta më vonë.

Tiranë/Informacion paraprak

- Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën "Sotir Kolea", gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i plagosjes është Ajdin Ajvazi, i cili është shpallur në kërkim nga ana e uniformave blu./ZËRI

Poll

MOS HUMB