Aktualitet

PREKËSE! Nëna e Martin Canit dërgon mesazh në protestë: Na la një boshllëk që s’mbushet kurrë...

Fillimisht, ajo tregon për dhimbjen që po kalon për humbjen e të birit, e më pas falenderon të gjithë ata që e mbështetën në këto momente të vështira.

k.m.
PREKËSE! Nëna e Martin Canit dërgon mesazh në protestë:
Martin Cani

TIRANË- Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij ka dërguar një mesazh që është lexuar në protestën e organizuar para Ministrisë së Arsimit. Fillimisht, ajo tregon për dhimbjen që po kalon për humbjen e të birit, e më pas falenderon të gjithë ata që e mbështetën në këto momente të vështira.

“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ia morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani,”-shkruan nëna e 14-vjeçarit që u vra në ambientet e shkollës.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB