Aktualitet

Protesta për vrasjen e Martin Canit/ Qytetarja me lot në sy: Çon fëmijën në shkollë dhe të vjen në arkivol

Në fjalën e saj, ajo kërkoi dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. 

k.m.
Protesta për vrasjen e Martin Canit/ Qytetarja me lot në sy:
Protestuesja

TIRANË- Një nga qytetaret që morën pjesë në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit, nuk i ka përmbajtur dot lotët. Në fjalën e saj, ajo kërkoi dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. 

"Me këtë pushtet që kemi nuk ka ndërgjegjësim kurrë! Do ishte mirë të ngrihej e gjithë Shqipëria, brenda 20 ditëve kemi 7 vrasje. Është tmerr, por fëmija...*qan! Ti e çon fëmijën në shkollë dhe të vjen në arkivol. Këtu ministrja duhet që të japë menjëherë dorëheqjen. Më e turpshmja, deputeti kërkoi 1 minutë heshtje, ato zgërdhiheshin bashkë. Ato nuk janë zonja, nuk janë nëna, i ka mbytur pushteti dhe leku!,"-tha protestuesja.

MOMENTI ME VIDEO: 

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB