Aktualitet

Protesta për Martin Canin/ Shoqja përlotet në tubim: E pabesueshme! Shkolla nuk kontrollon...

E mitura theksoi se të miturit dhe adoleshentët nuk kanë vëmendjen dhe kujdesin e nevojoshëm nga mësuesit në shkolla.

k.m.
Protesta për Martin Canin/ Shoqja përlotet në tubim: E
Shoqja e Martin Canit

TIRANË- Në protestën e sotme të organizuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ishte e pranishme dhe mikesha e të ndjerit. Për kamerat e "OraNews", e mitura me lot në sy foli për shokun e saj që tashmë nuk jeton më. Por theksoi se të miturit dhe adoleshentët nuk kanë vëmendjen dhe kujdesin e nevojoshëm nga mësuesit në shkolla. Po ashtu, dërgoi edhe një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj. 

"Shkolla nuk kontrollon dhe nuk merret më me nxënësit...E kam pasur shok Martinin. Martini ishte një shok shumë i mirë, nuk ishte tip sherresh, nuk merrej e gjëra të këqija, luante shumë mirë futboll dhe ishte nxënës shumë i mirë. Vetëm për një të parë ndodhi e gjithë kjo? E pabesueshme. Që të vrasësh dikë nuk të bën më të fortë, por tregon se nuk je mirë psikologjikisht fare!,"-tha e mitura. 

RRËFIMI ME VIDEO:

 

Poll

MOS HUMB