
Pamje nga Puka
PUKA- Moti i keq që ka pushtuar vendin ka shkaktuar problemet e para në rrethin e pukës. Reshjet e shiut dhe era e fortë ka dëmtuar çatinë e spitalit të Pukës. Për shkak të dëmtimeve të çatisë, pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë kanë dalë jashtë funksionit. Por, fatmirësisht deri më tani nuk raportohet se ka persona të lënduar.
Shirat kanë shkaktuar edhe rrëshqitje inertesh duke bllokuar disa akse rurale të zonës, ndërkohë që problem është edhe mungesa e energjisë elektrike. Banorët e zonës janë në terr prej më shumë se një dite./ZËRI
Poll