Aktualitet

Shtrëngata dhe stuhi! AKMC thirrje institucioneve: Merrni masa! Kontrolloni hidrovorët, skuadrat në terren!

Kjo pasi priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

k.m.
Shtrëngata dhe stuhi! AKMC thirrje institucioneve: Merrni masa! Kontrolloni
Foto ilustruese

TIRANË- Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i qarkullimit ciklonar shoqëruar me masa ajrore të lagështa. Moti parashikohet me alternime vranësirash në orët e para të ditës dhe pas mesditës mot me kthjellime.

Nga ana tjetër, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile. AKMC kërkon inspektimin e hidrovoreve, rezervuarëve, nivelit të lumenjëve, etj. Kjo pasi priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

HARTA LIVE:

Në qarqet Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. IGJEUM njofton nga ana tjetër se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Vlorë.

Temperaturat pritet të variojnë 8 / 18 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 7 / 18 °C; në vendet malore: 2 / 13 °C. Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

Për të përballuar të gjitha të papriturat e motit, AKMC u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë./ZËRI

Poll

MOS HUMB