Aktualitet

“Sa bosh duket klasa pa ty”, shokët vendosin lule të bardha në bankën e Martinit: Në zemrat tona gjithë jetën!

Shokët e tij të klasës kanë vendosur lule të bardha në bankën ku ai ulej, ku dhe janë shprehur se ja ndjejnë mungesën.

I.F
“Sa bosh duket klasa pa ty”, shokët vendosin lule të
Martin Cani

TIRANË- Shokët e klasës të Martin Canit në shkollën 9-vjeçare të “Fan Nolit” janë në zi! Shokët e tij të klasës kanë vendosur lule të bardha në bankën ku ai ulej, ku dhe janë shprehur se ja ndjejnë mungesën.

“Sa bosh duket klasa pa ty, në zemrat tona do të jesh gjithë jetën”, shkruajnë shokët e tij.

“Sa bosh duket klasa pa ty”, shokët vendosin lule të

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ka ndodhur dy ditë më parë. Të rinjtë ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr. Viktima, Cani kishte kërkuar ndihmë nga shoku i tij, Luis Meçe, i cili nga një shkollë tjetër kishte shkuar tek "Fan Noli". Kështu mes të treve nisi një konflikt që përfundoi me përdorimin e thikës. Tashmë, për ngjarjen, nesër në orën 11.00 është parashikuar një protestë që do të nisë nga shkolla "Fan Noli" dhe do të përfundojë tek Ministria e Arsimit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB