Aktualitet

14-vjeçari që u vra me thikë tek “Fan Noli”, ishte lojtar i Klubit të Dinamos, skuadra: Ngushëllime familjes!

Tirana u trondit sot nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”

I.F
14-vjeçari që u vra me thikë tek “Fan Noli”, ishte
Viktima Martin Cani

TIRANË- Klubi i Dinamos ku luante 14-vjeçari Martin Cani që u vra ditën e sotme me thikë nga bashkëmoshatarët e tij në shkollën "Fan Noli", ka publikuar foton e të miturit dhe i ka shprehur ngushëllimë familjes.

“Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin”, thuhet në postim.

Tirana u trondit sot nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta u vra me thikë një nxënës 14-vjeçar dhe u plagos një tjetër. Viktima u qëllua 6 herë në bark, fyt dhe në zemër me thikë, plagë këto të cilat ishin fatale për të. Mësohet se në konflikt u përfshinë 7 të mitur, të cilët disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë rreth ngjarjes.

Po ashtu edhe autori i dyshuar, është plagosur në krahë dhe po merr ndihmë mjekësorë në një spital privat. Gjithashtu për këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, ku bëri thirrje që të zbardhet menjëherë. Ndërsa, në njoftimin zyrtar Policia tha se ngjarja ndodhi 200-300 metra larg instuticionit arsimor. Por sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi në ambientete e shkollës.

Shkaku nuk dihet ende në mënyrë zyrtare, flitet për një konflikt të nisur nga rrjetet sociale, për shkak të problematikave mes të miturve. Po ashtu mësohet se ka pasur një mungesë të policit në derën e shkollës, pas mbarimit të mësimit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB