Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatarit, protestë të enjten para Ministrisë

Për vrasjen e të miturit nga bashkëmoshatari i tij është vendosur që më 21 nëntor të mbahet një protestë. Në tubim janë thirrur prindër, mësues dhe qytetarë që do të nisin marshimin nga shkolla “Fan Noli”.

k.m.
Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatarit, protestë të
Martin Cani

TIRANË- Vrasja tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë ka tronditur opinionin publik duke shkaktuar kështu edhe reagime të shumta që duket se nuk do të mbeten në rrjetet sociale. Për vrasjen e të miturit nga bashkëmoshatari i tij është vendosur që më 21 nëntor të mbahet një protestë. Në tubim janë thirrur prindër, mësues dhe qytetarë që do të nisin marshimin nga shkolla “Fan Noli”. Më pas, do të shkojnë drejt Ministrisë së Arsimit. Para institucioneve do të kërkohet mbajtja e përgjegjësisë dhe masa më të rrepta për të parandaluar dhunën në shkolla.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ka ndodhur pasditen e djeshme. Të rinjtë ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr. Viktima,  Cani kishte kërkuar ndihmë nga shoku i tij, Luis Meçe, i cili nga një shkollë tjetër kishte shkuar tek "Fan Noli". Kështu mes të treve nisi një konflikt që përfundoi me përdorimin e thikës. Sesi e kanë gjetur, fshehur ose futur brenda ambienteve të shkollës, kjo ende nuk është e qartë. Motivet për vrasjen mendohet se janë disa, nga përplasjet në rrjetet sociale tek ato për një vajzë, por me rëndësi është një jetë fëmijë humbi, kur mund të ishte paralajmëruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB