Aktualitet

Protesta për Martin Canin/ Qytetarët hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe, si simbol për gjakun e 14-vjeçarit të vrarë në rrugën para godinës së Ministrisë.

k.m.
Protesta për Martin Canin/ Qytetarët hedhin bojë të kuqe
Pamje nga protesta

TIRANË- Qytetarët në tubimin për vrasjen e Martin Canit kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe, si simbol për gjakun e 14-vjeçarit të vrarë në rrugën para godinës së Ministrisë. Me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe marrje të masave shtesë për të rritur sigurinë në shkolla.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB