Aktualitet

Ishte në protestë, por nuk e përballoi dot, tezes së Martin Canit i bie të fikët

Menjëherë nga protestuesit e tjerë u kërkua një ambulancë, e cila e dërgoi në spital për të marrë ndihmën e bluzave të bardha.

k.m.
Ishte në protestë, por nuk e përballoi dot, tezes së Martin
Tezja e Martin Canit

TIRANË- Tezja e Martin Canit ka folur mes lotësh në protestën e organizuar për vrasjen e nipit të saj. Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, ajo ka bërë thirrje për drejtësi. Por më pas, për shkak të dhimbjes ka humbur ndjenjat në mes të rrugës. Menjëherë nga protestuesit e tjerë u kërkua një ambulancë, e cila e dërgoi në spital për të marrë ndihmën e bluzave të bardha.

“Dua drejtësi, vetëm drejtësi dua! Drejtësia të shkojë në vend. E gjithë Shqipëria ka mbajt zi për nipin tim. E gjithë bota jo shqipëria. Drejtësi duam. Vetëm drejtësi. Mua s'më gjen asgjë. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë,”- tha ajo për aq sa mundi të fliste para kamerave.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB