
DURRËS- Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga zhdukja për disa orë e kontenierit me bananet e ‘Banaking’ nga porti i Durrësit, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë sqarim nëse është duke u hetuar në lidhje me dyshimet për trafikun e kokainës.
Edhe pse 4 persona janë vënë në prangat e policisë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, asnjëri pre tyre nuk ka ndihmuar në zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa po hetohen për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe të mashtrimit kompjuterik.
Duke iu referuar dosjes hetimore që ka siguruar Syri.tv, shtohen dyshimet se kemi të bëjmë me një rast të trafikut të drogës, që është realizuar nën sytë e policisë, dhe të kompanisë që ka në përgjegjësi terminalin e trageteve brenda portit të Durrësit.
Nga katër personazhet e arrestuar deri më tani vetëm për “shpërdorim detyre”, rolin më të rëndësishëm duket se e ka pasur punonjësi i Policisë, Adelion Vila. Ai jo vetëm ka lejuar marrjen e kontenierit nga porti pa kryer asnjë procedurë, por edhe e ka shoqëruar mjetin që transporti ngarkesën deri në destinacionin final, në një parking të quajtur “Koromani”, në Shkozet.
Sipas dosjes hetimore, efektivi Vila ka ndjekur kamionin me mjetin e tij, një Benz me ngjyrë gri ndërkohë që, nën shoqërinë e kamionit ka qenë edhe një mjet tjetër, një Xhip me ngjyrë të kuqe, me persona ende të paidentifikuar. Pasi kamioni me kontenier ka mbërritur në parkimin në Shkozet, një person tjetër, drejtues i një mjeti pirun, është pajtuar për të zbritur ngarkesën me banane.
Më pas, efektivi Vila dhe personat e paidentifikuar kanë nisur shkarkimin e ngarkesës. Dy orë më pas, kamioni me kontenerin ka hyrë sërish në Port, gjithnjë nën shoqërinë e punonjësit të Policisë, Adelion Vila.
Grupi hetimor ka zbuluar se nga kontenieri me banane janë zbritur disa objekte dhe sende, ta panjohura deri më tani. Prokuroria e Durrësit, deri më tani ka ngritur akuzën e “kontrabandës” për shoferin e kamionit, të identifikuar vetëm më inicialet D.H. i cili është shpallur në kërkim.
Po ashtu, është ngritur akuza e “shpërdorimit të detyrës” për punonjësin e Policisë, Adelion Vila, si edhe për Denis Muçaj, Egnis Gojani dhe Alketa Kollçaku, të tre punonjës të shoqërisë koncesionare të terminalit të kontenierëve, “Mariner Adriatic”.
-
I PAPREKSHMI (Bana)King of COCAINE
21 Dhjetor, 13:58 -
-
Prej disa ditësh ZËRI ka ngritur një seri pikëpyetjes se si ky rast flagrant mund të ndodhë në portin më të madh të vendit, ku janë instaluar agjensitë më të rëndësishme ligjzbatuese, të cilat duket se ulin radarët përballë kompanisë ‘Banaking’, që në fakt këtë të 8 Dhjetorit nuk e ka skandalin e parë.
/ZËRI