Aktualitet

Çmenduri në Fier / 38-vjeçari merr peng të renë dhe tenton ta përdhunojë

Viraldo Dervishi ka marrë peng në makinë një 27-vjeçare, e ka dërguar në banesë dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të, pa dëshirën e saj.

D.XH
Çmenduri në Fier / 38-vjeçari merr peng të renë dhe
Policia

FIER – Policia në Fier lajmëron se ka arrestuar shtetasin Viraldo Dervishi, 38 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka marrë në makinë dhe ka dërguar në shtëpi, pa dëshirën e saj një shtetase 27 vjeçe.

Dervishi ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të renë. Gjatë kësaj kohe, 38-vjeçari ka dhunuar edhe nënën, pasi kjo e fundit ka ndërhyrë, në mënyrë që të largojë nga banesa 27-vjeçaren.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 38 vjeç, banues në Grizë, Patos.

Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.”- njofton policia.

Viraldo Dervishi akuzohet për 4 vepra penale. Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB